Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin St. Cyril dhe St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari për semestrin e parë të vitit akademik 2020 – 2021

Njoftim!

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin St. Cyril dhe St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari për semestrin e parë të vitit akademik 2020 – 2021.

https://www.erasmus-vtu.bg/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– Ph.D.

Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (3 muaj);
– Master (3 muaj);
– Ph.D (3 muaj);

Fushat e studimit:
– Gjuhë Bullgare;
– Gjuhë Ruse;

Për t’u njohur me lëndët e ofruara ju lutem referohuni linkut:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EemOk8gBphJFj4dPsoI8HJMByytl0G7J8YU5z4x-OajW0g?e=SRuvGm

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (275 EUR)

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze/ruse/bullgare);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ruse/bullgare);
-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ruse/bullgare);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze /ruse/bullgare (max. 1 faqe A4, e firmosur nga aplikanti);
-Certifikatë e gjuhës së huaj ose vërtetim nga pedagogu për nivelin e dijes së ghuhës së huaj (bullgare/ruse);
-Formularin e aplikimit ku formatin e së cilës e gjeni në linkun:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EXl-d7hg_6dPgUer60KvxXsBV0Dw-WO1rfdlb3CfEVT6mQ?e=PCF7dZ
-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin e ptitës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze/ruse/bullgare);
-Kopje e Pasaportës;
– Diplomë dhe listë notash Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ruse/bullgare);
-Vërtetim studenti Master (i përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ruse/bullgare);
-Listë notash Master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ruse/bullgare);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze /ruse/bullgare (max. 1 faqe A4, e firmosur nga aplikanti);
-Certifikatë e gjuhës së huaj ose vërtetim nga pedagogu për nivelin e dijes së ghuhës së huaj (bullgare/ruse/angleze);
-Formularin e aplikimit ku formatin e së cilës e gjeni në linkun:

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin e ptitës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:
-CV (në gjuhën angleze/ruse/bullgare);
-Kopje e Pasaportës;
– Diplomë dhe listë notash Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ruse/bullgare);
-Vërtetim studenti PhD (i përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ruse/bullgare);
-Listë notash PhD (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ruse/bullgare);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze /ruse/bullgare (max. 1 faqe A4, e firmosur nga aplikanti);
-Certifikatë e gjuhës së huaj ose vërtetim nga pedagogu për nivelin e dijes së ghuhës së huaj (bullgare/ruse/angleze);
-Formularin e aplikimit ku formatin e së cilës e gjeni në linkun:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EXl-d7hg_6dPgUer60KvxXsBV0Dw-WO1rfdlb3CfEVT6mQ?e=PCF7dZ
-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin e pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Afati për aplikim: 14 shtator 2020

Dokumentet duhen dorëzuar të skanuara në formatin PDF në adresën e-mail: [email protected].