DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

 

Departamenti i Gjuhës Angleze (ish-katedra e Gjuhës Angleze) është themeluar në shator të vitit 1960 me nismën e Profesor Skender Luarasi, pergjegjësi i saj i parë deri në vitin 1965. Fillimisht programi mësimor synonte kryesisht përgatitjen e mesuesve të ardhshëm të gjuhës angleze dhe gjuhës e letërsisë shqipe për shkollat e mesme dhe tetëvjeçare.

Në vitin 1972, filloi puna për hartimin e programet e rinj mësimorë, si dhe teksteve bazë të shumë lëndëve të reja mesimore, duke mundësuar formësimin jo vetëm si njësi e konsoliduar administrative, por edhe mësimore e shkencore e pavarur. Pedagoget u përqëndruan jo vetëm në fushën e mesimdhënies dhe kualifikimit të mësuesve të anglishtes, por edhe në atë të kualifikimit të tyre të mëtejshëm, sidomos në fushën e mbrojtjes së disertacioneve, përpilimit të fjalorëve të ndryshëm, përkthimeve, etj.

Në mënyrë që të plotesoheshin më mirë kerkesat e kohës, si dhe ato te tregut të punës për specialistë të profilizuar, gjatë periudhës 1997-1998, në vazhdim të përpjekjeve të meparshme, në Departamentin e Anglishtes u realizua për herë të parë zhvillimi i planeve dhe programeve të rinj mësimorë, të cilët parashikonin, krahas përgatitjes së mësueve të gjuhë angleze, edhe futjen e dy profileve te reja, përkatesisht Përkthim e Interpretim dhe Studime Britanike e Amerikane. Si rezultat, prej vitit 1998, Departamenti i Anglishtes ofron tre profile të ndryshme: profilin e mësuesisë, përkthimit dhe interpretimit, si dhe atë të studimeve britanike e amerikane.

Aktualisht Departamenti ka 7 Profesorë, 3 Profesorë të Asociuar, 35 Doktorë të Shkencave, 4 Doktorantë, 1 Master i Shkencave (Studime Postmaster) të cilët, në sajë të formimit dhe kualifikimit të nivelit më të të lartë, krahas mësimdhënies në Departament, janë të përfshirë në veprimtari të ndryshme me natyrë zbatuese në fusha të tilla si përkthimi dhe interpretimi, botime, përgatitja e monografive dhe teksteve mësimore, fjalorëve, konsulencë e natyrave të ndryshme gjuhësore, didaktike e pedagogjike, menaxhimi i projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, etj.

Nga departamenti i Anglishtes janë diplomuar studentë, të cilët janë shquar me kontributin e tyre në fusha të ndryshme dhe të shumëllojshme të veprimtarisë profesionale dhe shoqërore, si në sektorin publik, kryesisht në politikëbërje, përkthim dhe interpretim, gazetari, diplomaci, mësimdhënie në nivele të ndryshme, etj., si dhe atë jopublik, nëpërmjet bizneseve të tyre të suksesshme.

Prej vitit 2005, programet e studimit të ciklit të parë, Bachelor, gjatë dy viteve të para të studimit, janë të organizuara si programe me bërthamë të përbashkët, ndërsa në vitin e tretë studentëve ju krijohet mundësia të përzgjedhin ndërmjet tri drejtimeve, përkatësisht:

  1. Bachelor në Gjuhë Angleze, në të cilin përfshihen lëndë të formimit të përgjithshëm dhe module hyrëse në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze;
  2. Bachelor në Përkthim dhe Interpretim, në të cilin në të cilin përfshihen lëndë të formimit të përgjithshëm dhe module formuese në fushën e përkthimit dhe interpretimit;
  3. Bachelor në Studime Britanike dhe Amerikane, në të cilin përfshihen lëndë të formimit të përgjithshëm dhe module hyrëse në fushën e studimeve kulturore dhe institucionet britanike e amerikane;

Në vitin 2008, në përputhje me ndryshimet e parashikuara në Ligjin e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me departamentet e tjerë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, si dhe departamentet e tjerë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës, Departamenti i Gjuhës Angleze ofron Programet Master i Shkencave, të cilët mirëpresin jo vetëm studentë të FGJH, por edhe të fakulteteve të tjerë brenda dhe jashtë vendit, përkatësisht:

