Historiku i Departamentit të Gjuhës Spanjolle

 

  1. Historiku

Në vitin 2005 hyri për herë të parë në kurrikulën e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, (dhe është ndër ofertat më të reja që ofron UT), gjuha spanjolle si gjuhë e huaj e dytë dhe si lëndë me zgjedhje në tre vitet e Ciklit të parë të studimeve.

Në vitin 2008-2009, u hap dega “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanik” bashkëngjitur Departamentit të Gjuhës Italiane.

Më pas, në janar të vitit 2009 u nënshkrua hapja e Departamentit të Gjuhës Spanjolle me 4 pedagogë efektivë, 1 lektor spanjoll, sipas marrëveshjes mes Rektoratit të UT dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Spanjolle.

Aktualisht departamenti përbëhet nga 8 tetë pedagogë të brendshëm ndër të cilët: mban titullin Profesor Doktor; 5 mbajnë titullin Doktor; dhe 2 janë në proçes për mbrojtjen e gradës shkencore Doktor; 8 pedagogë part-time; si edhe lektor spanjoll.

Gjithashtu spanjishtja ofrohet si gjuhë e dytë për degët e tjera të FGJH me rreth 80 studentë në ciklin e parë dhe të dytë. Departamenti i Gjuhës Spanjolle ka drejtim “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanik”. Po ashtu edhe në Ciklin e dytë ka si specializim master shkencor “Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dheTuristik”. Këtë vit po punohet që të ofrohet edhe dega e Mësuesisë në Master Shkencor. Studentët e masterit  shkencor Përkthim Teknik Letrar dhe Interpretim, pranë FGJH, kanë mundësi të zgjedhin lëndën e gjuhës spanjolle si gjuhë C, ndërsa studentët e masterit Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik, kanë mundësi të zgjedhin lëndën:   Kulturë dhe letërsi spanjolle.

Departamenti ynë për tre vite ka qenë edhe Qendër e provimit Pasuniversitar DELE (Diploma de Español como Lengua Extranjera), diplomë e Gjuhës Spanjolle si Gjuhë e Huaj, e cila njihet ndërkombëtarisht e organizuar nga Instituti Cervantes, me seli në Romë në bashkëpunim me Ambasadën spanjolle në Tiranë.

.

  1. Çfarë synohet?

Të arrijë të zotërojë njohuri të koncepteve të reja që do t’i ndihmojnë studentët të aftësojnë kompetencat e tyre komunikuese dhe mbi të gjitha aftësinë e të shkruarit nëpërmjet analizës së teksteve të ndryshme. Ky proçes do të zhvillohet pa lënë mënjanë aftësitë e tjera gjuhësore. Studenti njihet me konceptet kryesore dhe metodologjike të teorive gjuhësore të ndryshme. Gjithashtu do të përfitojë njohuritë bazë mbi mësimdhënien e spanjishtes si gjuhë e huaj; do të përfitojë njohuri teorike dhe praktike, të cilat do t’a ndihmojnë në formimin e përgjithshëm në të ardhmen e tij profesionale në fusha të tilla si kulturë dhe qytetërim hispanik, didaktikë, letërsi të Spanjës dhe Amerikës Latine.

 

  1. Titujt e studimit.

Aktualisht Departamenti i Gjuhës Spanjolle ofron:

  • Në ciklin e parë të studimeve Bachelor diplomë në: “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanik”.
  • Në ciklin e dytë të studimeve Master Shkencor, diplomë në: “Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik” ( 2 vjet).

 

  1. Mobilitete dhe shkëmbime Erasmus që u mundësohen studentëve.

Në kuadër të programit Erasmus+ çdo vit hapen thirrje për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e nivelit Bachelor, Master dhe PhD në Universitete të ndryshme spanjolle si: Universiteti i Granadës, i Almerisë, i Huelva, Santanderit, etj.

