Njoftim për fillimin e kurseve të trajnimit për mësuesit e gjuhëve të huaja

Njoftim për fillimin e kurseve të trajnimit për mësuesit e gjuhëve të huaja
Fillojnë kurset e trajnimit në Prill 2018 në FGJH
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës  ofron trajnime për mësuesit e gjuhëve të huaja: anglisht, italisht, frengjisht dhe gjermanisht.
Trajnimet do të zhvillohen nga trajnerë të cilët përgatisin mësues në programet  Master. Trajnuesit tanë kanë marrë pjesë në kualifikime te shumta dhe kanë përvojë në  zhvillimin e tyre.
Çdo mësuesi që do të marrë pjesë në këto trajnime i ofrohet një mundësi unike  për të zhvilluar njohuritë si edhe për një zhvillim të mëtejshëm profesional nëpërmjet bashkëpunimit me kolegë dhe pedagogë.
Do krijohen dhe thellohen lidhjet me kolegë që ndajnë të njëjtin entuziazëm dhe dëshirë për mësimdhënien dhe gjuhën e huaj.
Mjedisi mbështetës dhe inkurajues do e kthejë këtë kualifikim në një përvojë të këndshme dhe të paharrueshme.
Tanimë ktheheni si profesionistë më dëshirën për të  përditësuar dhe zhvilluar aftësitë tuaja.
Ju mirëpret një staf i përkushtuar dhe bashkëpunues me të cilin do të ndani përvojën dhe krijimtarinë që sillni në mësimin e gjuhëve të huaja.
Ju mirëpresim