TAKIM HISTORIK I NJË PËRFAQËSIE TË FAKULTETIT TË GJUHËVE TË HUAJA NË FAKULTETIN E FILOLOGJISË TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Me ftesë të dekanes së Fakultetit Filologjik (Universiteti i Prishtinës), Prof. Lindita Rugova, një përfaqësi e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja e kryesuar nga dekani, Prof. Artur Sula, në datë 2 tetor 2018, u organizua në mjediset e Fakultetit Filologjik një takim – i pari në llojin e vet – për të vendosur bazat e një bashkëpunimi afatgjatë midis dy fakulteteve.

Të pranishëm ishin zv. dekanët e të dy fakulteteve, përgjegjësit respektivë të departamenteve dhe administratorët.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt e miqësore duke nënvizuar nevojën e një bashkëpunimi institucional që deri më tani nuk ka qenë i mundur.

U shkëmbyen ide rreth marrëdhënieve midis instirtucioneve tona si në fushën e mësimdhënies, ashtu dhe në atë akademike, përvojave dhe traditave respektive.

Gjithashtu u vendosën piketa të bashkëpuhet në lidhje me revistat shkencore të të dyja institucioneve tona, si dhe për projekte të përbashkëta në fushën e mësimdhënies, në organizimin e konferencave të përbashkëta, në fushën e të botimeve dhe jo vetem.

Ky takim do të pasohet në një të ardhme të afërt nga një Memorandum bashkëpunimi midis Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit të Filologjisë që do të mundësojë konkretizimin institucional të ideve dhe projekteve tona në të mirë të punës sonë të përbashkët.

 

Leave a Reply