Njoftim për studentët që përfitojnë nga përjashtimi i tarifës së shkollimit

Njoftohen te gjithe studentet qe perfitojne nga perjashtimi i tarifes se shkollimit te paraqesin dokumentat prane zyres se Finances ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja deri ne daten 10.03.2017. Bashkengjitur do te gjeni dhe Listen e dokumentave që duhet të paraqesin studentët pranë Zyrës së Financës gjithashtu dhe listen e kategorive qe perjashtohen.

Në zbatim të VKM-së Nr. 699 datë 22.10.2014, pika 1 dhe 2, të VKM-së Nr. 866, datë 23.10.2015, për Ciklin e Parë dhe të Dytë të studimeve me kohë të plotë, pika 4, të Urdhrit të Përbashkët të MAS- it dhe Ministrisë së Financave Nr. 431 datë 24.10.2013, për Ciklin e Parë kohë e pjesshme dhe Shkresës së MAS-it Nr. 1376 datë 10.02.2017, studentët e vitit të dytë dhe të tretë Bachelor dhe studentët e vitit të dytë Master Shkencor, që u përkasin shtresave sociale të mëposhtme duhet të paraqesin këto dokumenta që të mos kryejnë pagesën e Tarifës së Shkollimit për Ciklin e Parë ose të paguajnë ½ e Tarifës për Ciklin e Dytë. Afati i dorëzimit të dokumentave është deri në datën 10.03.2017.

Dokumentacioni i nevojshem per vitin akademik 2016-2017

Shkresa IAL-perjashtim nga pagesa e tarifa shkollimit

Leave a Reply