  1. Mësues i Gjuhës Angleze, në të cilin përgatiten mësues të gjuhës angleze për shkollën e mesme;
  2. Përkthim teknik-letrar dhe interpretim, në të cilin përgatiten përkthyes dhe/ose interpret për institucione publike dhe private, ndërmjetësues shumëgjuhësor dhe shumëkulturor në organizma dhe organizata ndërkombëtare, shoqata të huaja dhe vendase,  nëpunës i administratës publike, punonjës në OJF të ndryshme, në strukturat e pushtetit lokal, ndërmjetësues në marrëdhëniet me publikun, shoqërues për grupe turistike brenda dhe jashtë vendit, perkthyes dhe/ose gazetarë për mediat e shkruara dhe elektronik, ndërmjetësues shumëgjuhësorë dhe shumëkulturorë në fyshën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë;
  3. Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik, në të cilin përgatiten ndërmjetësues ndërkulturor në fushën e marrëdhënieve kulturore, në organizata ndërkombëtare, shoqata të huaja dhe vendase, punonjës të administratës publike, në struktura të pushtetit lokal, përkthyes të fushës kulturore, shoqërues për grupe turistike brenda dhe jashtë vendit, menaxherë të agjencive turistike, punonjës në mediat e shkruara dhe elektronike sidomos në fushat kulturore, historike, ndërgjuhësore, etj.

Duke parë interesimin e studentëve dhe kërkesat e tregut të punës, gjatë Vitit Akademik 2017-2018, në Departamentin e Anglishtes është parashikuar hapja e Programit të Masterit Profesional me 60 kredite (kohëzgjatje 1-vjeçare).

Diplomat e marra nga studentët e anglishtes të diplomuar në të tërë ciklet e studimeve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja njihen ne SHBA, Kanada dhe Evropë duke ju krijuar mundësi për studime të mëtejshme dhe/apo punësim, jo vetëm në drejtimet dhe programet e studmit në FGJH, por në një shumëllojshmëri programesh të tjera studimi.

Gjatë viteve Departamenti i Anglishtes ka pasur marrëdhënie bashkëpunimi me Këshillin Britanik, Ambasadën Amerikane, Korpusin e Paqes, universitete të ndryshme në Evropë dhe më tej, duke u përfshirë në projekte të përbashkëta kualifikuese dhe kërkimore-shkencore.

Konferenca 10-te Nderkombetare e Departamentit te Gjuhes Angleze

Ftesa_per_Konferencen_e_Departamentit_te_Anglishtes__12-13.05.2017
abtsraktet_e_gjuhesise_se_bashku
Key-note_speech__William_K.Martin__Some_thoughts_on_Critical_Thinking
Abstraktet_e_komunikimit_te_redaktuara
Abstraktet_Letersi_All
Abstrakt_Mesuesi
Abstrakte_Perkthim
Informacion per Konferencen 10 te Departamentit te Anglishtes, 15.05.2017

GRUPET LENDORE DHE KERKIMORE-SHKENCORE

  1. GJUHESI TEORIKE
  2. GJUHESI E ZBATUAR
  3. STUDIME KULTURORE BRITANIKE
  4. STUDIME KULTURORE AMERIKANE
  5. DIDAKTIKE DHE METODIKE
  6. KOMUNIKIM NDERKULTUROR
  7. PERKTHIM DHE  INTERPRETIM

 

 Programet e lendeve te pedagogeve te Departamentit te Anglishtes, ne nivelin Bachelor dhe Master i Shkencave
Programet, Studime Britanike dhe Amerikane, shqip
Programet, Studime Britanike dhe Amerikane, Anglisht
Programet, Perkthim dhe Interpretim, Shqip
Programet, Perkthim dhe Interpretim, Anglisht
Programet, Gjuhe angeze, shqip
Programet, Gjuhe angeze, anglisht

Programet e lendeve ne Shqip, Master i Shkencave, Perkthim dhe Interpretim
Programet e lendeve ne Anglisht, Master i Shkencave, Perkthim dhe Interpretim
Programet e lendeve ne Shqip, Master i Shkencave, Mesuesi ne Gjuhen Angleze
Programet e lendeve ne Anglisht, Master i Shkencave, Mesuesi ne Gjuhen Angleze
Programet e lendeve ne Shqip, Master i Shkencave, Komunikim nderkulturor
Programet e lendeve ne Anglisht, Master i Shkencave, Komunikim nderkulturor

