Departamenti i Gjuhës Italiane

   1. HISTORIKU
Departamenti i Gjuhës Italiane u krijua në vitin 1984 me synimin për të përgatitur mësuesit e ardhshëm të gjuhës italiane si dhe për të përhapur dhe njohur kulturën dhe botëkuptimin italian.  Profesorët e parë që dhanë mësim në Departamentin e ri ishin: Reshat Konçi, Shpëtim Çuçka, Roza Dishnica, Zef Çeli, Kopi Kyçuku, Pëllumb Xhufi, Qemal Xhomo, Dina Kotherja, Eliana Paço, Liri Tirana, etj. Me kalimin e viteve Departamenti u zgjerua me pedagogë të diplomuar si në bankat e tij ashtu dhe në Itali. Të diplomuarit në vitet 1987 – 1998 morën titullin “Mësues i gjuhës italiane për shkollën e mesme”. Që nga viti 1992 kanë kontribuar me punën e tyre lektorët italianë Paola Prizzi, Lucia Nadin, Giovanni Falcetta, Simona Di Bucci, Gianni Sega, Roberto Cincotta, Angela Costandini. Pedagogët e departamentit të gjuhës italiane (aktualisht 24 pedagogë të brendshëm dhe 1 lektore italiane) kanë punuar jo vetëm në fushën e mësimdhënies, por edhe në atë të kualifikimit të tyre të mëtejshëm brenda dhe jashtë vendit.Departamenti ynë prej disa vitesh  është  Qendër e Provimit PLIDA (Comitato Dante Alighieri) http://plida.it/, i cili bën njohjen dhe certifikimin e gjuhës italiane, që njihet ndërkombëtarisht  dhe që i shërben kujtdo që dëshiron  jo  vetëm të vazhdojë studimet në Itali por edhe punësim brenda dhe jashtë vendit.

  1. Cikli I BA dhe drejtimet e tij

Në vitin akademik 2005-2006, mbas një pune 2 vjeçare për hartimin e kurrikulave të reja sipas Kartës së Bolonjës, departamenti punoi për  realizimin  dhe pergatitjen e dhënies së 3 titujve të diplomave të ciklit të parë 3-vjeçar:

  1. “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian”
  2. “Përkthim dhe interpretim”
  3. “Gjuhë dhe komunikim”

SynimetProgrami ka si synim që t’u ofrojw studentwve tw gjuhës italiane informacione e duhura, njohuri dhe koncepte të reja që do ta ndihmojnë atë të njohë thellësisht gjuhën italiane parë në aspekte të ndryshme të saj dhe jo vetëm, pasi studenti do tw informohet edhe mbi disiplina të tjera si historia, letërsia, kultura dhe civilizimi italian. Programi synon gjithashtu zhvillimin dhe nxitjen e debatit kritik përmes diskutimit të tematikave të ndryshme dhe analizës së materialeve didaktike përkatëse për çdo lëndë. Programi Bachelor i ofron studentit mundësinë të marrë njohuri bazë edhe mbi koncepte që kanë të bëjnë me formimin e tij të ardhshëm si mësues apo përkthyes i gjuhës italiane.

  1. Cikli II i studimeve Master, drejtimet e tij dhe impakti në punësim.

Titujt e studimit që ofron ky cikël vijojnë si më poshtë:

  1. “Mësuesi”
  2. “Përkthim tekniko-letrar dhe interpretim”
  3. “Gjuhë, komunikim ndërkulturor e turistik”

 Titulli i studimit “Mësuesi” përfshin një formim të thelluar didaktiko-pedagogjik dhe të specializuar si mësues i gjuhës italiane. Mundësitë e punësimit që ofron ky titull studimi vijonë si më poshtë:

  • Mësues i gjuhës italiane pranë të gjitha shkollave
  • Publike
  • Private
  • Qendrave të gjuhëve të huaja
  • Institutit Italian të Kulturës (IIC)
  • Institucioneve të ndryshme që kanë të bëjnë me arsimin:
  • Ministria e Arsimit dhe Sporteve
  • Instituti i kurrikulave
  • Instituti pedagogjik
  • Drejtoritë arsimore

