Departamenti i Gjuhës Frenge

Historik i shkurtër

 

I krijuar në vitin 1965 Departamenti i Gjuhës Frënge ka një përvojë tepër të pasur në mësimdhënie dhe në kërkime shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ndër vite,  ky departament ka pasur në gjirin e tij profesorë të shquar të gjuhës frënge si Nonda Bulka, Vedat Kokona, Petrit Sinani, Medi Agalliu etj. Për vite me radhë pranë departamentit janë angazhuar edhe lektorë francezë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në brumosjen e studentëve të gjuhës frënge. Departamenti i Gjuhës Frënge ka nxjerrë mësues të talentuar të gjuhës frënge, përkthyes/interpretë, gazetarë, gjuhëtarë si edhe kuadro të shquar në jetën shoqërore e politike të shoqërisë shqiptare. Pedagogët e departamentit janë formuar dhe kualifikuar ndër vite në universitetet më të mira të Francës duke përcjellë tek studentët fjalën e fundit të shkencës.

Stafi i brendshëm aktual në Departamentin e Gjuhës Frënge:

Nr. Emër/mbiemër Funksioni Grada/titulli Adresa elektronike
1.        Eldina Nasufi Pedagog Prof. Dr [email protected]
2.        Nonda Varfi Pedagog Prof. Dr [email protected]
3.        Raul Lilo Pedagog Prof. Dr [email protected]
4.        Andromaqi Haloçi Pedagog Prof. Dr [email protected]
5.        Saverina Pasho Pedagog Prof. Dr [email protected]
6.        Esmeralda Kromidha Pedagog Prof. Dr. [email protected]
7.        Lorena Dedja Pedagog Prof. As. Dr [email protected]
8.        Alba Frashëri Përgj. Departamenti Prof. As. Dr. [email protected]
9.        Migena Alimehmeti Pedagog Prof. As. Dr. [email protected]
10.    Eglantina Gishti Pedagog Prof. As. Dr. [email protected]
11.    Afërdita Canaj Pedagog Prof. As. Dr. [email protected]
12.    Ardiana Kastrati Pedagog Prof. As. Dr. [email protected]
13.    Fjoralba Dado Pedagog Dr. [email protected]
14.    Anida Kisi Pedagog Dr. [email protected]
15.    Drita Rira Pedagog Dr. [email protected]
16.    Laureta Mema Pedagog Dr. [email protected]
17.    Ferit Baze Pedagog Dr (në proces) [email protected]
18.    Bora Kuçuku Pedagog Dr (në proces) [email protected]
19.    Elona Toro Pedagog Dr (në proces) [email protected]
20.    Klementina Shiba Pedagog Dr [email protected]

Në departamentin e gjuhës frënge, aktualisht ka gjithashtu 5 (pesë) pedagogë të jashtëm si edhe 1(një) pedagoge franceze, një pjesë e të cilëve sigurojnë mësimdhënien e gjuhës frënge në fakultete të tjera të Universitetit të Tiranës.

  1. Titujt e diplomave të ciklit të parë 3-vjeçar që ofron Departamenti i Gjuhës Frënge :


Diplomë në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Francez”

Diplomë në “Përkthim dhe Interpretim”
Diplomë në “Gjuhë dhe Komunikim”
 

  1. Titujt e diplomave të Ciklit të  Dytë :

Master Shkencor në “Mësuesi” ( 2 vjet) :

Studenti  me formim të tillë mund të punojë si :

 

-Mësues pranë shkollave nëntë-vjeçare

-Mësues pranë shkollave të mesme

-Mësues pranë qendrave të gjuhëve
Master Shkencor  në “Përkthim teknik letrar dhe interpretim” ( 2 vjet) :

Studenti  me formim të tillë mund të punojë si :

-Përkthyes i teksteve të specialitetit në fushën e drejtësisë, ekonomisë, etj.

