“Dialog me ROSA MONTERO”
Fituese e Çmimit Kombëtartë Letërsisë 2017  Spanjë

Në date 08.12.2017 në mjediset e auditorit “Evropa” u zhvillua aktiviteti me temë “Dialog me ROSA MONTERO”. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Spanjës dhe Shkëlqesësisë së Tij, Ambasadorit z. Vicente Canelles Montero, me mbështetjen e plotë të Dekanit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Artur Sula si dhe nën ideimin e Përgjegjësit të Departamentit të gjuhës spanjolle Dr. Serxho Rama.

E ftuara e nderit ishte znj. Rosa Montero, një ndër zërat femërorë më të famshëm në Spanjën e ditëve tona, e njohur dhe e vlerësuar si publiciste pranë gazetës prestigjoze “El Pais” me krye-artikuj të shumtë. Rreth 2000 intervista të kryera me personazhe të famshëm nga mbarë bota si Indira Gandhi, Jaser Arafat, Presidenti Nikson, Mario Vargas Llosa, Paul Mc Cartney etj. mbajnë firmën e Rosa Monteros, aa harruar të përmendim veprën e saj letrare me rreth 60 libra të shkruar për të rritur e fëmijë, vlerësuar me çmimin kombëtar të letërsisë në Spanjë për vitin 2017.

http://www.rosamontero.es/biografia-rosa-montero.html

Leave a Reply