Programi Erasmus+ është program icili u jep mundësinë studentëve për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe rritur perspektivat e punësimit. Në semestrin e I-rë të vitit akademik 2016-2017 në kuadër të programit Erasmus+ kanë vajtur për studime në Granada të Spanjës 6  studentë të katedrës së spanjishtes. Ky mobilitet studentësh po shtrihet edhe në Universitetin e Almerisë në të cilin aktualisht kemi 20 studentë aplikantë për të vazhduar studimet në semestrin e II-të të po këtij viti akademik 2016-2017.

 

  1. Mundësia për të ndjekur studimet jashtë vendit jo vetëm në drejtimet e titujve të FGJH.

Diploma e lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në degën“Gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanik”, u jep mundësi studentëve të interesuar të ndjekin studimet Master ose PhD në Universitete të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit duke qenë se Universiteti i Tiranës është pjesë e Programit të Bolonjës dhe nuk janë të pakta rastet e eksperiencave të tilla akademike.

 

  1. Staf akademik dhe jo akademik i specializuar.

Stafi akademik ka kryer trajnime të ndryshme studimore për formimin profesional.

Departamenti është angazhuar me trajnime të ndryshme të mbështetura nga  Agjencia Spanjolle për Bashkëpunim e Zhvillim (AECID), nga Ministria e Jashtme Spanjolle (MAE), Instituti Cervantes në Romë, etj.

Të gjitha këto projekte kanë shërbyer për rritjen e cilësisë së  mësimdhënies/ nxënies, forcimin e punës shkencore në departament, për ngritjen profesionale të stafit akademik pranë Departamentit, rritjen e nivelit cilësor të përgatitjes së studentëve. Pedagogët kanë një pjesëmarrje të sukseshme në konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe në aktivitete mësimore e kulturore.

 

Projekti me Universitetin UIMP (Universiteti Nderkombetar Menendez Pelayo), Spanje,  Projekt Bashkepunimi Nderkombetar: Zhvillimi i Katedres Se Gjuhes, Letersise Dhe Kultures Spanjolle, Ne Fakultetin E Gjuheve Te Huaja, Tirane. U ka dhënë mundësinë pedagogëve të këtij departamenti të përforcojnë eksperiencën profesionale në mësimdhënie. Ky program përmbante specializime ne fusha në vijim:  “Fonetica Del Espanol” ; Historia Contemporanea” ; “Sintaxis Del Espanol” “Didactica Del Espanol Como Lengua Extranjera”; “Literatura Espanola” ;  “Morfologia Del Espanol” ; “Tecnologías De La Información Y La Comunicación (Tic) En La Educación”;

 

 “Jornadas Sobre America Latina” ; pjesemarrje ne Seminarin e organizuar nga Departamenti i Gjuhes Spanjolle

 

? “Nje Veshtrim Panoramik Mbi Semantiken Dhe Pragmatiken”; pjesemarrje ne Seminarin e organizuar nga Casa de España “Encuentro De Profesores De Espanol Como Lengua Extranjera En Tirana”.

 

Universiteti i Granades, Spanjë – Qendra e Gjuhëve të Huaja Moderne, Specializim për perfeksionimin e gjuhës dhe kulturës spanjolle.

 

 “Kurs perfeksionimi didaktik për profesorët e gjuhës spanjolle”: Tipologia de actividades de expresion oral e interaccion”, “Capacitacion de Examinadores DELE: Que es el DELE? Y Examindores orales y criterios de calificacion”, organizuar nga sektori i Edukimit dhe Shkencës i Ambasadës së Spanjës në Shqipëri dhe nga Instituti Cervantes i Romës në Shqipëri.

Përveç trajnimeve të lartpërmendura, pedagogët kanë zhvilluar edhe trajnime të tjera individuale brenda dhe jashtë vendit.

 

  1. Kushte të kënaqshme të mësimdhënies

Studentët pajisen me leksionet përkatëse në cdo lëndë dhe konsultohen me një bibliografi të pasur, të cilën e gjejnë në Bibliotekën e fakultetit.

Librat të cilët përdoren në procesin e mësim dhënies, janë bashkëkohorë, të përgatitur nga specialistë të fushës dhe të aprovuar në komisionet përkatëse pranë katedrës.

