Thirrje për projekte për Shoqatat Studentore

Thirrje për projekte për Shoqatat Studentore

Agjencia Universitare e Frankofonisë në Evropën Qendrore dhe Lindore hap thirrjen për projekte që synojnë mbështetjen e shoqatave të studentëve.
AUF inkurajon shoqatat studentore të promovojne gjuhën frenge përmes aktiviteteve tw ndryshme studentore ( konferenca shkencore, konkurse, shkolla verore, festivale etj.

Shoqatat e studentëve pranë institucioneve anëtare të AUF-së në Evropën Qendrore dhe Lindore (https://www.auf.org/membres/)

Shënim: Të gjitha aktivitetet e propozuara në projekte duhet të përfundojnë deri më 1 dhjetor 2019.

Kriteret e përzgjedhjes:
dimensioni frankofone i projektit;
origjinaliteti i projektit;
vizibiliteti i projektit;
koherenca në hartimin e projektit;
aftësia për të përfshirë partnerë dhe sponsore të shumtë.
Dërgimi i projekteve:

Dosjet e përfunduara të projektit – modeli në dispozicion ne linkun me poshtë – duhet të dërgohen në adresen [email protected] para 30 prillit 2019.

Një përgjigje me shkrim do të dërgohet brenda një kohe të arsyeshme që konfirmon vendimin e AUF.

Mbështetja e AUF:

Grantet e dhëna për një projekt mund të shkojnë nga 500 euro në 1,000 euro.

Kontaktoni: [email protected]

Afati: 30 prill 2019
Linku: https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/appel-a-projets-2019-appui-aux-initiatives-etudiantes/