SHPËRNDARJE BURSASH PËR STUDENTË TË DALLUAR TË GJUHËS GREKE

Për të dytin vit rradhazi, zyra e avokatisë në Shqipëri, Egna Law Firm, me qendër në Athinë dhe seli në kryeqytete të ndryshme të Ballkanit si Prishtinë, Shkup, Sofje e Bukuresht mundëson bursa për studentë të dalluar të gjuhës greke të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (FGJH).

Një bashkëpunim i frytshëm dhe i qendrueshëm midis Dekanatit të FGJH-së (Departamentit të Sllave dhe Ballkanike) dhe përfaqësisë së zyrës së Egna Law Firm.

Ceremonia u organizua në datë 20 nëntor 2017 në mjediset e FGJH-së, në sallën “Evropa”.

Të pranishëm ishin zv. Dekania e FGJH-së, znj. Rudina Vrioni, shefja e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, znj. Sofia Delijorgji, zv. Ambasadori i Republikës së Greqisë në Shqipëri, z. Grigorios Delavekouras (këshilltar i parë i Ambasadës në Tiranë), përfaqësuesi i Egna Law Firm, z. Efthymion Navridis, pedagogë e studentë të ndryshëm.

Me këtë rast, FGJH-ja i dorëzoi z. Efthymion Navridis “Diplomën e Mirënjohjes 2017” për kontribut të veçantë dhe mbështetje të studentëve të gjuhës greke.

Bashkengjitur do te gjeni edhe disa foto.

Leave a Reply