Historiku I Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja e ka selinë e vet me zyra dhe auditorë në Rrugën e Elbasanit dhe ndan të njëjtën ndërtesë me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. FGJH disponon mjediset: Godina A (kati II dhe III) dhe Godina B (Kati I dhe II).
FGJH i ka fillimet e veta në vitin 1947, viti i themelimit të Katedrës së Gjuhës ruse. Katedra e gjuhës ruse ka funksionuar në kuadrin e një Instituti 2-vjeçar, i cili në vitin 1951 u shndërrua  në Institut të lartë pedagogjik.
Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, Katedra e Gjuhës ruse kalon si degë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Në vitin 1960 hapet Katedra e Gjuhës angleze, në 1965 Katedra e Gjuhës frënge, në 1984 katedra e Gjuhës italiane, në 1992 katedra e Gjuhës gjermane, në 1998 Dega e gjuhës greke, në 1996 Dega e Gjuhës turke dhe në vitin 2008 dega e Gjuhës spanjolle.

Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike

 

Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike i shënon fillimet e tij në vitin 1947 me hapjen për herë të parë të Katedrës së Gjuhës Ruse në Institutin dyvjeçar. Më pas, me ngritjen e Institutit të Lartë Pedagogjik në vitin 1951, mësimi i gjuhës ruse filloi të shtrihej edhe më shumë. Në vitin 1955 Katedra e Gjuhës Ruse numëronte 20 pedagogë si dhe një numër të madh studentësh.
Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, Katedra e Gjuhës Ruse u përfshi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Me shtimin e numrit të studentëve në Universitetin e Tiranës, katedra u nda në dy:

a) Katedra e Gjuhës Ruse (e specialitetit) për degën e Gjuhës dhe letërsisë ruse, e cila deri në vitin 1972 përgatiste mësues të gjuhës ruse dhe shqipe për shkollën e mesme. Pas këtij viti studentët diplomoheshin vetëm si  mësues të gjuhës ruse.

b) Katedra e Gjuhës Ruse (e përgjithshme) për fakultetet e tjera të universitetit.
Në mes të viteve ’80 dy katedrat u bashkuan përsëri në një.
Në vitin 1995 Katedra e Gjuhës Ruse u reformua duke u shndërruar në Departament të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, i cili, përveç rusishtes, mbulon edhe studimimin e gjuhëve të tjera sllave dhe ballkanike. Aktualisht departmenti përbëhet nga tri degë:

  1. Dega e Gjuhës Ruse
  2. Dega e Gjuhës Greke
  3. Dega e Gjuhës Turke

Si gjuhë të dytë të detyrueshme studentët e tri degëve të mësipërme mësojnë anglishten në 10 semestrat e ciklit të parë dhe të dytë. Në kurrikulat mësimore parashikohet edhe mësimi i një gjuhe të tretë. Studentët e gjuhës ruse zgjedhin në gjuhë tjetër sllave, ndërsa studentët e gjuhëve greke dhe turke një nga gjuhët që ofrohen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Vitin e tretë të ciklit të parë studentët mund të zgjedhin njërën nga tri kurrikulat e mëposhtme:

gjuhë, letërsi, qytetërim (i gjuhës përkatëse),

përkthim-interpretim;

Në mbarim të ciklit të parë jepet diploma e nivelit të pare në fushën pwrkatwse (në njërën nga dy fushat e zgjedhura nga studenti).Në ciklin e dytë studentët e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike mund të zgjedhin njërin nga dy programet mësimore:

Përkthim teknik – letrar dhe Interpretim
Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik.

Në fund të ciklit të dytë jepet diploma e nivelit të dytë në fushën pwrkatwse (në njërën nga dy fushat e zgjedhura nga student).

Programet e studimit që ofron Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike dhe diplomat që lëshohen në përfundim të programeve të studimit.

Departamenti i Gjuhëve Sllave e Ballkanike ofron këto programe studimi:

DEGA E GJUHËS GREKE:

Cikli i parë i sudimeve

  1. Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek, me titull diplome: Diplomë Bachelor në “Gjuhë greke” me drejtimin “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim grek”.        
  2. Përkthim – Interpretim, me titull diplome: Diplomë  Bachelor në “Gjuhë greke” me drejtimin “Përkthim dhe Interpretim”.

