Aktiviteti “Info-Tag” – Dita e informacionit rreth studimit, bursave dhe praktikave

Aktiviteti “Info-Tag” – Dita e informacionit rreth studimit, bursave dhe praktikave

 

Për të dytin vit rradhazi Fakulteti i Gjuhëve të Huaja pati nderin dhe kënaqësinë të përfaqësohej nëpërmjet Departamentit të Gjuhës Gjermane në aktivitetin “Info-Tag” – Dita e informacionit rreth studimit, bursave dhe praktikave, organizuar nga Ambasada e Republikës Federale Gjermane dhe partnerët në kuadër të Tetorit Gjerman.
Një aktivitet bashkëpunues dhe frytdhënës, gjatë të cilit vizitorët e shumtë patën mundësinë të njihen më nga afër, jo vetëm me kurrikulën dhe mundësitë që ofron Fakulteti ynë në përgjithësi dhe Departamenti i Gjuhës Gjermane në vecanti, por edhe me eksperiencat e studentëve apo ish-studentëve tanë.