Departamenti i Gjuhës Frenge

Historik i shkurtër

 

I krijuar në vitin 1965 Departamenti i Gjuhës Frënge ka një përvojë tepër të pasur në mësimdhënie dhe në kërkime shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ndër vite,  ky departament ka pasur në gjirin e tij profesorë të shquar të gjuhës frënge si Nonda Bulka, Vedat Kokona, Petrit Sinani, Medi Agalliu etj. Për vite me radhë pranë departamentit janë angazhuar edhe lektorë francezë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në brumosjen e studentëve të gjuhës frënge. Departamenti i Gjuhës Frënge ka nxjerrë mësues të talentuar të gjuhës frënge, përkthyes/interpretë, gazetarë, gjuhëtarë si edhe kuadro të shquar në jetën shoqërore e politike të shoqërisë shqiptare. Pedagogët e departamentit janë formuar dhe kualifikuar ndër vite në universitetet më të mira të Francës duke përcjellë tek studentët fjalën e fundit të shkencës.

Stafi i brendshëm aktual në Departamentin e Gjuhës Frënge:

Nr. Emër/mbiemër Funksioni Grada/titulli Adresa elektronike
1.        Eldina Nasufi Përgj. Departamenti Prof. Dr Eldina_n@yahoo.com
2.        Nonda Varfi Pedagog Prof. Dr n_varfi@hotmail.com
3.        Raul Lilo Pedagog Prof. Dr raullilo@hotmail.com
4.        Andromaqi Haloçi Pedagog Prof. Dr handromaqi@yahoo.fr
5.        Saverina Pasho Pedagog Prof. Dr savi_pasho@yahoo.fr
6.        Esmeralda Kromidha Pedagog Prof. Dr. aldanushi@yahoo.fr
7.        Lorena Dedja Pedagog Prof. As. Dr lorenadedja@yahoo.com
8.        Alba Frashëri Pedagog Prof. As. Dr. afrasheri@hotmail.com
9.        Migena Alimehmeti Pedagog Prof. As. Dr. migenaalimehmeti@gmail.com
10.    Eglantina Gishti Pedagog Prof. As. Dr. egishti@yahoo.com
11.    Afërdita Canaj Pedagog Prof. As. Dr. aferdita_canaj@yahoo.fr
12.    Ardiana Kastrati Pedagog Prof. As. Dr. ahyso@hotmail.com
13.    Fjoralba Dado Pedagog Dr. albadado@yahoo.com
14.    Anida Kisi Pedagog Dr. kisianida@yahoo.fr
15.    Drita Rira Pedagog Dr. dritarira@yahoo.com
16.    Laureta Mema Pedagog Dr. lauretamemav@gmail.com
17.    Ferit Baze Pedagog Dr (në proces) fbazja@yahoo.fr
18.    Bora Kuçuku Pedagog Dr (në proces) bora.kucuku@hotmail.it
19.    Elona Toro Pedagog Dr (në proces) elonatoro@yahoo.com
20.    Klementina Shiba Pedagog Dr Kl14sh@yahoo.fr

Në departamentin e gjuhës frënge, aktualisht ka gjithashtu 5 (pesë) pedagogë të jashtëm si edhe 1(një) pedagoge franceze, një pjesë e të cilëve sigurojnë mësimdhënien e gjuhës frënge në fakultete të tjera të Universitetit të Tiranës.

  1. Titujt e diplomave të ciklit të parë 3-vjeçar që ofron Departamenti i Gjuhës Frënge :


Diplomë në "Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Francez"

Diplomë në "Përkthim dhe Interpretim"
Diplomë në "Gjuhë dhe Komunikim"
 

  1. Titujt e diplomave të Ciklit të  Dytë :

Master Shkencor në "Mësuesi" ( 2 vjet) :

Studenti  me formim të tillë mund të punojë si :

 

-Mësues pranë shkollave nëntë-vjeçare

-Mësues pranë shkollave të mesme

-Mësues pranë qendrave të gjuhëve
Master Shkencor  në "Përkthim teknik letrar dhe interpretim" ( 2 vjet) :

Studenti  me formim të tillë mund të punojë si :

-Përkthyes i teksteve të specialitetit në fushën e drejtësisë, ekonomisë, etj.

-Përkthyes i teksteve pragmatike pranë mediave të ndryshme

-Interpret konferencash

-Përkthyes pranë shtëpive botuese

-Përkthyes apo interpret pranë agjensive të përkthimit

Këtë vit po punohet për hapjen e një masteri të delokalizuar në gjuhë dhe ndërkulturalitet, Specialiteti Përkthim Profesional dhe Interpretim/Dega Përkthim Profesional njëherazi Diplomë Universitare "DU 1-Mjete dhe orientim profesional në përkthim" në bashkëpunim me ITIRI-Strasburg dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Master Shkencor në "Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik" (2 vjet)

Studenti me formim të tillë mund të punojë si:

-Mediator ndërkulturor pranë institucioneve në fushën e marrëdhënieve kulturore midis Shqipërisë dhe vendeve të huaja.

-Operator ose përgjegjës i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë institucioneve të ndryshme ose organizatave joqeveritare.

-Specialist komunikimi pranë departamenteve të marrëdhënieve me publikun në ndërmarrje të ndryshme.

-Gazetar pranë mediave të ndryshme në fushën e historisë, kulturës, etj.

-Punonjës pranë një agjensie turizmi, guidë turistike pranë agjensive, muzeumeve apo ekspozitave të ndryshme,etj.

