Njoftim mbi zhvillimin e konferencës “Sigurimi i cilësisë së mësimdhënies për përçimin e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj . Mundësitë –Kufizimet – Përvojat”

Shoqata e mësuesve të gjuhës gjermane në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Gjermane organizon në datën 1 nëntor 2018 në ambjentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, një konferencë njëditore për mësuesit e gjuhës gjermane dhe studentët e masterit shkencor, dega mësuesi me temë:

“Sigurimi i cilësisë së mësimdhënies për përçimin e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj . Mundësitë –Kufizimet – Përvojat”

Në këtë konferencë do të ketë referentë nga Univeristeti i Humboldit në Berlin të Gjermanisë, pdagogë të shkencave të edukimit dhe përfaqësues të shtëpive botuese në Gjermani. Gjatë këtij aktiviteti mësimdhënësit e gjuhës gjermane do të kenë mundësinë e e marrjes së impulseve dhe ideve të reja, si dhe shkëmbimit të mendimeve.

Bashkengjitur do te gjeni dhe posterin per kete konference.

Leave a Reply