Titulli i studimit “Përkthim tekniko-letrar dhe interpretim” e pajis studentin me njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e përkthimit, stilistikës gjuhësore, si dhe të analizës së tekstit. Mundësitë e punësimit që ofron ky titull studimi vijonë si më poshtë:

  • Përkthyes freelance
  • Përkthyes zyrtar i njohur nga Ministria e Drejtësisë pranë insitutucioneve shtetërore shqiptare (gjykata, prokurori, noteri kryeministri, ministri, parlament, presidencë etj.)
  • Përkthyes pranë:
  • redaksive të gazetave apo revistave
  • radio-televizioneve
  • shtëpive botuese
  • agjencive të përkthimit
  • OJQ-ve, organizatave humanitare, apo ndërmarrjet italiane që kanë sipërmarrjet e tyre në Shqipëri.
  • Përfaqësive Diplomatike dhe organizmave italiane në Shqipëri ndër të cilat Ambasada dhe Konsullata Italiane, Instituti Italian i Kulturës, Dhoma e Tregtisë Italiane etj.
  • Përkthyes në konferenca, seminare, work-shop-e apo evente kombëtare dhe ndërkombëtare ku nevojitet shërbimi i përkthyesit me gojë.

Titulli i studimit “Gjuhë, komunikim ndërkulturor e turistik”, synon t’u japë studentëve disa njohuri themelore për nocionet dhe metodat e strategjive të komunikimit, me veçoritë dhe problematikën e tyre lidhur me mënyrat bashkëkohore të promovimit të një produkti apo veprimtarie. Mundësitë e punësimit që ofron ky titull studimi vijonë si më poshtë:

  • Punësim në të gjitha Institucionet publike dhe private
  • Punësim pranë:
  • Ministrisë së Jashtme
  • Ministrisë së Turizmit
  • Agjencive të organizimit të eventeve publike dhe private
  • Televizioneve shtetërore dhe private
  • Agjencive turistike. Operator (guidë) turistik brenda dhe jashtë vendit.
  • Sektorit të hotelerisë, kulinarisë etj.

 

  1. Mobiliteti dhe këmbime të studentëve Erasmus etj.

 Në kuadër të programit Erasmus+ dhe jo vetëm,  hapen çdo vit thirrje për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e nivelit Bachelor, Master dhe PhD në Universitete të ndryshme evropiane si: Universiteti “Aleksandrou Ioan Cuza” në Rumani, Universiteti “Masaryk” në Çeki, Universiteti i “Mariborit” në Slloveni, Universiteti “Jaén” në Spanjë, Universiteti “La sapienza” në Itali, Universiteti “Granada” Spanjë , Universiteti i “Bolonjës” në Itali, Universiteti i “Pavias” në Itali, Universiteti “Huelva” në Spanjë, Universiteti “Vilnius” Lituani, Universiteti “Saarland” në Gjermani etj. Programi Erasmus+ është programi i cili u jep mundësinë studentëve për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të rritur perspektivat e ardhshme të studimit dhe  punësimit.

  1. Mundësia për të ndjekur studimet

Diploma e lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në profilet “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim italian”, “Përkthim dhe interpretim”, “Gjuhë dhe komunikim” Bachelor dhe Master  në  “Mësuesi”, “Përkthim tekniko-letrar dhe interpretim” , “Gjuhë, komunikim ndërkulturor e turistik”  u jep mundësi studentëve të interesuar të ndjekin studimet Master ose PhD në Universitete të ndryshme jashtë vendit në kuadër të Programit të Bolonjës pjesë e të cilës është edhe Universiteti i Tiranës.

