Fillojnë aplikimet në programet e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Njoftim!

Fillojnë aplikimet në programet e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Fakulteti ynë ofron :

1. Master i Shkencave në Mësuesi në degët Gjuhë Angleze, Gjuhë Italiane, Gjuhë Gjermane, Gjuhë Frënge, Gjuhë Greke, Gjuhë Turke.

2. Master i Shkencave në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik i cili ofrohet nga çdo degë e fakultetit ( Gjuhë Angleze, Gjuhë Italiane, Gjuhë Gjermane, Gjuhë Frënge, Gjuhë Greke, Gjuhë Turke, Gjuhë Spanjolle, Gjuhë Ruse.

3. Master i Shkencave në Përkthim Teknik Letrar dhe Interpretim i cili është ndërdepartamental, pra ofrohet në çdo degë.

4. Master Profesional në Përkthim me profil Përkthyes i cili është ndërdepartamental, pra ofrohet në çdo degë.

Datat e aplikimeve për studentët do të jenë nga data 21.09.2020 deri më datë 05.11.2020 pranë sekretarisë mësimore të Ciklit të Dytë, çdo ditë jave nga ora 09:00 – 16:00 dhe të premten deri në 14:00.

Bashkengjitur do të gjeni dhe Udhëzimin Nr. 17 datë 30.07.2019 të MASR, në të cilin do të gjeni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Udhëzimin Nr. 17 datë 30.07.2019 të MASR