Dita e Kujtesës – Leksion mbi Primo Levi-n

Në kuadrin e Ditës ndërkombëtare së Kujtesës, më dt 23.01.2018, në sallën “Europa”, prof.Giovanni Tesio, i Universitetit Oriental të Piemontes, mbajti një leksion të hapur të titulluar “Primo Levi – gjithmonë diçka për t’u rrëfyer” me studentë e pedagogë e Departamentit të gjuhës italiane.

 Aktiviteti u organizua nga Departamenti i Gjuhës Italiane i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës.

 Prof. Tesio, filolog, kritik letrar dhe studiues i gjuhës italiane, është një nga studiuesit më në zë të Primo Levi-t (një nga shkrimtarët më të spikatur italianë të shekullit të shkuar dhe dëshmitar i mizorive të kampeve të përqendrimit të ngritura nga nazistët gjatë Luftës së II Botërore).

 Me këtë rast u prezantuar edhe përkthimi në gjuhën shqipe i librit “Armëpushimi” (“La tregua”) të Levi-t.

Leave a Reply