Njoftim : Thirrje për aplikime për bursa në Universitetin e Humboldt-Universität zu Berlin, në Gjermani

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Humboldt-Universität zu Berlin, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

https://www.hu-berlin.de/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve të vitit të fundit për kërkim dhe shkrim të tezës;

Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Master;
-Doktoraturë;

Kohëzgjatja e bursave:

– Shkëmbimin e studentëve për kërkim dhe shkrim të tezës (3 muaj);

Fushat e studimit:
-Gjuhë dhe Linguistikë Gjermane;
-Shkenca kompjuterike, Histori, Shkenca Politike, etj., sipas linkut të mëposhtëm:

https://www.hu-berlin.de/…/stu…/counselling/course-catalogue

KUJDES!
Për të aplikuar për shkrimin/kërkimin e tezës MA/Ph.D., studenti duhet të kontaktojë paraprakisht një profesor në universitetin pritës, për të marrë miratimin paraprak. Për kontakte klikoni linkun:

https://www.hu-berlin.de/…/faculties-and-depa…/standardseite

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor për studentët (850 EUR në muaj);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Për më shumë informacion për procedurat e aplikimit referohuni linkut:
https://www.international.hu-berlin.de/…/…/erasmus-worldwide
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze/ gjermane, sipas programit të studimit ku po aplikoni);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);
– Dokumenti i aplikimit, të cilin mund ta shkarkoni në adresën:
https://www.international.hu-berlin.de/…/01_KA107%20Applica…
– Dipolma e Bachelor;
– Listë notash bachelor (në gjuhën shqipe si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);
– Listë notash master (në gjuhën shqipe si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);
-Letër Motivimi (në gjuhën angleze/gjermane, sipas programit të studimit ku po aplikoni);
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Gjermanisht B1 dhe/ose Anglisht B2, sipas programit të studimit ku po aplikoni, ose në mungesë të saj plotësoni dokumentin Language Assessment Sheet). Për t’a shkarkuar këtë dokument vizitoni:
https://www.international.hu-berlin.de/…/Language%20Certifi…
-Learning Agreement*
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. Ju mund të shkoni në universitetin pritës edhe për të bërë hulumtime dhe për të shkruar tezën tuaj të Masterit. Kini parasysh që teza mbrohet në UT.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://www.international.hu-berlin.de/…/04_01_KA%20107%20L…

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Doktoraturë:

-CV (në gjuhën angleze/ gjermane, sipas programit të studimit ku po aplikoni);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);
– Dokumenti i aplikimit, të cilin mund ta shkarkoni në adresën:
https://www.international.hu-berlin.de/…/01_KA107%20Applica…
– Diploma Bachelor;
– Listë notash bachelor (në shqip si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Diploma Master;
– Listë notash bachelor (në gjuhën shqipe si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);
– Listë notash master (në gjuhën shqipe si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);
-Letër Motivimi (në gjuhën angleze/gjermane, sipas programit të studimit ku po aplikoni);
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Gjermanisht B1 dhe/ose Anglisht B2, sipas programit të studimit ku po aplikoni, ose në mungesë të saj plotësoni dokumentin Language Assessment Sheet). Për t’a shkarkuar këtë dokument vizitoni:
https://www.international.hu-berlin.de/…/Language%20Certifi…
– Përshkrim të projektit PhD dhe plan të punës për periudhën shkencore të studimeve;
– Letër paraprake pranimi nga një supervizor në universitetin pritës;
– Letër rekomandimi nga udhëheqësi i Doktoraturës në UT;
-Learning Agreement*
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. Ju mund të shkoni në universitetin pritës edhe për të bërë hulumtime dhe për të shkruar tezën tuaj të Ph.D.. Kini parasysh që teza mbrohet në UT.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://www.international.hu-berlin.de/…/04_01_KA%20107%20L…

Afati për aplikime: 08 Nëntor 2019

Dokumentat duhen dorzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara në adresën [email protected]