-Përkthyes i teksteve pragmatike pranë mediave të ndryshme

-Interpret konferencash

-Përkthyes pranë shtëpive botuese

-Përkthyes apo interpret pranë agjensive të përkthimit

Këtë vit po punohet për hapjen e një masteri të delokalizuar në gjuhë dhe ndërkulturalitet, Specialiteti Përkthim Profesional dhe Interpretim/Dega Përkthim Profesional njëherazi Diplomë Universitare “DU 1-Mjete dhe orientim profesional në përkthim” në bashkëpunim me ITIRI-Strasburg dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Master Shkencor në “Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik” (2 vjet)

Studenti me formim të tillë mund të punojë si:

-Mediator ndërkulturor pranë institucioneve në fushën e marrëdhënieve kulturore midis Shqipërisë dhe vendeve të huaja.

-Operator ose përgjegjës i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë institucioneve të ndryshme ose organizatave joqeveritare.

-Specialist komunikimi pranë departamenteve të marrëdhënieve me publikun në ndërmarrje të ndryshme.

-Gazetar pranë mediave të ndryshme në fushën e historisë, kulturës, etj.

-Punonjës pranë një agjensie turizmi, guidë turistike pranë agjensive, muzeumeve apo ekspozitave të ndryshme,etj.

Këtë vit po punohet për hapjen e një masteri profesional në Gjuhë Komunikim dhe Turizëm në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Histori Filologjisë e Fakultetin e Ekonomisë. Universitetet e huaja me të cilët do të bashkëpunohet janë Universiteti i Nisës, Universiteti i Korsikës dhe Universiteti i Torinos.

  1. Mobilitetet e studentëve

-Falë marrëveshjes me universitetin Blaise-Pascal Clermont-Ferrand II çdo vit mundësohet një stazh 3 javor për 2 studentë nga Departamenti i Gjuhës Frënge (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja) dhe 2 studentë të Universitetit Francez vijnë të kryejnë 3 javë praktikë në Fakultetin tonë.

-Falë marrëveshjes që ka ekzistuar me Institutin e Përkthimit dhe Interpretimit në Strasburg, 2 studentë nga profili i përkthimit kanë marrë pjesë çdo vit nga një muaj në mësim pranë këtij Instituti.

-Në bazë të marrëveshjes me Universitetin e Lozanës në Zvicër çdo vit tre studentë ndjekin 3 javë kurse verore për gjuhën frënge.

-Nëpërmjet bursave që jepen nga AUF-i (Agjensia Universitare e Frankofonisë) studentët e frëngjishtes ndjekin studimet e tyre master/postmaster në universitete të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

  1. Mundësia për të ndjekur studimet jashtë vendit jo vetëm në drejtimet e titujve të FGjH

Diplomat e lëshuara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (Departamenti i Gjuhës Frënge), u japin mundësinë studentëve të ndjekin studime në nivel masteri dhe doktorature në Universitete të ndryshme jashtë Shqipërisë. Përfshirja e Universitetit të Tiranës në sistemin e Bolonjës e lehtëson së tepërmi ndjekjen e studimeve jashtë vendit.

 

  1. Staf akademik dhe jo akademik i specializuar

Për të siguruar cilësi në mësimdhënie (leksione, seminare, praktika profesionale), anëtarët e Departamentit të Frëngjishtes bëjnë përpjekje të vazhdueshme. Ata marrin pjesë në seminare, simpoziume, konferenca, projekte, workshope brenda dhe jashtë vendit, duke i dhënë kështu këtij departamenti një hapje në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Veprimtaria botuese e stafit akademik në këtë departament është e larmishme dhe e pasur me tekste universitare, artikuj shkencorë, akte konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare, monografi, përkthime etj..

  1. Kushte të kënaqshme të mësimdhënies

Kushtet e mësimdhënies janë shumë të kënaqshme.

