Njoftim për organizimin e një takimi informues me studentët lidhur me bursat për në Forumin Europian Alpbach

Njoftim për organizimin e një takimi informues me studentët lidhur me bursat për në Forumin Europian Alpbach

Ditën e premte, datë 16.03.2018 në orën 11:00, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Salla Evropa,FGJH në bashkëpunim me Initiative Group Alpbach Albania (IGAA) do të organizojë një takim informues me studentë të degëve të ndryshme lidhur me bursat për në Forumin Europian Alpbach. Bursat mbulojnë të gjitha shpenzimet, përfshirë tarifën e pjesëmarrjes në forum, akomodimin, ushqimin dhe transportin.Kjo është një mundësi unike për të përjetuar një përvojë të mrekullueshme në një rrugëtim plot dije dhe eksperienca të pashoqe në llojin e vet. Jo më kot forumi është mbiquajtuar “Festivali i Ideve”.