TAKIMI ME POETIN E MIRENJOHUR AMERIKAN CRAIG CZURY 
Në kuadrin e veprimtarive të Departamentit të Anglishtes, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ditën e enjte, datë 10.05.2018, ora 15.00, studentët e të dy cikleve të studimit dhe pedagogët e Departamentit të Anglishtes patën kënaqësinë të ishin pjesëmarrës në një takim me poetin e mirënjohur  të mirënjohur amerikan Craig Czury, anëtar i PEN America, të organizuar në bashkëpunim me Albanian PEN Centre, Qendër e PEN International. 
Të pranishmit u njohën me tekniken “fusion” të shkrimit të poezisë, duke ndare krijimet e tyre me poetin dhe duke shkembyer përvoja dhe ide. 
Leximi i poezive nga vetë poeti, “loja” me vargjet e studentëve, teknikat krijuese dhe mësimdhënëse të poezisë, bashkëbisedimi i ngrohtë, e bënë pasditen e së enjtes tejet interesante për Departamentin e Anglishtes dhe studentët tanë.

Leave a Reply