Njoftim : Universiteti i Saarland-it në Gjermani ofron bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus +

Njoftim!

Universiteti i Saarland-it në Gjermani ofron bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020.

*Këto bursa do të ofrohen sipas parimit: First Come, First Served.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);

Fushat e studimit:

https://www.uni-saarland.de/nc/startseite.html

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze/gjermane);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare);
-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/gjermane;
-Certifikatë e gjuhës së huaj B1 (Anglisht/Gjermanisht në varësi të programit të studimit në Universitetin e Saarland-it);
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze/gjermane);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare);;
-Diplomë e nivelit Bachelor;
-Listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare);
-Listë notash e nivelit Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/gjermane;
-Certifikatë e gjuhës së huaj B1 (Anglisht/Gjermanisht në varësi të programit të studimit në Universitetin e Saarland-it);

Afati për aplikim: 09 Maj 2019
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected] me subjekt: “Aplikim për bursë në Universitetin e Saarland, emrin dhe mbiemrin tuaj”.