Historiku I Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja e ka selinë e vet me zyra dhe auditorë në Rrugën e Elbasanit dhe ndan të njëjtën ndërtesë me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. FGJH disponon mjediset: Godina A (kati II dhe III) dhe Godina B (Kati I dhe II).
FGJH i ka fillimet e veta në vitin 1947, viti i themelimit të Katedrës së Gjuhës ruse. Katedra e gjuhës ruse ka funksionuar në kuadrin e një Instituti 2-vjeçar, i cili në vitin 1951 u shndërrua  në Institut të lartë pedagogjik.
Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, Katedra e Gjuhës ruse kalon si degë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Në vitin 1960 hapet Katedra e Gjuhës angleze, në 1965 Katedra e Gjuhës frënge, në 1984 katedra e Gjuhës italiane, në 1992 katedra e Gjuhës gjermane, në 1998 Dega e gjuhës greke, në 1996 Dega e Gjuhës turke dhe në vitin 2008 dega e Gjuhës spanjolle.

Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike

 

Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike i shënon fillimet e tij në vitin 1947 me hapjen për herë të parë të Katedrës së Gjuhës Ruse në Institutin dyvjeçar. Më pas, me ngritjen e Institutit të Lartë Pedagogjik në vitin 1951, mësimi i gjuhës ruse filloi të shtrihej edhe më shumë. Në vitin 1955 Katedra e Gjuhës Ruse numëronte 20 pedagogë si dhe një numër të madh studentësh.
Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, Katedra e Gjuhës Ruse u përfshi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Me shtimin e numrit të studentëve në Universitetin e Tiranës, katedra u nda në dy:

a) Katedra e Gjuhës Ruse (e specialitetit) për degën e Gjuhës dhe letërsisë ruse, e cila deri në vitin 1972 përgatiste mësues të gjuhës ruse dhe shqipe për shkollën e mesme. Pas këtij viti studentët diplomoheshin vetëm si  mësues të gjuhës ruse.

b) Katedra e Gjuhës Ruse (e përgjithshme) për fakultetet e tjera të universitetit.
Në mes të viteve ’80 dy katedrat u bashkuan përsëri në një.
Në vitin 1995 Katedra e Gjuhës Ruse u reformua duke u shndërruar në Departament të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, i cili, përveç rusishtes, mbulon edhe studimimin e gjuhëve të tjera sllave dhe ballkanike. Aktualisht departmenti përbëhet nga tri degë:

  1. Dega e Gjuhës Ruse
  2. Dega e Gjuhës Greke
  3. Dega e Gjuhës Turke

Si gjuhë të dytë të detyrueshme studentët e tri degëve të mësipërme mësojnë anglishten në 10 semestrat e ciklit të parë dhe të dytë. Në kurrikulat mësimore parashikohet edhe mësimi i një gjuhe të tretë. Studentët e gjuhës ruse zgjedhin në gjuhë tjetër sllave, ndërsa studentët e gjuhëve greke dhe turke një nga gjuhët që ofrohen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Vitin e tretë të ciklit të parë studentët mund të zgjedhin njërën nga tri kurrikulat e mëposhtme:

gjuhë, letërsi, qytetërim (i gjuhës përkatëse),

përkthim-interpretim;

Në mbarim të ciklit të parë jepet diploma e nivelit të pare në fushën pwrkatwse (në njërën nga dy fushat e zgjedhura nga studenti).Në ciklin e dytë studentët e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike mund të zgjedhin njërin nga dy programet mësimore:

Përkthim teknik – letrar dhe Interpretim
Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik.

Në fund të ciklit të dytë jepet diploma e nivelit të dytë në fushën pwrkatwse (në njërën nga dy fushat e zgjedhura nga student).

Programet e studimit që ofron Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike dhe diplomat që lëshohen në përfundim të programeve të studimit.

Departamenti i Gjuhëve Sllave e Ballkanike ofron këto programe studimi:

DEGA E GJUHËS GREKE:

Cikli i parë i sudimeve

  1. Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek, me titull diplome: Diplomë Bachelor në “Gjuhë greke” me drejtimin “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim grek”.        
  2. Përkthim – Interpretim, me titull diplome: Diplomë  Bachelor në “Gjuhë greke” me drejtimin “Përkthim dhe Interpretim”.

         

Cikli i dytë i studimeve:

  1. Master i shkencave në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek, me titull diplome: “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim”.  
  2. Master i shkencave në Përkthim – Interpretim, me titull diplome: “Përkthim teknik – letrar dhe Interpretim”.