  1. Trajnimet e stafit akademik dhe jo akademik

Stafi akademik i këtij departamenti kryen trajnime të vazhdueshme dhe është i përditësuar me informacionet më të fundit në fushat përkatëse. Trajnimet janë kryer dhe kryhen në kuadër të projekteve të ndryshme dhe bashkëpunimeve të mundësuara nga Rektorati i Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i gjuhës Italiane,  Ambasada Italiane,  Instituti Italian i Kulturës, Universitete Italiane, apo angazhimi vetjak i secilit pranë universiteteve më të njohura italiane dhe jo vetëm. Po përmendim disa prej tyre:

  • «Kurs specializimi për gjuhën, letërsinë dhe civilizimin italian» i organizuar nga IRRSAE Puglia, Instituti Pedagogjik, Universiteti i Barit në Tiranë dhe Bari, Itali.
  • «Punë kërkimore per gjuhën dhe letërsinë italiane», e zhvilluar pranë Universitetit të Triestes, Itali.
  • “Kurs formimi dhe përditësimi për pedagogët italianë në botë”, MAECI, mundësuar nga Università per Stranieri “Ca’ Foscari “, Venezia.
  • Kurse përditësimi “In- service intensive summer course for academic staff: Improving teaching education”. Tempus IV – DEMED Project, Universiteti Roma 3, Komuniteti Evropian, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
  • “Corso di alta formazione di Giornalismo e di cominicazione” kurs formimi per gazetari dhe komunikim”, La Sapienza, Romë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë.
  • Kërkime doktorale të përvitshme të mundësuara nga MAE
  • Seminar shkencor- formimi për mësuesit e gjuhës italiane si gjuhë e dytë “Dal cartaceo al digitale: tecniche, strumenti e buone pratiche”, organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetit “Ca’ Foscari “,
  • Seminar shkencor formimi për mësuesit shqiptarë të gjuhës italiane të programit Iliria, “IL quadro comune di riferimento per le lingue. Progettazione curriculare e modelli didattici operativi”, Ambasada Italiane në Tiranë, Zyra e Bashkëpunimit shkollor 2-4 prill, 2009, Tiranë.

Një pjesë e mirë e stafit ka kryer gjithashtu mastera të niveleve të ndryshme dhe ka mbrojtur teza doktorature nëpër fakultetet italiane. Stafi jo akademik i është nënshtruar kurseve të herëpasherëshme të organizuara nga Rektorati i UT-së, apo edhe nga Agjensia Universitare e Frankofonisë.   

  1. Kushtet e mësimdhënies:

Ofrohen:

  • Ambiente moderne të pajisura me hapësira të bollshme dhe suport teknologjik inovativ i cili favorizon mësimëdhënien dhe mësimnxënien sipas kërkesave dhe nevojave bashkëkohore që kërkon realiteti i ditëve tona.
  • Staf akademik dhe jo akademik i specializuar brenda dhe jashtë vendit
  • Klimë pozitive dhe atmosferë bashkëpunuese ndërmjet stafit dhe studentëve
  • Suport dhe këshillim i vazhdueshëm për studentët gjatë gjithë karrierës së tyre studimore
  • Gatishmëri për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të studentëve në çdo kohë
  • Bibliotekë e pasur dhe e përditësuar me tituj bashkëkohorë të autorëve më të mirë në secilën prej gjuhëve të fakultetit tone
  • Laborator informatike dhe përkthimi të cilët do t’u vijnë në ndihmë studentëve për të vënë në zbatim njohuritë teorike të përftuara gjatë orëve të leksionit në disiplinat e ndryshme që ofrojmë.
  • Sistem informimi i përditësuar me informacione të larmishme në lidhje me gjallërimin e jetës së tyre studentore brenda dhe jashtë fakultetit.
  1. Veprimtaritë shkencore dhe pasuniversitare ndër vite

Ky departament që prej fillimit të tij ka spikatur për një aktivitet të gjallë shkencor i cili ka lënë gjurmët e veta ndër vite duke u shndërruar në një gurrë të pasur informacioni dhe përvoje që do t’u vijë në ndihmë brezave të ardhshëm dhe studiuesve të rinj. Në fokus të këtyre aktiviteteve ka qenë hulumtimi, trajtimi, argumentimin, diskutimi dhe rrahja e mendimeve rreth tematikave të rëndësishme me natyrë gjuhësore, didaktike, letrare, kulturore, përkthimore etj. Aktivitetet ndër vite janë të shumta, por ne, në pamundësi për t’i paraqitur të gjitha, po përmendim vetëm disa prej tyre:

