Njoftim
Njoftohen të gjithë të interesuarit se sipas Udhëzimit Nr.18, datë 16.08.2017 të Ministrit te Arsimit dhe Sportit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.15, datë 16.08.2017 për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter professional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e Arsimit të Lartë, në vitin akademik 2017-2018”, janë përcaktuar afatet e aplikimit, procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve Bachelor për vitin akademik 2017-2018, sipas kategorive:
1. Kandidatët në një program të dytë studimi (afati i aplikimit 7-19 shtator);
2. Kandidatët për transferim studimesh (afati i aplikimit 7-19 shtator);
3. Kandidatët nga Republika e Kosovës e kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci (afati i aplikimit 21-26 gusht);
4. Kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar (afati i aplikimit 21-26 gusht);
5. Kandidatët me statusin e jetimit (afati i aplikimit 21-26 gusht);
6. Kandidatët e komunitetit Romë dhe Egjiptian (afati i aplikimit 21-26 gusht);
Bashkengjitur do të gjeni edhe udhëzimin përkates. Për me shumë informacion paraqituni pranë sekretarisë mësimore cdo ditë nga ora 09.00-14.00.
Suksese !

 

Leave a Reply