Qendra e Gjuhëve të Huaja

Qendra e Kurseve pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ofron kurse të gjuhëve të huaja nga niveli fillestar deri në atë të përparuar duke i ndihmuar studentët dhe të interesuarit të mësojnë dhe të përforcojnë njohuritë bazë të gjuhëve të huaja.

Kurset që ne zhvillojmë janë sipas niveleve të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencave për Gjuhët duke përdorur metodologji të reja në mësimdhënie. Metodat interaktive që ne përdorim, ju japin mundësinë kursantëve për ndërveprim në grup. Ne sigurohemi që kursantët të përgatiten në të gjitha aftësitë: të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit, si dhe të lexuarit në nivelet që ju nevojiten për ta përdorur gjuhën e huaj. Ne ofrojmë kurse të dedikuara në fusha të ndryshme të specialitetit si:

– Komunikim në fushën Biznes-Marketing

– Komunikim në fushën Bankare

– Komunikim në fushën e Mjekësisë

– Komunikim në fushën e Drejtësisë

– Komunikim në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

– Komunikim në fushën e Informatikës

– Komunikim në fushën e Turizmit

– Komunikim për Call Center

Ambientet që përdoren për realizimin e kurseve të gjuhëve nga Qendra jonë janë auditorë të pajisur me mjete të teknologjisë së avancuar si: tabela interaktive, video-projektorë, audio, laboratorë të posaçëm për mësimin e gjuhëve.

GJUHË E HUAJ E PËRGJITHSHME

GJUHË E HUAJ PËR QËLLIME SPECIFIKE

NIVELET & TARIFAT

GALERIA E FOTOVE

Kontakte

Email

[email protected]

Facebook

Qendra e Gjuhëve të Huaja – Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Instagram

qendra.gjuhevetehuaja

Adresa

Qendra e Kurseve të Gjuhëve të Huaja, Godina A, kati 1, Fakulteti I Gjuhëve të Huaja.