  • Seminar i organizuar nga Shoqata e Italianistëve të Shqipërisë me mësuesit e gjuhës italiane, Tiranë, 11.12.1995.
  • Konferencë Shkencore Ndërkombëtare e Filologjisë e Didaktikës së Letërsisë: «Tra sudate carte e ameni inganni», organizuar nga Fakulteti i Gj-H të UT, Akademia e Kruskës, Shoqata e Italianistëve, Tiranë, 19-21.10.2004.
  • Konferencë Shkencore Ndërkombëtare: «Biblioteca di viaggio albanese» e organizuar nga Departamenti i Gjuhës italiane të UT, Tiranë, 12.10.2006.
  • Konferencë Shkencore Ndërkombëtare «In Corsa col curricolo» e organizuar nga Departamenti i Gjuhës Italiane të Fakultetit të Gj-H të UT, Tiranë, 26-29 mars 2007
  • Konferencë Ndërkombëtare , Tradurre e comunicare. I nuovi indirizzi delle lauree bienali, 29 – 30 janar 2009, organizuar nga Departamenti i Gjuhës Italiane dhe Instituti Italian i Kulturës.
  • Konferencë shkencore ndërkombëtare, “Insegnamento della lingua e civiltà italiana. Una lingua tra realtà e prospettive”, Fakulteti i Gjuhëve të huaja, Departamenti i Gjuhës Italiane, Tiranë, 27-28 Mars, 2009.
  • Konferencë shkencore ndërkombëtare, “Il viaggio Adriatico”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë, Departamenti i Gjuhës Italiane Tiranë, 1-2 qershor 2010.
  • Konferencë shkencore ndërkombëtare “La lingua italiana in Albania tra passato e futuro”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i gjuhës italiane, Tiranë 17 nëntor 2014, në kuadër të 30-vjetorit të themelimit të Departamentit të Gjuhës Italiane.
  • Projekte
  • Projekti, Wesminster Universty, 2001-2003, Londër, Angli.
  • Projekti, 2004 -2005, i Ministrisë së Jashtme Italiane: «Mësimi i italishtes me teknologjinë informatike: analiza e tekstit e paraqitur në Power Point», zhvilluar me studentët e viteve të katërta të Departamentit të Gjuhës italiane, Fakulteti i GJ-H, UT.
  • Projekti 2005- 2006, i Ministrisë së Jashtme Italiane: «Pier Paolo Pasolini», zhvilluar me studentët e viteve të katërta të Departamentit të Gjuhës italiane, Fakulteti i GJ-H, UT
  • Projekti 2005- 2007, Interreg III transfrontaliero Adriatico, Viaggio Adriatico, C.I.S.V.A., Università di Lecce, Bari.
  • Seminar i III i studimeve mbi komunikimin “Accendere e/o spegnere la comunicazione” 26-27 mars 2010.
  • Projekti, In- service intensive summer course for academic staff: Improving teaching education”. Tempus IV – DEMED, Universiteti Roma 3, Komuniteti Evropian, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
  • Projekti “Vlerësimi i cilësisë së mësimit të gjuhës italiane në arsimin parauniversitar në Shqipëri”, dhjetor 2011- janar 2012
  • Projekti, Programi Europian «Pestalozzi» i Këshillit të Europës «Plurilinguismo, Diversità, Cittadinanza – Plurilinguisme, Diversité, Citoyennette», Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë, Tiranë.
  • Botime universitare

Një karakteristikë tjetër e këtij departamenti është edhe përpjekja e vazhdueshme studimore me baza bashkëkohore  dhe paraqitja e tyre me atë publikimeve,  që kanë si qëllim që ti vijnë në ndihmë dhe të përmbushin nevojat jo vetëm të studentëve gjatë përvijimit të tyre shkollor por edhe të studiusve të rinj.[/text_tc][image_tc url=’https://fgjh.edu.al/old/wp-content/uploads/2016/07/image2.png’ timing=’linear’ trigger_pt=’0′ duration=’1000′ delay=’0′ target=’_self’][/image_tc][text_tc timing=’linear’ trigger_pt=’0′ duration=’1000′ delay=’0′]

