Cikli I Dyte I Studimit (Master Shkencor)

Cikli i dytë i studimeve përfshin programet e studimit “Master i shkencave” referuar nivelit 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.

Programet e studimit “Master i shkencave” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara teorike, si edhe me aftësim për kërkim shkencor në një fushë të caktuar. Këto programe organizohen në programe që realizohen me jo më pak se 120 kredite formimi në vijim të ciklit të parë dhe me kohëzgjatje normale dy vite akademike.

Studimet e ciklit të dytë “Master i shkencave” përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.

Në Fakultetin e Gjuheve te Huaja zhvillohet Master i Shkencave në departamentet:

  1. Departamenti i Gjuhës Angleze
    • Drejtimi: “Mesuesi ne gjuhen Angleze ”
    • Drejtimi:Gjuhe dhe komunikim”
    • Drejtimi : “Perkthim tekniko Letrar
  2. Departamenti i Gjuhes Italiane
    • Drejtimi: “Mesuesi ne gjuhen Italiane ”
    • Drejtimi:“Gjuhe dhe komunikim”
    • Drejtimi : “Perkthim tekniko Letrar”
  3. Departamenti i Gjuhes Franceze
    • Drejtimi: “Mesuesi ne gjuhen Franceze ”
    • Drejtimi:“Gjuhe dhe komunikim”
    • Drejtimi : “Perkthim tekniko Letrar”
  4. Departamenti i Gjuhes Gjermane
    • Drejtimi: “Mesuesi ne gjuhen Gjermane ”
    • Drejtimi:“Gjuhe dhe komunikim”
    • Drejtimi : “Perkthim tekniko Letrar”
  5. Departamenti i Gjuhes Spanjolle
    • Drejtimi: “Mesuesi ne gjuhen Spanjolle ”
    • Drejtimi:“Gjuhe dhe komunikim”
    • Drejtimi : “Perkthim tekniko Letrar”
  6. Departamenti I Gjuhes Sllavo-Ballkanike
    • Drejtimi:“Gjuhe dhe komunikim ne gjuhen Greke”
    • Drejtimi:“Gjuhe dhe komunikim ne gjuhen Turke”
    • Drejtimi : “Perkthim tekniko Letrar ne gjuhen Ruse”