Fjona Prifti studente e Gjuhës Frënge është shpallur Kampione në Turneun Universitar të Notit në stilin Krol, aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar

Fjona Prifti studente e Gjuhës Frënge është shpallur Kampione në Turneun Universitar të Notit në stilin Krol, aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar

Sot kishim kënaqësinë të prisnim Kampionen më të re të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Fjona Priftin, studente e vitit të parë, departamenti i gjuhës frënge. Fjona është shpallur Kampione në Turneun Universitar të Notit në stilin Krol, aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar. Studentët e faktultetit tonë janë gjithmonë pjesëmarrës aktiv në çdo aktivitet të organizuar nga Federata. Fakulteti i Gjuhëvë të Huaja është promotor i aktiviteteve sportive që organziohen në Fakultet dhe pjesëmarrës në çdo aktivitet organizuar nga Universiteti i Tiranës. FGJH mbështet çdo nisëm të studentëve për të marrë pjesë në aktivitete sportive për gjallërimin e jetës studentore, për të përmirësuar aftësitë sociale, për të rrritur vetëbesimin dhe sidomos një ndikim të drejtëpërdrejtë në një shëndet të mirë.