Njoftim!
Mbi vetkandidimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Etikës të UT, përfaqësues të studentëve.
Në zbatim të nenit 43, pika 7 të Statutit të UT-së, dy anëtarë të Këshillit të Etikës të UT-së, do të zgjidhen nga studentët, të cilët do të vetkandidohen dhe përzgjidhen nga Senati Akademik.
Bazuar në nenit 43 pika 7 të Statutit të UT-së, Anëtarët e Këshillit të Etikës, përfaqësues të studentëve, duhet të jenë me notë mesatare mbi 9.
Periudha e vetkandidimit të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Etikës, përfaqësues të studentëve, do të jetë nga data 18-21 Mars 2019, pranë Sekretarisë së Senatit Akademik të UT-së, çdo ditë nga ora 8.00-14.00.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga kandidatët konkurent, përfaqësues të studentëve është si më poshtë:
1. Kërkesë
2. Vërtetim që është student
3. Listë notash

Leave a Reply