  • Dibra, Saper Parlare, Ombra GVG, 1996.
  • Dibra, Saper Scrivere, Ombra GVG, 1996.
  • Dibra, N.Varfi “Gjuhësi teksti”, SHBLU 1999
  • Dibra, A.Sula “Manuale di fonetica e fonologia” SHBLU 2005
  • Lama, «Il laboratorio dei testi letterari», «Geer» 2008
  • Haloçi, Sh. Delija, E. Tabaku, A. Sula, «Didaktika e Gjuhëve të huaja 1», Tekst universitar për MNP, Tiranë, 2008A. Sula, R. Martini, A. Malo, “Tipologjia 1”, Maluka, 2008.
  • Sula «Gabimet e nxënësve dhe studentëve shqiptarë në gjuhën italiane», Monografi, Shtëpia botuese «Maluka» 2009.
  • Skendaj, M. Papa, A. Haxhillazi, “Tipologji teksti 2”, Maluka, Tirane, 2009
  • Autorë të përbashkët, Përkthime për antologjinë e autorëve italianëViaggio infinito”, Tirana, Albania, Maluka,
  • Paço, “Gjuha Latine në mjekësi për studentët e vitit të parë”, TGST, Tiranë, 2009.
  • Paço, “Letërsia dhe Gjuha Latine, letërsia, Fonetica, Morfologjia, për studentët e degëve filologjike”, Turdiu, Tiranë, 2009.
  • Rago, E.Pata, E.Dalipi, N.Hoti, S.Piri, (2011) “Guida dei verbi con preposizioni” Fondacioni “Zoja e Keshillit te Mire”, Tirane
  • Xhamani, «Gjuha latine në mjekësinë veterinare», tekst për studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë 2011.
  • Dalipi, Guida  historiko-kulturore ‘Conoscere l’Albania’ ne gjuhen italiane. (bashke-autore) . Shtepia botuese ‘Toena”, Tiranë, Nëntor 2012.
  • Xhamani, «Gjuhë latine dhe terminologji mjekësore», tekst mësimor për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë 2012
  • Skendaj, I nomi astratti derivati per suffissi in italiano comparati con quelli in albanese. Geo, 2012, Tiranë.
  • Xhamani, «Gramatikë e gjuhës latine. Ushtrime dhe pjesë përkthimi për studentët e degëve filologjike», tekst mësimor për studentët e degëve filologjike, Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë 2014.
  • Lama, A. Bergamin, A. Anastasi, A. Gjinali , “Tipologji teksti 4”, Maluka, 2014.
  • Fida, V. Adhami, S. Piri, E. Dalipi , “Tipologji teksti 3, Maluka, 2015
  1. Veprimtaritë ekstrakurrikulare

Departamenti i gjuhës italiane ka një aktivitet të gjallë dhe mjaft  të larmishëm extrakurrikular ndër vite. Ky aktivitet në bashkëpunim të ngushtë  me Institucionet Shqiptare,  Institutin Italian të Kulturës dhe Ambasadën Italiane në Shqipëri, është pjesë përbërse, gjithpërfshirëse dhe stimuluese për departamentin dhe studentët e këtij departamenti,  pasi i i mundëson atyre që të njohin akoma më shumë si dhe të jenë në kontakt të drejtëpërdrejtë me gjuhën dhe kulturën italiane,  por gjithashtu të njihen edhe me përfaqësues të denjë të kësaj gjuhe dhe kulture, gjë që mundësohet nëpërmjet takimeve  me natyra të ndryshme të sferës kulturore, konkurseve të vazhdueshme dhe promovimeve të punimeve të studentëve,  vnëies në jetë të  shfaqjeve dhe teatrove të  realizuara nga vetë ata,  duke i bërë kështu të ndjehen pjesë jo vetëm e këtij departamenti dhe Fakulteti por edhe e botës së  kulturës dhe gjuhës italiane. Ndër këto aktivitete po përmendim një pjesë shumë të vogël të tyre duke qenë se aktiviteti i këtij departamenti ka një kohëzgjatje prej 30 vitesh.  Ndër to po përmendim:

