Konkursi I Kulturës, Shkencës, Artit, Historisë Dhe Gjuhës Gjermane – 2 Mars 2019 – Fakulteti i Gjuhëve Të Huaja

Konkursi I Kulturës, Shkencës, Artit, Historisë Dhe Gjuhës Gjermane – 2 Mars 2019 – Fakulteti i Gjuhëve Të Huaja 

Në kuadër të objektivave tona, ku njëra prej tyre është promovimi i kulturave të huaja në Shqipëri dhe anasjelltas, Këshilli Rinor i Ballkanit në bashkëpunim me Institutin Goethe në Tiranë organizon Konkursin e Kulturës, Shkencës, Artit Dhe Gjuhës Gjermane në nivel kombëtar.Konkursi do të zhvillohet në Tiranë, në datën 2 Mars 2019, te Fakulteti i Gjuhëve te Huaja, Rruga e Elbasanit, Salla Europa dhe është i hapur për të gjithë shtetasit shqiptarë që janë njohës të gjuhës gjermane. Pasi të aplikoni dhe të njoftoheni nga Këshilli Rinor i Ballkanit për pjesëmarrjen tuaj. Formati i konkursit është i bazuar në formën e një testi, ku do të ketë një numër të caktuar pyetjesh rreth artit, kulturës, shkencës, gjuhës, gjeografisë dhe historisë gjermane . Për më shumë detaje rreth formatit të konkursit, ju do të njoftoheni nëpërmjet emailit. Orari i Aktivitetit është 11:00 – 13:00

Çmimet për 3 fituesit do të jenë si më poshtë :

– Vendi i Parë – 200 Euro
– Vendi i Dytë – 150 Euro
– Vendi i Tretë – 50 Euro

Mosha e Lejuar për të marrë pjesë është nga 16 deri në 55 Vjeç. Pjesëmarrja është pa pagesë. Aplikimet janë të hapura deri në datën 1 Mars 2019 ( Ora 23:59).

Për të aplikuar ju duhet të plotësoni këtë formular: https://goo.gl/JegACL deri në datën 28 Shkurt 2019

Për çdo informacion shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni në [email protected]