Ekskursion kulturor në qytetin e Selanikut

Në datat 8-10 shkurt 2018, studentët dhe pedagogët e Degës së Gjuhës Greke zhvilluan një ekskursion kulturor në qytetin e Selanikut, të mundësuar nga Ambasada Greke në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, u realizuan takime dhe vizita në Universitetin “Aristoteleio”, Dega Filologji, ku u pritën nga Zëvendës Përgjegjësja e Sektorit të Studimeve Mesjetare dhe Studimeve të Reja Greke, znj.Aikaterini Tiktopoulou si edhe nga z. Dhori Qirjazi, pedagog në Sektorin e Gjuhësisë, me të cilët patën biseda dhe diskutime të ndryshme për bashkëpunime në të ardhmen.

Gjithashtu, studentët dhe pedagogët zhvilluan një vizitë në Institutin e Studimeve Moderne Greke “Manolis Triandafyllidis”, ku u njohën më nga afër me veprimtaritë dhe botimet më të fundit të këtij instituti. Dy vizita shumë mbresëlënëse për të gjithë, ishin edhe vizitat në Muzeun Bizantin dhe Muzeun Arkeologjik të qytetit.

Takimi me përfaqësues të Bashkisë së Selanikut, njohja më nga afër me zhvillimet dhe politikat më të fundit që ndiqen për promovimin e qytetit, por edhe diskutimi i bashkëpunimit në të ardhmen, krijuan një atmosferë shumë të këndshme për të gjithë. Gjatë rrugës së kthimit për një Tiranë, studentët dhe pedagogët patën një ndalesë në qytetin Vergina, ku ndodhen Varret Mbretërore të Filipit të II, si edhe në qytetin e bukur të Kastorias.

 

Leave a Reply