  1. Veprimtaritë shkencore dhe pasuniversitare

Departamenti i Gjuhës Frënge organizon çdo vit një konferencë kombëtare (ose ndërkombëtare) në fushën e gjuhësisë, didaktikës, letërsisë ose përkthimit. Këto aktivitete shërbejnë edhe për të shkëmbyer përvojë me kolegë në nivelin universitar dhe parauniversitar, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Anëtarët e Departamentit të Gjuhës Frënge ndër vite kanë përforcuar bashkëpunimin me kërkues në rrjete kërkuesish si ai i Agjensisë Universitare të Frankofonisë (AUF) si edhe me ekipe kërkimore shkencore në universitete të njohura franceze.

Departamenti ka bashkëpunime me Ambasadën Franceze në Tiranë, Organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), Agjensinë Universitare të Frankofonisë (AUF), Kampusin Numerik Frankofon (CNF), Qendrën Rajonale Frankofone për Evropën Qëndrore dhe Lindore (CREFECO) dhe Universitete Franceze. Të gjitha këto bashkëpunime favorizojnë dukshëm konsolidimin e formimit shkencor të pedagogëve si edhe cilësinë e lartë të mësimdhënies së gjuhës e kulturës frënge,  nëpëmjet shkëmbimeve dhe trajnimeve për ta dhe për studentët si edhe larmishmërisë së veprimtarive shkencore universitare dhe pasuniversitare.

  1. Veprimtaritë ekstrakurrikulare

Në departamentin e gjuhës frënge janë zhvilluar dhe zhvillohen veprimtari të ndryshme ekstrakurrikulare si konkurse mes studentëve për përkthimet më të mira, vënie në skenë e një komedie muzikore në gjuhën frënge, realizimi dhe konceptimi i afishave me tema të frankofonisë, reportazh informues në gjuhën frënge nga studentë të masterit, prezantime rreth temës të të drejtave të njeriut, mbrëmje poetike, shfaqje me krijime studentësh (poezi, pjesë teatrale) etj.. Shumë nga këto veprimtari ekstrakurrikulare zhvillohen në kuadrin e muajit të frankofonisë. Së fundmi studentët e departamentit të frëngjishtes janë përfshirë edhe në veprimtari sportive të organizuara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

  1. Bashkëpunime të ngushta me Universitete jashtë vendit

Ndër vite bashkëpunime të ndryshme janë realizuar me universitete si:

-Universiteti i Blaise Pascal, Clermont-Ferrand II, Francë

-Universiteti i Lozanës, Zvicër

-Universiteti Stendal III, Grënoblë, Francë

-Instituti i Përkthimit dhe Interpretimit, Strasburg, Francë

Në kuadrin e projekteve shkencore që ka realizuar departamenti i gjuhës frënge, në konsorciumet e universiteteve partnere janë përfshirë shumë universitete të rajonit dhe më gjerë, gjë që ka bërë të mundur shkëmbimin e përvojave të mësimdhënies dhe kërkimit në një plan të gjerë ndërkombëtar.  Bashkëpunime të tjera me universitete te tjera të huaja priten të konkretizohen në kuadrin e marrëveshjeve dhe projekteve që janë në proces vënieje në zbatim.

SILABUSET

SilabusetGjuhe-letersi-dhe-qyteterim-francez

DATAT E MINIVJESHTES PER VITIN E TRETE 2017-2018

Minivjeshta-e-vitit-te-trete-Gjuhe-Frenge-2017-2108

 

 

Sot në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, nisi trajnimi me studentë të Gjuhës Frënge, rreth praktikave teatrale dhe të mësuarit të gjuhës së huaj.

Zoti Jan Nowak, profesor i gjuhës frënge, themelues i Drameducation – Qendër Ndërkombëtare e Teatrit Frankofon në Poloni, përkthyes i më shumë së 50 pjesëve teatrale frankofone, vjen për të disatën herë në Shqipëri për të formuar mësues e këtë radhë edhe studentë të gjuhës frënge. Falë Ambasadës së Francës në Shqipëri, ky trajnim per studentet vjen si mbështetje edhe në kuadrin e një punë disa vjeçare që është bërë në Departamentin e Gjuhës Frënge për vënien në skenë dhe konceptimin e pjesëve teatrale. 

Udhërrëfyes në frengjisht dhe në italisht për Muzeun Kombëtar të Përgjimeve «Shtëpia me gjethe»

Një prej muzeve më intrigues në Shqipëri, « Shtëpia me gjethe » do të ofrojë për visitorët frankofonë dhe italofonë shërbimin e audiogudës në frengjisht dhe në italisht, si dhe libërthin udhërrëfyes të përkthyer në këto dy gjuhë.

Këto produkte janë frut i punës së studentëve të Departamentit të Gjuhës Frënge dhe të atij të  Gjuhës Italiane të FGJH-së me mbështetjen e Agjencisë Universitare të Frankofonisë, ambasadës së Francës dhe ambasadës së Italisë në Shqipëri.

Veprimtaritë e kryera për realizimin e audioguidave në gjuhën frënge u konceptuan dhe u koordinuan nga pedagogia Anida Kisi dhe në gjuhën italiane nga lektorja e Ministrisë së Jashtme italiane dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Tiziana di Fabio.

Bashkëpunuan ngushtësisht në këtë projekt, Etleva Demollari, drejtoreshë e Muzeut Kombëtar të përgjimeve « Shtëpia me gjethe » dhe Kleida Pira, gazetare në Radio Tirana International në frëngjisht.

Përkthimi i libërthit udhërrëfyes u krye nga studentët e të dy departamenteve nën kujdesin e pedagogeve Mirela Papa, Renata Martini, Vjola Adhami për gjuhën italiane dhe nga pedagoget Drita Rira dhe Etleva Demollari për gjuhën frënge. Botimi në frengjisht dhe në italisht i udhërrëfyesve u financua nga Ambasada e Francës dhe ajo e Italisë në Shqipëri.

Studentët e Masterit të Shkencave në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor e Turistik, Ernalda Gjona, Hans Zuna, Marinel Gremi, Margaux Aupetit, Senada Llukaj, Xhovana Prendi, realizuan audioguidat në frengjisht në kuadër të projektit FORMATHECO 2018-2019 të Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF) në partneritet me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

Studentët e Departamentit të Gjuhës Italiane që punuan për përkthimin e libërthit udhërrëfyes janë: Denada Cahani Kiri dhe Ardit Mullaj, studentë të Masterit në Përkthim Teknik-Letrar dhe Interpretim. Audioguida u realizua nga një grup studentësh të ciklit Bachelor dhe Master në gjuhën italiane: Alisa Kana, Ditjona Jahelezi, Enjell Hoxha, Jusilda Bardhoku, Klaudia Përnokaj, Martin Arapi, Pamela Syku, Sirela Roçi.

Në kuadër të javës së XIX-të italiane në botë, audioguidat dhe libërthi udhërrëfyes në frengjisht dhe në italisht u prezantuan gjatë një eventi të organizuar nga Ambasada e Italisë më 22 tetor 2019 në godinën “Liria”  ku ishin të ftuar dhe përshëndetën punën e kryer një sërë personalitetesh: Artur Sula dekan i FGJH-së,  Elva Margariti ministre e Kulturës, ambasadori i Italisë Alberto Cutillo, ambasadorja e Francës Christina Vasak, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani dhe drejtoresha e muzeut Etleva Demollari.

Nouveaux guides en français et en italien pour le Musée National de la Surveillance « Maison des Feuilles» à Tirana

Les voix des étudiants du Département de Français accompagneront d’or et n’avant les visiteurs francophones d’un des musées les plus intrigants en Albanie, la “Maison des feuilles”.

Les étudiants du Master en communication interculturelle et touristique, Ernalda Gjona, Hans Zuna, Marinel Gremi, Margaux Aupetit, Senada Llukaj, Xhovana Prendi ont réalisé les audioguides en français dans le cadre du projet FORMATHECO 2018-2019 de l’Agence Universitaire de la Francophonie (AUF) en partenariat avec la Faculté de Langues Étrangères de l’Université de Tirana.

Le projet a été conçu et coordonné par la professeure Anida Kisi.

Etleva Demollari, directrice du musée national de la surveillance « Maison des Feuilles»” et Kleida Pira, journaliste à Radio Tirana International en français, ont étroitement collaboré pour la réalisation de ce projet.

Ce projet a suscité l’intérêt de l’ambassade d’Italie en Albanie et du Département de la langue italienne.  En collaboration avec le Département de français et encadrés par la lectrice du ministère italien des Affaires étrangères et de la Coopération internationale Tiziana di Fabio, les étudiants ont réalisé en italien les audioguides du musée.

Parallèlement à la préparation des audioguides, les étudiants des deux départements, sous les auspices des professeures Drita Rira et Etleva Demollari pour le français et des professeures Mirela Papa, Renata Martini, Vjola Adhami pour l’italien, ont traduit le livret guide du musée dans les deux langues. La publication en français et en italien des guides a été financée par l’ambassade de France et celle d’Italie.

Les étudiants du Département d’Italien  qui ont réalisé la traduction du livret guide sont: Denada Cahani Kiri dhe Ardit Mullaj, alors que les audioguides ont été réalisées par Alisa Kana, Ditjona Jahelezi, Enjell Hoxha, Jusilda Bardhoku, Klaudia Përnokaj, Martin Arapi, Pamela Syku, Sirela Roçi, étudiants en  Licence et en Master « Langues et Communication Interculturelle et Touristique ».

Dans le cadre de la XIXe Semaine de la Langue Italienne dans le monde, le livret guide et des audioguides en français et en italien ont été présentés lors d’un événement organisé par l’ambassade d’Italie le 22 octobre 2019. Le travail et la réussite des étudiants ont été salués par  le Doyen de la Faculté des Langues Étrangères, Monsieur Artur Sula et par Madame la Ministre de la Culture Elva Margariti, Monsieur l’Ambassadeur d’Italie Alberto Cutillo, Madame l’Ambassadeur de France Christina Vasak, Madame l’Adjointe au Maire de Tirana Anuela Ristani, Madame Etleva Demollari Directrice du musée la  «Maison des Feuilles ».

 

 

NJOFTIM!
 
NJOFTOHEN TË GJITHË STUDENTËT E VITEVE TE PARA TË PROGRAMEVE MASTER, TË CILËT KANË PËRZGJEDHUR GJUHËN FRENGE SI GJUHË TË HUAJ TË DYTË, TË PARAQITEN NË DEPARTAMENTIN E GJUHES FRENGE DITËN E HËNË, DATË 04.11.2019, ORA 19.15. 
 
MESIMI ZHVILLOHET ÇDO TË HËNË DHE TË MËRKURË, 19.30-21.30.
 
DEPARTAMENTI I GJUHES FRENGE

 

Salloni i Studimeve në Francë.

15 studentë të Departamentit të Gjuhës Frënge, të nivelit master dhe tre vjeçar, u angazhuan në stendat e ndryshme për paraqitjen e Universiteteve Franceze, të Agjencisë Universitare të Frankofonisë dhe të Agjencisë së Erasmus+.  Kënaqësi tek i shohim të shpalosin jo vetëm njohuritë e tyre gjuhësore, por edhe tek ndërveprojnë me seriozitet e përkushtim në një kontekst ku marrin pjesë institucione dhe shoqata frankofone.

Bashkengjitur do të gjeni listat e fituesëve të Raundit të Parë dhe Raundit të Dytë  në Master i Shkencave në Gjuhë Frënge në programet e studimit Mësuesi, Gjuhë dhe Komunikim NdËrkulturor dhe Turistik  , Përkthim Teknik-Letrar dhe Interpretim.

Komunikim ne gjuhe frenge

Mesuesi gjuhe frenge

Perkthim ne gjuhe frenge