Historiku i departamentit të gjuhës gjermane

Universiteti i Tiranës dhe me të Fakulteti i Histori – Filologji, u themeluan në vitin 1957.

Në vitin 1992 gjermanishtja u hap si degë më vete në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (deri atëherë pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë). Departamenti përbëhej fillimisht nga dy pedagogë, drejtuesi i departamentit dhe lektori i DAAD-së, i cili hapi rrugën për dërgimin më vonë të lektorëve të tjerë të DAAD-së dhe të një bashkëpunimi më të gjerë midis institucioneve.

Në fillim si program ofroheshin kurse për praktikën e gjuhës, gjë që filloi të ndryshojë nga vitet 1996-1997. Në këtë vit u bë edhe ndarja e studentëve në dy drejtime: „Mësuesi“, drejtimi tradicional, dhe „përkthim e interpretim“.

Në vitin akademik 2004/2005 procesi i Bolonjës filloi të zbatohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pra edhe në departamentin e gjuhës gjermane. Sipas këtij procesi ky departament u ofron studentëve tri drejtime n? Bachelor dhe lëshon diplomat e mëposhtme:

– „Diplomë për gjuhë, letërsi dhe qytet?rim të vendeve gjermanofolëse“

– „Diplomë për përkthim dhe interpretim“

– „Diplomë për gjuh? dhe komunikim“.

Gjithsej n? ciklin e par? Bachelor studjojn? 490 student?.

Po ashtu ofrohen n? ciklin e dyt? Master k?to drejtime:

– ,,Mësuesi

– ,,Komunikim ndërkulturor dhe turistik

– ,,P?rkthim dhe interpretim

Ciklin e dyt? Master e ndjekin 66 student?.

Në departamentin e gjuh?s gjermane punojnë 17 pedagogë të gjuhës gjermane, duke përfshirë këtu edhe lektorin e DAAD-së.

Pothuaj të gjithë pedagogët janë kualifikuar në një nga vendet gjermanofolëse. Një ndihmesë japin institucionet gjermonofolëse me përfaqësuesin e tyre në Shqipëri si DAAD (Deutscher Akademischer Austauschdien), Ambasada e Republikës Federale Gjermane, Austriake, Zviceriane, Fondacioni Herder, i cili është bërë veçanërisht aktiv në pesë vitet e fundit, me mbështetje materiale dhe me dërgimin profesorëve të dëgjuar gjermanë.

Pedagogët e brendshëm 
1.Brikena Kadzadej 
2.Mihallaq Zilexhiu 
3.Ergys Prifti 
4.Erta Spaho 
5.Marsela Likaj 
6.Klodiana Venetiku 
7.Sonila Sadikaj 
8.Migena Sejdini 
9.Martin Mato 
10.Jonida Gjuzi 
11.Irida Vorpsi 
12.Evi Konjari 
13.Ilda Themeli 
14.Bashkim Toska 
15.Salian Cullhaj 
16.Jeannete Rieger 
17.Marisa Janku 
 
Pedagogët e jashtëm
 
1.Mario de Matteis 
2.Artur Karami 
3.Florenc Qosja 
4.Edmond Malaj 
5.Erlinda Qirjako 
6.Lorena Naqo 
7.Blerta Bajrami 
8.Ina Zhegu Metani 
9.Marzela Celanji 
10.Sabina Katroshi 
11.Edvin Cami 
12.Erlinda Coca 
13.Etrit Bekteshi  

Planet dhe Silabuset  

Plane Gjuhe Letersi dhe Qyteterim gjermanishtfoles
Plane Komunikim
Plane Masteri shkencor mesuesi gjermanisht
Plane Perkthim dhe Interpretim
Silabuset Gjuhe dhe komunikimi
Silabuset Gjuhe letersi dhe qyteterim gjermanishtfoles