  • Teatër me skenar të përshtatur dhe të shkruar nga studentët duke u bazuar në romanin “Quer pasticciaccio brutto de via Merulana” e shkrimtarit Carlo Emilio Gadda dhe të interpretuar nga vetë ata.
  • Teatër i realizuar me interpretimin e studentëve “Il berretto a sonagli” dhe “Sei personaggi in cerca d’autore” të shkrimtarit Luigi Pirandello.
  • Projektimi i filmit “Hotel Meina” , “ Giornata della Memoria”.  2009
  • E përvitshme  Java e gjuhës Italiane, “La settimana della lingua italiana”.
  • Pjesëmarrje e studentëve tanë në konkursin letrar “Europa e Giovani” të shpallur nga Universiteti i Pordenones në Itali.
  • Konkursi i përvitshëm letraro-artistik “Scrivi con noi
  • Olimpiada e gjuhës dhe kulturës italiane
  • Botime dhe Promovime të përkthimeve të studentëve të masterit të përkthimit.
  • Takim me shkrimtarin Italian Antonio Pennacchi, Fitues i çmimit letrar “Strega 2010”
  • Takim me shkrimtarin Italian Stefano Petrocchi, prezantimi i librit La Polveriera.
  • Takim me shkrimtarin Italian Raffaele Nigro, “I fuochi del Basento” e “Giustiziateli sul campo 2011.
  • Takim me shkrimtaren italiane Melania Mazzucco, fituese e mjaft çmimeve ndërkombëtare etj.
  • Takim  “Lectio Magistralis” me  Claudio Magris, prezantimi i librave

“Microcosmi”,” L`infinito viaggiare”

  • Konkursi i përvitshëm “ Attraversare la Penisola. Incontri, ricordi, suggestioni, paesaggi ed architetture da un viaggio in Italia” ku studentit fitues i jepet një bursë për të ndjekur një kurs  gjuhe dhe kulture italiane,  Gemona,
  • Etj

Bashkëpunime me universitetet jashtë vendit

  • Bashkëpunime, me disa Universitete Italiane si Università degli Studi di Bari, në kuadër të projektit “VIAGGIADR” ku përfshihen Shqipëria dhe të gjitha vendet e Adriatikut. Qëllimi i projektit ishte të studionte dhe skedonte “letërsinë e udhëtimit” në Shqipëri dhe në vendet e tjera (Kroaci, Mali i Zi, Serbi, Itali) si edhe të krijonte një Portal Informatik mbi “Udhëtimet e Adriatikut”.
  • Bashkëpunime mësimdhënieje të stafit Akademik me Universitetin e Tetovës.
  • Bashkëpunime me Università per Stranieri di Peruggia
  • Bashkëpunime me “Università degli studi di Bari”, “Facoltà delle scienze politiche” & “ Lingue e litterature straniere”. “Corso di relazioni interadriatiche”, Morën pjesë një sërë vendesh që lagen nga deti Adriatik si Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ku u diskutua mbi marrëdhëniet reciproke dhe prespektivat e bashkëpunimit midis vendeve të Mesdheut.
  • Bashkëpunime me Universitetin La Sapienza për formim në gazetari dhe komunikim, , “Corso di Alta formazione di Giornalismo e Comunicazione”.
  • CESFORIA Centro di Studi e Formazione nelle Relazioni Interadriatiche
  • Bashkëpunime me Università di Salerno

STAFI AKADEMIK I DEPARTAMENTIT TE ITALISHTES

Nr. Emër           Mbiemër TTUJT/GRADAT
1. Artur               Sula Prof.Dr
2. Diana             Kastrati Prof.Asoc.Dr
3. Klodeta          Dibra Prof.Dr
4. Renata           Martini Dr
5. Arben             Skëndaj Prof.Dr
6. Adi                 Malo Dr
7. Irena              Ndoci Prof.Dr
8. Adrian           Haxhillazi Dr
9. Erion              Kabaj Ma
10. Aida               Gjinali Prof.Asoc.Dr
11. Alessia           Bergamin Dr
12. Mirela            Papa Prof.Asoc.Dr
13. Leonard         Xhamani Prof.Asoc.Dr
14. Markeliana   Mustaka Dr
15. Viola              Adhami Dr
16. Enkela           Dalipi Dr
17. Sonila            Piri Dr
18. Elda               Resmja Prof.Asoc.Dr
19. Elda               Katorri Dr
20. Irena              Ndreu Dr
21. Alnida          Shano Dr
22. Kreshnik     Çollaku Ma
23. Olda             Xhepa Ma
24. Eglantina      Gerveni Dr
25 Ela                 Vasi Ma

