Ambasada e Greqisë, 4 bursa për studentët më të mirë të gjuhës greke.

Në datë 12.12.2017 në mjediset e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja u organizua një takim me rastin e dhënies së 4 bursave për studentët më të mirë të degës së greqishtes.E pranishme në këtë takim ishte vetë ambasadorja e Republikës së Greqisë në Tiranë, Shkëlqesia e Saj Eleni Surani, dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof.dr. Artur Sula, pedagogë e studentë të gjuhës greke si edhe pwrfaqësues nga Ambasada e Greqisë në Tiranë.Me këtë rast, dekani, Prof.dr. Artur Sula, i akordoi Ambasadores Surani Diplomën e Mirënjohjes së FGJH-së për kontributin dhe humanizmin në mbështjetje të studentëve dhe stafit tonë.Gjatë takimit u diskutua rreth degës së gjuhës greke, për ngritjen e nivelit të mësimdhënies dhe bashkëpunimet në vazhdim.


Bashkëngjitur do të gjeni dhe disa foto

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply