NJOFTIM !

Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie, për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020, në Universitetin Karamano?lu Mehmetbey.
Studentët e nivelit bachelor/ master dhe stafi akademik nga Universiteti i Tiranës kanë mundësinë të aplikojnë në Universitetin Karamano?lu Mehmetbey në Turqi për bursa shkëmbimi.
http://kmu.edu.tr
Kushtet e aplikimit për studentët:
? Studentët që aplikojnë për periudhë shkëmbimi në Universitetin Karamano?lu Mehmetbey:
– Të jenë të regjistruar në Universitetin e Tiranës në programin bachelor/master.
– Të kenë një mesatare (GMA) së paku 2,5 në një shkallë me katër pikë.
– Studentët duhet të kenë një certifikatë të gjuhës turke ose angleze në varësi të programit të tyre të studimit.
Fushat e shkëmbimit:
– Filozofi;
– Inxhinieri Kompjuterike;
– Gjuhë Turke dhe Literaturë;
– Matematikë;
– Ekonomiks;
– Administrim Biznesi;
– Sociologji;
– Histori;
– Kimi ushqimore;
– Fizikë;
– Biologji;
– Gjuhë e Huaj;
– Mësimdhënie.
Kohëzgjatja:
– Studentë (5 muaj);
– Staf akademik për mësimdhënie (1 deri në 3 javë).
Dokumentacioni për aplikim për studentët:
– Candidate Student Application Form:
http://www.unitir.edu.al/…/Candidate_student_application_fo… ;
– Listë Notash;
– Certifikata e Gjuhës.
Kompensimi financiar për studentët dhe stafin:
– Bursa për studentët është 1200 TL (Turkish Lira) për çdo muaj. Studentët e paguajnë pagesën e shkollimit në universitetin e vendit të tyre, pra ku ata janë regjistruar dhe nuk paguajnë asnjë pagesë tjetër shkollimi në universitetin pritës.
– Kostot e udhëtimit dhe akomodimit për studentët mbulohen nga vetë aplikantët.
– Bursa për stafin akademik është 40-50TL në ditë (në varësi të titullit akademik);
– Kostot e udhëtimit për stafin janë deri në 3000TL. (akomodimi mbulohet nga vetë aplikanti)
Dokumentacioni për aplikim për stafin akademik:
– Application Form, të cilin mund ta shkarkoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Incoming_Academic_Staff_Candidat…
– Cv + lista e publikimeve, sipas linkut:
http://www.unitir.edu.al/images/CV_for_academic_staff.doc
– Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;
Afati i aplikimit: 04 Mars 2019
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës si edhe të skanuara përmes adresës iro@unitir.edu.al.

Leave a Reply