STAFI AKADEMIK I JASHTËM I DEPARTAMENTIT TE ITALISHTES

Nr. Emër           Mbiemër TTUJT/GRADAT
1. Tiziana di Fabio
2. Eglantina Pata Ma
3. Mimoza Hysa Ma
4. Majlinda Haska Ma
5 Albana Tole Ma

 

SILABUSET

silabuset-e-ciklit-te-I-Gjuheletersi-dhe-qyteterim-italian

silabuset_e_masterit_komunikim__

Silabuset_e_masterit_mesuesi_

silabuset_e_masterit_perkthim__

DATAT E MINIVJESHTES PER VITIN E TRETE 2017-2018

Minivjeshta-e-vitit-te-trete-Gjuhe-Italiane-2017-2108

 

Udhërrëfyes në frengjisht dhe në italisht për Muzeun Kombëtar të Përgjimeve «Shtëpia me gjethe»

Një prej muzeve më intrigues në Shqipëri, « Shtëpia me gjethe » do të ofrojë për visitorët frankofonë dhe italofonë shërbimin e audiogudës në frengjisht dhe në italisht, si dhe libërthin udhërrëfyes të përkthyer në këto dy gjuhë.

Këto produkte janë frut i punës së studentëve të Departamentit të Gjuhës Frënge dhe të atij të  Gjuhës Italiane të FGJH-së me mbështetjen e Agjencisë Universitare të Frankofonisë, ambasadës së Francës dhe ambasadës së Italisë në Shqipëri.

Veprimtaritë e kryera për realizimin e audioguidave në gjuhën frënge u konceptuan dhe u koordinuan nga pedagogia Anida Kisi dhe në gjuhën italiane nga lektorja e Ministrisë së Jashtme italiane dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Tiziana di Fabio.

Bashkëpunuan ngushtësisht në këtë projekt, Etleva Demollari, drejtoreshë e Muzeut Kombëtar të përgjimeve « Shtëpia me gjethe » dhe Kleida Pira, gazetare në Radio Tirana International në frëngjisht.

Përkthimi i libërthit udhërrëfyes u krye nga studentët e të dy departamenteve nën kujdesin e pedagogeve Mirela Papa, Renata Martini, Vjola Adhami për gjuhën italiane dhe nga pedagoget Drita Rira dhe Etleva Demollari për gjuhën frënge. Botimi në frengjisht dhe në italisht i udhërrëfyesve u financua nga Ambasada e Francës dhe ajo e Italisë në Shqipëri.

Studentët e Masterit të Shkencave në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor e Turistik, Ernalda Gjona, Hans Zuna, Marinel Gremi, Margaux Aupetit, Senada Llukaj, Xhovana Prendi, realizuan audioguidat në frengjisht në kuadër të projektit FORMATHECO 2018-2019 të Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF) në partneritet me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

Studentët e Departamentit të Gjuhës Italiane që punuan për përkthimin e libërthit udhërrëfyes janë: Denada Cahani Kiri dhe Ardit Mullaj, studentë të Masterit në Përkthim Teknik-Letrar dhe Interpretim. Audioguida u realizua nga një grup studentësh të ciklit Bachelor dhe Master në gjuhën italiane: Alisa Kana, Ditjona Jahelezi, Enjell Hoxha, Jusilda Bardhoku, Klaudia Përnokaj, Martin Arapi, Pamela Syku, Sirela Roçi.

