Njoftim !

Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie, për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020, në Universitetin e Trakya.
Në kuadër të programit Mevlana Exchange është hapur thirrja për aplikim për bursa shkëmbimi për vitin akademik 2019-2020. Mevlana Exchange Programme është një program i cili mundëson shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Trakya.
Studentët e nivelit bachelor dhe stafi akademik nga Universiteti i Tiranës kanë mundësinë të aplikojnë në Universitetin e Trakya-s në Turqi për bursa shkëmbimi.
Kushtet e aplikimit për studentët:
? Studentët që aplikojnë për periudhë shkëmbimi në Universitetin e Trakya:
– Të jenë të regjistruar në Universitetin e Tiranës në programin bachelor.
– Të kenë një mesatare (GMA) së paku 2,5 në një shkallë me katër pikë.
– Të njohin gjuhën e mësimdhënies së departamentit në Universitetin e Trakya. Kini kujdes:
Gjuha e mësimdhënies në Universitetin e Trakya për pjesën më të madhe të lëndëve është Turqishtja. Për departamentin e Anglishtes gjuha e mësimdhënies është anglishtja; për departamentin e gjuhës gjermane lëndet zhvillohen në gjermanisht.
– Studentët duhet të kenë një certifikatë të gjuhës turke, angleze apo gjermane në varësi të programit të tyre të studimit.
Dokumentacioni për aplikim për studentët:
Dokumentat e nevojshme për aplikim mund të shkarkohen në seksionin “Candidate Student Application Form” në adresën http://mevlana.trakya.edu.tr/.
Konkretisht dokumentat që duhet të dorëzohen janë:
– Candidate Student Application Form ( https://mevlana.trakya.edu.tr/pages/belgeler );
– Listë Notash;
– Certifikata e Gjuhës.
Kompensimi financiar për studentët:
– Bursa për studentët është 1200 TL (Turkish Lira) për çdo muaj. 80% e sasisë së bursës paguhet çdo muaj. Për pjesën tjetër të mbetur të bursës, do të merret në konsideratë niveli i suksesit të studentit në fund të shkëmbimit.
– Studentët e paguajnë pagesën e shkollimit në universitetin e vendit të tyre, pra ku ata janë regjistruar dhe nuk paguajnë asnjë pagesë tjetër shkollimi në universitetin pritës.
– Kostot e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga vetë aplikantët.

Kushtet e aplikimit për stafin:
? Stafi akademik i Universitetit të Tiranës:

– Stafi akademik kërkohet që të ketë aftësi të mira të gjuhës. (Gjuha e mësimdhënies në Universitetin e Trakya është Turqishtja, përveç disa departamenteve si ai i Gjuhës Gjermane, Shqipe, Angleze, Greke, Boshnjake).
– Dokumentacioni për aplikim përfshin dokumentin Instructor Mobility Program, të cilin mund ta shkarkoni në adresën https://mevlana.trakya.edu.tr/pages/belgeler .

Afati i aplikimit: 28 Shkurt 2019
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës si edhe të skanuara përmes adresës iro@unitir.edu.al.
Studentët dhe stafi akademik mund të shkarkojnë formularët e aplikimit nga faqja e internetit të Universitetit të Trakya: https://mevlana.trakya.edu.tr/pages/belgeler.
Për më shumë informacion mbi bursat vizitoni http://mevlana.trakya.edu.alose kontaktoni me Zyrën e Programit të Shkëmbimit Mevlana mevlana@trakya.edu.tr.

Leave a Reply