Politikat e Privatësisë

 

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Të gjitha të dhënat e përfshira në faqen web të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, i nënshtrohen ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrotjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur fakuleti mbledh të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

  • Stafin akademik dhe joakademik dhe studentët;
  • Vizitorët në faqen web të fakultetit tonë.

Ne, si kontrollues i të dhënave personale, mbajmë të dhëna personale në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në mjedise të sigurta dhe aksesi në to është i kufizuar.

 

STAFI AKADEMIK DHE JOAKADEMIK

Fakuleti I Gjuheve te Huaja disponon faqen zyrtare të institucionit, www.fgjh.edu.al. Me anë të cilës transmeton dhe mbledh informacione.

Të dhënat e mbledhura nga ana jonë, si kontrollues i të dhënave personale, në lidhje me stafin akademik dhe joakademik, si dhe studentët nuk përdoren për qëllime të tjera, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit.

Grumbullimi i këtyre të dhënave bëhet në funksion të veprimtarisë që ky fakulte  ushtron në përputhje me ligjin nr.80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin Shkencor në institucionet e arsimit te lartë  në Republikën e Shqipërisë”,

Mbledhja dhe përpunimi i këtyre të dhënave nëpërmjet sistemit dixhital të rrjetit universitar bëhet në kuadër të dixhitalizimit të administrimit të bazës së të dhënave që mbahen nga sekretaritë mësimore. Të dhënat për studentët mblidhen edhe për qëllim të informacioneve statistikore që kërkohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

 

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

Fakulteti I Gjuhëve të Huaja, si kontrollues i të dhënave personale, përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë studentëve dhe stafit akademik ose joakademik akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” në bazë të Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

Për të bërë një kërkesë pranë FGJH-së, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve njerëzore dhe Informacionit,  ose të na e dërgoni në adresën: info@fgjh.edu.al.

 

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

Për vizitorët në faqen tone të internetit www.fgjh.edu.al, sistemi mbledh informacione standard, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre online, klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).

Ne, si kontrollues të të dhënave personale e mbledhim këtë informacion në mënyrë të tillë, që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.

Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i lehtë për t’u përdorur, i cili është i mbyllur në serverin tonë dhe indekson vazhdimisht përmbajtjen në faqen tonë. Të gjitha kërkesat e kërkimit trajtohen nga aplikacioni dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë.

 

MASAT PËR SIGURINË E TË DHËNAVE PERSONALE

Ne, si kontrollues të të dhënave personale, marrim masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi. Ambientet, në të cilat do të përpunohen të dhënat personale duhet të mbrohen nga masa organizative, fizike dhe teknike që të parandalojnë aksesin e personave të paautorizuar në mjediset dhe aparaturat me të cilat do të përpunohen të dhënat personale.Pajisjet elektronike për përpunimin e të dhënave dhe informacioneve në strukturat e FGJH-së përdoren vetëm për kryerjen e detyrave të përcaktuara në rregullore. Këto pajisje përdoren vetëm nga punonjës të fakultetit, të trajnuar më parë për përdorimin e tyre.

 

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Nxjerrja ose përhapja e të dhënave nga ana jonë, si kontrollues të të dhënave personale bëhet në përputhje me qëllimin/et për të cilin/at ato janë mbledhur, mbajtur ose përpunuar. Kjo përputhshmëri konsiston në:

  1. Përdorimin e të dhënave vetëm sipas qëllimit/eve për të cilat ato mbahen.
  2. Nxjerrjen apo përhapjen e të dhënave sipas këtij qëllimi ose qëllimeve.
  3. Nxjerrjen apo përhapjen e të dhënave te vetë subjekti i të dhënave apo te subjekte të tjera kontrolluese me pëlqimin e vetë subjektit të të dhënave.

 

NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ne, si kontrollues të të dhënave personale, do të përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt, duke vlerësuar politikat e privatësisë si tepër të rëndësishme përgjatë veprimtarisë që Fakulteti I Gjuheve te Huaja kryen .

 

ANKESA APO PYETJE

Fakulteti I Gjuheve te Huaja, si kontrollues i të dhënave personale, përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër.

 

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

Fakulteti I gjuheve te Huaja, si kontrollues i të dhënave personale, përpunon informacionin me qëllim kryerjen e detyrave të tij ligjore dhe statutore. Kjo mund të përfshijë informacionin sekret për studentët dhe stafin akademik ose joakademik. Stafi I Fakulteti te Gjuheve te Huaja  i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit, i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme.

 

                                             SI TË NA KONTAKTONI

Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën info@fgjh.edu.al.