 

DEPARTAMENTI I ANGLISHTES

PERSONELI AKADEMIK ME KOHE TE PLOTE

 

Nr
Emri Mbiemri
 1. Prof.Dr. Viktor Ristani
 2. Prof.Dr. Daniela Tamo
3. Prof.Dr. Elida Tabaku
4. Prof.Dr. Maks Daiu
5. Prof. Dr. Petraq Buka
6. Prof.Dr. Shpresa Delija
7. Prof.Dr. Shpresa Qatipi
8. Prof.Asoc. Dr. Ukë Buçpapaj
9. Prof. Asoc. Dr. Adriana Dervishaj
10. Prof. Asoc. Dr. Leonard Danglli
11. Dr. Adelina Albrahimi
12. Dr. Albana Shijaku
13. Dr. Albana Lila
14. Dr. Albert Sheqi
15. Dr. Alketa Pema
16. Dr. Daniela Hasa
17. Dr. Elvana Çela
18 Dr. Ergys  Bezhani
19 Dr. Erjon Agolli
20. Dr. Ervin Hoxhaj
21. Dr. Esmeralda Subashi
22. Dr. Etleva Kondi
23. Dr. Fatma Shijaku
24. Dr. Hatixhe Sejdini
25. Dr. Irena Kapo
26. Dr. Iris Klosi
27. Dr. Jonida Petro
28. Dr. Kristina Ajazi
29. Dr. Kristina Sheperi
30. Dr. Leonora Lumezi
31 Dr. Loran Gami
32. Dr. Manjola Nasi
33. Dr. Miranda Veliaj
34. Dr. Ogerta Koruti
35. Dr. Orges Hakani
36. Dr. Pandora Teta
37. Dr. Rovena Vora
38. Dr. Rozana Bela
39. Dr. Rudina Vrioni
40. Dr. Rudina Xhillari
41. Dr. Sidita Hoxhiq
42. Dr. Viola Shaba
43. Dr. Vjollca Tabaku
44. Msc. Anisa Agolli, Doktorante
45. MSc. Anxhela Bardhyli, Doktorante
46 MSc. Blerina Zaimi
47. MSc. Brunilda Kuqi, Doktorante
48. MSc. Ermal Como, Doktorant
49. MSc. Nejla Qafmolla, Doktorante
50. MA. Luela Lici, Doktorante

 

DEPARTAMENTI I ANGLISHTES

PERSONELI AKADEMIK ME KOHE TE PJESESHME

 

Nr Emër            Mbiemër
 1. Prof. Dr. Ilo Stefanllari
 2. Prof.Asoc. Dr. Shpresa  Shamblli
 3. Prof.Asoc. Dr. Griselda Danglli
 4. Prof.Asoc. Dr . Artur    Jaupaj
 5. Dr. Enriketa Zemblaku
 6. MSc. Enkelejda Malaj, Doktorante
 7. MSc. Lindita Hasimi, , Doktorante
 8. MSc. Albana Vogli
 9. MSc. Amarilda Ruci (Kërçyku)
 10. MSc. Gerta Shaqe
 11. MA Albana Konçi
 12. MA Ana Gjoci
 13. MA Antoneta Hastoçi
 14. MA Arba Bërdica
 15. MA Arti Omeri
 16. MA Blerina Zylfo
 17. MA Dorina Shehu
 18. MA Eda  Cauli
 19. MA Era Buçpapaj
 20. MA Ergi Pasho
 21. MA Erion Shehu
 22. MA Erkiada Gorezi
 23. MA Florida Hoxha
 24. MA Gaspër Gjeluci
 25. MA Ina Tollumi
 26. MA Joana Kondo
 27. MA Julinda Karaboja
 28. MA Lorena Zhuli
 29. MA Kisida Shemsiu
 30. MA Suela Bunguri
 31. MA Tiziana Leka
 32. MA Xheni Leka
 33. Albana Kokoli (Ferko)
 34. Anila Gjata
 35. Marjeta Lulaj
 36. Rozana Zeneli

 

Kurrikulat_per_vitin_akademik_2016-2017

 

Mbrojtja e disertacionit me teme  “Aspekte teorike dhe praktike të dukurive përkthimore dhe gjinore në përkthimin nga gjuha angleze në gjuhën shqipe” per graden ” Doktor” nga  Znj. Nejla Qafmolla