Leksionet dhe seminaret jepen me ndihmen e mjeteve të teknologjisë së përparuar, duke përdorur teknikat më bashkëkohore të mësimdhënies.

 

       8. Veprimtaritë shkencore pasuniversitare.

  1. Veprimtaritë ekstrakurrikulare.
  • Grupi i teatrit, pas një shkëputje një vjecare, filloi sërisht provat për shfaqjen e radhës me pjesëmarrjen e lirë të studentëve si të Bachelor-it ashtu edhe të Masterit (18 studente). Vepra e shfaqur e re me titull “Tres Sombreros de Copa”, u prezantua në prill 2016 në sallën e Universitetit të Arteve, me mbështetjen e Ambasadës Spanjolle. Për më shumë informacion klikoni në http://estudiandoespanolentirana.blogspot.al/ ose Facebook Estudiando Español en Tirana
  • Konkursi Mas que palabras me pjesëmarrjen e studentëve të spanjishtes te UT si dhe të studentëve te spanjishtes së Universitetit Stefan cel mare, Suceava, Rumani, i cili u konkretizua me botimin në format letër.
  • Panairi i librit në 23 prill 2014: përgatitja dhe koordinimi i aktiviteteve në spanjisht të realizar nga studentët në stendën e Ambasadës spanjolle dhe u promovuan botimet e ambasadës spanjolle në Tiranë.
  • Panairi i librit, 12- 16 nentor 2014: pergatitja dhe koordinimi i aktiviteteve ne spanjisht të realizar nga studentët në stendën e Ambasadës spanjolle në Tiranë.

 

  1. Bashkëpunimet e ngushta me universitetet jashtë vendit.

Departamenti i Spanjishtes ka bashkëpunuar ndër vite me Universitetet:

  • Universidad Internacional Menéndez Pelayo (UIMP
  • Universidad Complutense de Madrid
  • Universidad Autónoma de Madrid
  • Universidad Autónoma de Barcelona
  • Universidad de Salamanca
  • Universidad de Oviedo
  • Universidad de León
  • Universidad Nacional de Educación a Distancia (UNED)
  1. Mësues pranë qendrave të gjuhëve të huajaVendet e punës ku studentët mund të punojnë sipas profileve studimore mund të jenë:
  • Mediatorë ndërkulturor pranë institucioneve
  • Operatorë ose përgjegjës i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë institucioneve të ndryshme ose organizatave joqeveritare.
  • Specialist komunikimi
  • Gazetarë pranë mediave të ndryshme
  • Punonjës pranë një agjensie turizmi, guidë turistike
  • Përkthyes / Interpret

Lista e pedagogëve të brendshem dhe të jashtëm për vitin akademik 2020-2021 të Departamentit të Gjuhës Spanjolle.

Pedagoge te brendshem

Emër Mbiemër      Detyra, Grada, Titulli
1.Serxho Rama
[email protected]
Përgj.Dep. Docent
2.Admira Nushi
[email protected]
 Lektor i parë
3.As.Dr.Anastasi Prodani 
[email protected]
4. Viola Gjyli
[email protected]
Lektor i parë
5.Flavia Kaba
[email protected]
Lektor i parë
6.Mimoza Puto 
[email protected]
7.Majlinda Abdiu
[email protected]
Lektor i parë
8.Edlira Gabili
[email protected]
Lektor Spanjoll

Pedagoget e jashtem

1.   Sandra Gjoka
[email protected]
2.   Alba Beqaj
[email protected]
3.   Ina Doda
[email protected]
4.   Andia Dani
[email protected]
5.   Fatmir Xhaferi 
[email protected]
6.   Elsa Bakshevani
[email protected]
7.   Kamela Marku
[email protected]
8.  Francisco Javier Martin Rodriguez
[email protected]

DATAT E MINIVJESHTES PER VITIN E TRETE 2017-2018

Minivjeshta-e-vitit-te-trete-Gjuhe-Spanjolle-2017-2108