Këtë vit po punohet për hapjen e një masteri profesional në Gjuhë Komunikim dhe Turizëm në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Histori Filologjisë e Fakultetin e Ekonomisë. Universitetet e huaja me të cilët do të bashkëpunohet janë Universiteti i Nisës, Universiteti i Korsikës dhe Universiteti i Torinos.

  1. Mobilitetet e studentëve

-Falë marrëveshjes me universitetin Blaise-Pascal Clermont-Ferrand II çdo vit mundësohet një stazh 3 javor për 2 studentë nga Departamenti i Gjuhës Frënge (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja) dhe 2 studentë të Universitetit Francez vijnë të kryejnë 3 javë praktikë në Fakultetin tonë.

-Falë marrëveshjes që ka ekzistuar me Institutin e Përkthimit dhe Interpretimit në Strasburg, 2 studentë nga profili i përkthimit kanë marrë pjesë çdo vit nga një muaj në mësim pranë këtij Instituti.

-Në bazë të marrëveshjes me Universitetin e Lozanës në Zvicër çdo vit tre studentë ndjekin 3 javë kurse verore për gjuhën frënge.

-Nëpërmjet bursave që jepen nga AUF-i (Agjensia Universitare e Frankofonisë) studentët e frëngjishtes ndjekin studimet e tyre master/postmaster në universitete të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

  1. Mundësia për të ndjekur studimet jashtë vendit jo vetëm në drejtimet e titujve të FGjH

Diplomat e lëshuara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (Departamenti i Gjuhës Frënge), u japin mundësinë studentëve të ndjekin studime në nivel masteri dhe doktorature në Universitete të ndryshme jashtë Shqipërisë. Përfshirja e Universitetit të Tiranës në sistemin e Bolonjës e lehtëson së tepërmi ndjekjen e studimeve jashtë vendit.

 

  1. Staf akademik dhe jo akademik i specializuar

Për të siguruar cilësi në mësimdhënie (leksione, seminare, praktika profesionale), anëtarët e Departamentit të Frëngjishtes bëjnë përpjekje të vazhdueshme. Ata marrin pjesë në seminare, simpoziume, konferenca, projekte, workshope brenda dhe jashtë vendit, duke i dhënë kështu këtij departamenti një hapje në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Veprimtaria botuese e stafit akademik në këtë departament është e larmishme dhe e pasur me tekste universitare, artikuj shkencorë, akte konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare, monografi, përkthime etj..

  1. Kushte të kënaqshme të mësimdhënies

Kushtet e mësimdhënies janë shumë të kënaqshme.

  1. Veprimtaritë shkencore dhe pasuniversitare

Departamenti i Gjuhës Frënge organizon çdo vit një konferencë kombëtare (ose ndërkombëtare) në fushën e gjuhësisë, didaktikës, letërsisë ose përkthimit. Këto aktivitete shërbejnë edhe për të shkëmbyer përvojë me kolegë në nivelin universitar dhe parauniversitar, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Anëtarët e Departamentit të Gjuhës Frënge ndër vite kanë përforcuar bashkëpunimin me kërkues në rrjete kërkuesish si ai i Agjensisë Universitare të Frankofonisë (AUF) si edhe me ekipe kërkimore shkencore në universitete të njohura franceze.

Departamenti ka bashkëpunime me Ambasadën Franceze në Tiranë, Organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), Agjensinë Universitare të Frankofonisë (AUF), Kampusin Numerik Frankofon (CNF), Qendrën Rajonale Frankofone për Evropën Qëndrore dhe Lindore (CREFECO) dhe Universitete Franceze. Të gjitha këto bashkëpunime favorizojnë dukshëm konsolidimin e formimit shkencor të pedagogëve si edhe cilësinë e lartë të mësimdhënies së gjuhës e kulturës frënge,  nëpëmjet shkëmbimeve dhe trajnimeve për ta dhe për studentët si edhe larmishmërisë së veprimtarive shkencore universitare dhe pasuniversitare.

  1. Veprimtaritë ekstrakurrikulare

Në departamentin e gjuhës frënge janë zhvilluar dhe zhvillohen veprimtari të ndryshme ekstrakurrikulare si konkurse mes studentëve për përkthimet më të mira, vënie në skenë e një komedie muzikore në gjuhën frënge, realizimi dhe konceptimi i afishave me tema të frankofonisë, reportazh informues në gjuhën frënge nga studentë të masterit, prezantime rreth temës të të drejtave të njeriut, mbrëmje poetike, shfaqje me krijime studentësh (poezi, pjesë teatrale) etj.. Shumë nga këto veprimtari ekstrakurrikulare zhvillohen në kuadrin e muajit të frankofonisë. Së fundmi studentët e departamentit të frëngjishtes janë përfshirë edhe në veprimtari sportive të organizuara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

  1. Bashkëpunime të ngushta me Universitete jashtë vendit

Ndër vite bashkëpunime të ndryshme janë realizuar me universitete si:

-Universiteti i Blaise Pascal, Clermont-Ferrand II, Francë

-Universiteti i Lozanës, Zvicër

-Universiteti Stendal III, Grënoblë, Francë

-Instituti i Përkthimit dhe Interpretimit, Strasburg, Francë

Në kuadrin e projekteve shkencore që ka realizuar departamenti i gjuhës frënge, në konsorciumet e universiteteve partnere janë përfshirë shumë universitete të rajonit dhe më gjerë, gjë që ka bërë të mundur shkëmbimin e përvojave të mësimdhënies dhe kërkimit në një plan të gjerë ndërkombëtar.  Bashkëpunime të tjera me universitete te tjera të huaja priten të konkretizohen në kuadrin e marrëveshjeve dhe projekteve që janë në proces vënieje në zbatim.

Silabuset

Silabuset,Gjuhe letersi dhe qyteterim francez