A jeni të interesuar të studioni në Turqi? Jeni duke kërkuar për mundësi shkëmbimi në universitetet turke? Kjo është mundësia juaj.
Universiteti i Tiranës është pjesë e Programit të Shkëmbimit MEVLANA. Ky program ka për qëllim shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Turqi dhe institucioneve të arsimit të lartë të vendeve të tjera. Ai ka për qëllim të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe rritjen e ndërveprimit kulturor.
Me rregulloren e botuar më 23 gusht 2011 (nr: 28034), studentët dhe stafi akademik kanë mundësi shkëmbimi mes institucioneve të arsimit të lartë turk dhe institucioneve të arsimit të lartë të vendeve të tjera.
Universiteti i Tiranës ka nënshkruar një protokoll bilateral me Universitetin e Trakya-s, në Turqi. Studentët e nivelit Bachelor të Universitetit të Tiranës mund të shkëmbehen për një semestër në Universitetin e Trakya-s si dhe stafi akademik nga UT mund të përfitojë nga ky program për të dhënë leksione për dy javë në këtë universitet.
Më poshtë ju do të gjeni thirrjet e hapura për aplikim për bursa dhe do të njiheni me procedurën dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.
Universiteti i Tiranës ju fton të aplikoni dhe njëkohësisht ju uron suksese në aplikimin Tuaj.
-
- Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie, për vitin akademik 2020-2021, në Universitetin e Çukurovës, Turqi.
- Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie, për vitin akademik 2020-2021, në Universitetin e Trakya.
- Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie, për vitin akademik 2020-2021, në universitetin Kocaeli, Turqi
- Shtyhet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie, për vitin akademik 2019-2020, në universitetin Kocaeli, Turqi
- Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie, për vitin akademik 2019-2020, në Universitetin Cukurova, Turqi
- Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie, për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020, në Universitetin Karamanoğlu Mehmetbey.
- Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie, për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020, në Universitetin e Trakya.
- Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie, për vitin akademik 2019-2020, në universitetin Kocaeli, Turqi
- Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie, për vitin akademik 2018-2019, në universitetin Kocaeli, TurqiI
- Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie, për vitin akademik 2018-2019, në universitetin Bandirma Onyedi Eylul në Turqi
- Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie, për vitin akademik 2017-2018, në universitetin e Trakya