Konferencën me pjesëmarrjen e Prof. Massimo PRADA-s
Në kuadër të Javës së 18-të të Gjuhës italiane në botë, nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës së Italiasë
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë organizojnë
Datë 31 tetor 2018, Ora 09:30, Salla Evropa
Konferencën me pjesëmarrjen e Prof. Massimo PRADA-s (profesor i Gjuhësisë dhe Filologjisë italiane në Universitetin e Studimeve të Milanos si edhe Drejtues i Qendrës Universitare për promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane C. e G. Feltrinelli të Universitetit të Milanos), i cili do të mbajë ligjëratën:
RISI LEKSIKORE NË ITALISHTEN BASHKËKOHORE. HULUMTIME NËPËRMJET MEDIAVE TË REJA DHE NË VEÇANTI NËPËRMJET “SOCIAL MEDIA-VE”
Konferenca do të analizojë karakteristikat kryesore të gjuhës së përdorur në mjetet e komunikimit përmes teknikës: SMS-ve, mesazheve të menjëhershme, postës elektronike, wiki-ve, blogjeve dhe mediave sociale (Facebook e Twitter), duke u nisur nga pyetje si:“Deri në ç’pikë një mesazh i postës elektronike mund të krahasohet me një letër tradicionale? Cilave nevoja u përgjigjen mesazhet në celular? Cilave media sociale? A është Twitter-i i ndryshëm nga Facebook-u? Po Web 2.0 a është vërtet kaq inovativ sa thuhet?”

Leave a Reply