Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin me kohë të plotë, për vitin akademik 2020-2021, në Universitetin Valladolid, Spanjë.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin me kohë të plotë, për vitin akademik 2020-2021, në Universitetin Valladolid, Spanjë.
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
-Shkëmbimin e studentëve (1 semestër);
-Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë (5 + 2 ditë);
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor për studentët (850 Euro në muaj);
-Kompensimi ditor për stafin (160 Euro/ditë);
-Kostot e udhëtimit mbulohen nga Universiteti Valladolid (1 biletë vajtje-ardhje me destinacion universitet dërgues – universitet pritës)
Afati për aplikim: 15 Mars 2020 ora 12 p.m (sipas orës spanjolle)
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
Për të aplikuar klikoni në këtë link:
Për t’u njohur me fushat e studimit referohuni linkut:
Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit klikoni linkun:
Learning Agreement sipas modelit të Universitetit të Valladolid, i cili ndodhet në brendësi të aplikimit, duhet të firmoset në fillim nga Koordinatori në nivel fakulteti dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+ në UT.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected].
Gjithe te mirat !