Në kuadër të javës së XIX-të italiane në botë, audioguidat dhe libërthi udhërrëfyes në frengjisht dhe në italisht u prezantuan gjatë një eventi të organizuar nga Ambasada e Italisë më 22 tetor 2019 në godinën “Liria”  ku ishin të ftuar dhe përshëndetën punën e kryer një sërë personalitetesh: Artur Sula dekan i FGJH-së,  Elva Margariti ministre e Kulturës, ambasadori i Italisë Alberto Cutillo, ambasadorja e Francës Christina Vasak, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani dhe drejtoresha e muzeut Etleva Demollari.

Le nuove guide in francese e italiano per il Museo Nazionale della Sorveglianza “Casa delle Foglie” a Tirana

Uno dei musei più affascinanti dell’Albania, la “Casa delle Foglie” offrirà il servizio di audioguida in italiano e francese ai visitatori italofoni e francofoni, nonché una guida tradotta nelle due lingue.

Le guide sono il risultato del lavoro degli studenti dei Dipartimenti di Italiano e di Francese  della Facoltà di Lingue Straniere, grazie al sostegno dell’Ambasciata d’Italia in Albania per parte italiana, dalla Agence Universitaire de la Francophonie e dell’Ambasciata di Francia, per parte francese.

Le attività svolte per la realizzazione delle guide in italiano sono state progettate e coordinate dalla lettrice  del Ministero degli Affari Esteri e della Cooperazione Internazionale, Tiziana di Fabio e in francese dalla professoressa Anida Kisi.

La guida cartacea in italiano è stata tradotta dagli studenti del Master di Traduzione e Interpretariato, a cui le docenti, le professoresse Mirela Papa, Renata Martini, Vjola Adhami, l’avevano affidata come compito di tirocinio del secondo semestre dell’anno conclusivo del Master. L’edizione francese è stata curata dalla prof.ssa Drita Rira del Dipartimento di Francese et la direttrice des museo, Etleva Demollari. La guida è stata pubblicata e offerta al Museo « Casa delle Foglie » grazie al contributo dell’Ambasciata d’Italia in Albania e dall’Ambasciata di Francia.

L’audioguida in italiano, a cui si accede da un link sulla pagina web del Museo, è il frutto di una collaborazione fra l’Ambasciata d’Italia a Tirana, la Facoltà di Lingue – Dipartimento di Italiano e Francese e il Museo “Casa delle Foglie”. I testi in italiano sono stati rielaborati in collaborazione con il Dipartimento di Francese dell’Università di Tirana che li ha redatti in francese; la registrazione è stata realizzata da un gruppo di studenti del Dipartimento di Italiano, coordinati dalla Lettrice del Ministero degli Esteri e della Cooperazione Internazionale, Tiziana Di Fabio. Gli studenti che hanno prestato la loro voce sono: Alisa Kana, Ditjona Jahelezi, Enjell Hoxha, Jusilda Bardhoku, Klaudia Përnokaj, Martin Arapi, Pamela Syku, Sirela Roçi. Sono stati aiutati a rielaborare il suono da Guillermo Poyatos Córdoba. Il Comune di Tirana ha messo a disposizione il tecnico informatico per la realizzazione del link sulla home page del Museo.

Gli studenti del Master in Comunicazione Interculturale e Turistica, Ernalda Gjona, Hans Zuna, Marinel Gremi, Margaux Aupetit, Senada Llukaj e Xhovana Prendi hanno prodotto l’audioguida in francese nell’ambito del progetto FORMATHECO 2018-2019 dell’Agenzia Universitaria della Francofonia (AUF) in collaborazione con la Facoltà di Lingue straniere dell’Università di Tirana.

Nell’ambito della XIX Settimana della Lingua Italiana nel Mondo, le guide cartacee e le audioguide sono state presentate in occasione di un evento organizzato dall’Ambasciata italiana il 22 ottobre 2019 presso la sala « Liria » dell’Università di Tirana.  Per l’occasione il Decano della Facoltà di Lingue Straniere, Artur Sula, ha accolto il Ministro della Cultura, Elva Margariti, l’Ambasciatore d’Italia Alberto Cutillo, l’Ambasciatore di Francia Christina Vasak, la Vice Sindaco di Tirana Anuela Ristani, la Direttrice del museo “Casa delle Foglie” Etleva Demollari.