         

Cikli i dytë i studimeve:

  1. Master i shkencave në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek, me titull diplome: “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim”.  
  2. Master i shkencave në Përkthim – Interpretim, me titull diplome: “Përkthim teknik – letrar dhe Interpretim”.

 

DEGA E GJUHËS RUSE:

Cikli i parë i sudimeve

  1. Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Rus, me titull diplome Diplomë Bachelor në “Gjuhë ruse” me drejtimin “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim rus
  2. Përkthim – Interpretim,  me titull diplome: Diplomë Bachelor në “Gjuhë ruse” me drejtimin “Përkthim dhe Interpretim

 

Cikli i dytë i studimeve:

  1. Master i shkencave në Përkthim teknik – letrar dhe Interpretim, me titull diplome: “Përkthim teknik – letrar dhe Interpretim”.

 

DEGA E GJUHËS TURKE:

Cikli i parë i sudimeve

  1. Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Turk, me titull diplome: Diplomë Bachelor “Gjuhë turke” me drejtimin “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim turk
  2. Përkthim – Interpretim, me titull diplome: Diplomë Bachelor) në “Gjuhë turke” me drejtimin “Përkthim dhe Interpretim”.         

 

Cikli i dytë i studimeve:

  1. Master i shkencave në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek, me titull diplome: “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim”.  
  2. Master i shkencave në Përkthim – Interpretim, me titull diplome: “Përkthim teknik – letrar dhe Interpretim”.

 

 

 

KONFERENCAT SHKENCORE TE OREGANIZUARA NGA DEPARTAGMENTI I GJUHEVE SLLAVE DHE BALLKANIKE
 

-29-30 Prill 2009, Tiranë Konferencë shkencore me pjesëmarrje ndërkombëtare “Përkthimi: Gjuhë dhe Kulturë” e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllave Ballkanike, Fakulteti i Gjuheve te Huaja,

-8-9-10 prill 2010, Konferenca I ndërkombëtare “Dialogu Midis Gjuhëve, Kulturave dhe Qytetërimeve Ballkanike” 8-10 prill 2010 e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllave Ballkanike në bashkëpunim me Universitin e Trakyas, Turqi.

-Nëntor 2011, Workshop me temë “Dekodifikime dhe Rikodifikime. Aspekte të përshkrimit dhe modele të komunikimit ndërkulturor Organizuar nga Departamenti i Gjuhwve Sllave dhe Ballkanike, Fakulteti i Gjuhwve tw Huaja, Tiranë.

-29 Qershor 2012, Konferencë shkencore me temë: Nga teoria në praktikë: Çështje të Gjuhës, Kulturës dhe Komunikimit” Organizuar nga Departamenti i Gjuheve Sllave dhe Ballkanike, Fakulteti i Gjuhwve tw Huaja, Tiranë.

-20 shtator 2013, Tiranë Konferenca e II ndërkombëtare “Dialogu Midis Gjuhëve, Kulturave dhe Qytetërimeve Ballkanike” e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllave Ballkanike në bashkëpunim Universitetin i Janinës (Greqi), Tiranë.

-21-22 nëntor 2014, Konferenca e III ndërkombëtare “Dialogu i gjuhëve, kulturave dhe qytetrimeve ballkanike” e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllave Ballkanike në bashkëpunim me Universitetin Jugperëndimor “Neofit Rilski” Bllagojevgrad, Bullgari,

-Nentor i 2015, Konferenca IV Shkencore Ndërkombëtare “Dialogu Midis Gjuhëve, Kulturave dhe Qytetërimeve Ballkanike” e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllave Ballkanike, Fakulteti i Gjuhwve tw Huaja, Tiranë.

 

AKTIVITETE TE DEPARTAMENTIT TE GJUHEVE SLLAVE DHE BALLKANIKE

 

-27 prill 2009, “Nikos Kazanxaqis në Shqipëri” veprimtari e Sektorit të Gjuhës Greke në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Miqve të N. Kazanxaqisit. I ftuar kryetari i kësaj shoqate George Stassinakis.

-18 prill 2011, Java e Kulturës Greke, organizuar nga Sektori i Gjuhës Greke në bashkëpunim me Fondacionin Grek të Kulturës–Vatra e Tiranës. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.

-Maj 2011, i ftuar Prof. Dr. Ahmet Gunsen. pedagog si dhe Drejtor i Institutit Ballkanik prane  Universitetit te Trakyas Edirne/Turqi  Jep leksione te hapura ne degen e turqishtes per dialektologjine turke  dhe historine e gjuhes turke.

-6 nëntor 2011, Tiranë Simpoziumi “Odiseas Elitis – Një Nobelist në Shqipëri, organizuar nga Sektori i Gjuhës Greke në bashkëpunim me Fondacionin Grek të Kulturës–Vatra e Tiranës. Salla e Eventeve e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

-Prill 2013, Aktivitet nw bashkepunim me firmat turke BKT, Albtelekom dhe Eagle tw cilat zhvillojnw aktivitetin e tyre ne Shqiperi, me qellim njohjen e studenteve me kriteret e kerkuara nga kwto firma per punesim si dhe mundesite qe ofrojne keto kompani prestigjoze  per punesim si dhe krijimin e kontakteve te drejteperdrejta me to.

-Maj 2013, Aktivitet për shkrimtarin e njohur turk Nazim Hikmet në bashkëpunim me Ambasadën Turke dhe Ministrin e Kulturës, Tiranë.

-Konferenca e tetë shkencore ndërkombëtare për gjuhën turke në bashkëpunim me Universitein e Tiranës me Universitetin e Bilkentit, Turqi 25-28 shtator 2013.

-14 nëntor 2013, Tiranë Tubim shkencor, poetik dhe muzikor me rastin e 150-vjetorit të lindjes së poetit të madh Aleksandrin Kostandin Kavafis, me mbështetjen e fondacionit Aleksandër Onassis dhe nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës të shqipërisë dhe Ambasadës greke.

-2014, Aktivitet letraro-muzikor, i organizuar nga studentet e Dega e Gjuhes Greke, Tiranw.

-2014, Aktivitet tematiko – letrar me rastin e 70-vjetorit të clirimit nga studentët nën kujdesin e pedagogëvë të Degës së gjuhës ruse, Tiranw.

-Tetor 2015, Tryezë e rrumbullakët e degës së gjuhës greke me temë “Të folmet e minoritetit grek” bazuar në projektin kërkimor-shkencor të zhvilluar në bazë të ekspeditave që janë kryer nga pedagogët dhe studentët e gjuhës greke në terren. a) Gjendja e studimeve dialektore; b) Ndarja dialektore e të folmeve greke të minoritetit. Metoda të studimit dialektor. c) Fusha studimi dialektor; d) Perspektiva studimi dialektologjik dhe sociolinguistik. e) Ekologjia gjuhësore e krahinave të minoritetit.

-2015, Aktivitet shkencor mbi përkthimin me temë “Shekulli i argjendtë në letërsinë ruse dhe ardhja e tij në letërsinë shqipe

Stafi akademik

Pedagogët e brendshëm pranë Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike për vitin akademik 2016 – 2017 janë:

    Emër Mbiemër                              Grada, Titulli, Detyra

1.Prof.As.Dr.Sofia Delijorgji Përgjegjëse e Departamentit
2.Dr. Alban Foçi Lektor i parë
3.Prof.As.Dr. Korab Hoxha Lektor i parë
4.Prof.As.Dr.Spartak Kadiu Lektor i parë
5. Prof.As.Alma Kallari Lektor i parë
6.Dr. Isida Metaj Lektor i parë
7.Eneida Mataj Lektor i parë
8.Prof.As.Dr.Xhemile Abdiu Lektor i parë
9.Edlira Jorgaqi Lektor i parë
10.Dr.Elvis Bramo Lektor i parë
11.Prof.As.Dr.Adriatik Derjaj Lektor i parë
12.Prof.As.Dr.Maklena Nika Lektor i parë
13.Dr. Urtis Harri Lektor i parë
14.Prof.As.Dr.Eda Shehu Lektor i parë
15.Prof.As.Dr.Rraqi Bello      Lektor i parë
16.Elvira Balla Lektor i parë
17.Olena Zoto Lektor i parë
18.Prof.As.Dr.Mirela Mitro Xhaferraj Lektor i parë