 

DEGA E GJUHËS RUSE:

Cikli i parë i sudimeve

  1. Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Rus, me titull diplome Diplomë Bachelor në “Gjuhë ruse” me drejtimin “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim rus
  2. Përkthim – Interpretim,  me titull diplome: Diplomë Bachelor në “Gjuhë ruse” me drejtimin “Përkthim dhe Interpretim

 

Cikli i dytë i studimeve:

  1. Master i shkencave në Përkthim teknik – letrar dhe Interpretimme titull diplome: “Përkthim teknik – letrar dhe Interpretim”.

 

DEGA E GJUHËS TURKE:

Cikli i parë i sudimeve

  1. Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Turk, me titull diplome: Diplomë Bachelor “Gjuhë turke” me drejtimin “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim turk
  2. Përkthim – Interpretim, me titull diplome: Diplomë Bachelor) në “Gjuhë turke” me drejtimin “Përkthim dhe Interpretim”.         

 

Cikli i dytë i studimeve:

  1. Master i shkencave në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek, me titull diplome: “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim”.  
  2. Master i shkencave në Përkthim – Interpretim, me titull diplome: “Përkthim teknik – letrar dhe Interpretim”.

 

Eja Studio gjuhën Greke në FGJH!
Studio gjuhën greke edhe me profesorë grek si Dr. Isaak Papadopoulos .
Shkolla Verore e Bullgarishtes

Shkolla Verore e Bullgarishtes do të zhvillohet në periudhën 1-10 korrik 2021 pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Kjo shkollë verore e para e këtij lloji në vendin tonë organizohet nga Departamenti i Gjuhëve Sllave-Ballkanike dhe Qendra e Gjuhëve të Huaja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në kuadër të Programit Ersmus + që Universiteti i Tiranës ka me Universitetin Veliko Tërnovo “St.Shën Kirili dhe Metodi” të Bullgarisë. Për më shumë informacion ju lutemi të shikoni materialin bashkëngjitur.

 

Shkolla verore e bullgarishtes

 

Shkolla Verore e OSMANISHTES

Smenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike – Dega e Gjuhës Turke në kuadër të promovimit të programeve mësimore të Degës së Gjuhës Turke dhe për t’i ardhur në ndihmë studentëve të turqishtës e më gjerë, do të organizojë për të katërtin vit radhazi “Shkollën verore të osmanishtes” në bashkëpunim me Universitetin Aydin të Stambollit, Universitetin Bartin të Turqisë – Departamenti Dialekteve Turke me të cilin universiteti ynë ka marrëveshje Erasmus +. Për më shumë informacion kontaktoni në adresën e e-mailit [email protected] ose duke u paraqitur pranë Departamentit të Gjuhëve Sllave-Ballkanike.

 

Shkolla Verore e OSMANISHTES

 

Eja në FGJH!

Studio gjuhën Ruse edhe me profesorë të huaj Rusishtfolës si Msc. Olena Mykhaylenko Zoto.

KONFERENCAT SHKENCORE TE OREGANIZUARA NGA DEPARTAGMENTI I GJUHEVE SLLAVE DHE BALLKANIKE
 

-29-30 Prill 2009, Tiranë Konferencë shkencore me pjesëmarrje ndërkombëtare “Përkthimi: Gjuhë dhe Kulturë” e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllave Ballkanike, Fakulteti i Gjuheve te Huaja,

-8-9-10 prill 2010, Konferenca I ndërkombëtare “Dialogu Midis Gjuhëve, Kulturave dhe Qytetërimeve Ballkanike” 8-10 prill 2010 e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllave Ballkanike në bashkëpunim me Universitin e Trakyas, Turqi.

-Nëntor 2011, Workshop me temë “Dekodifikime dhe Rikodifikime. Aspekte të përshkrimit dhe modele të komunikimit ndërkulturor Organizuar nga Departamenti i Gjuhwve Sllave dhe Ballkanike, Fakulteti i Gjuhwve tw Huaja, Tiranë.

-29 Qershor 2012, Konferencë shkencore me temë: Nga teoria në praktikë: Çështje të Gjuhës, Kulturës dhe Komunikimit” Organizuar nga Departamenti i Gjuheve Sllave dhe Ballkanike, Fakulteti i Gjuhwve tw Huaja, Tiranë.

-20 shtator 2013, Tiranë Konferenca e II ndërkombëtare “Dialogu Midis Gjuhëve, Kulturave dhe Qytetërimeve Ballkanike” e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllave Ballkanike në bashkëpunim Universitetin i Janinës (Greqi), Tiranë.

-21-22 nëntor 2014, Konferenca e III ndërkombëtare “Dialogu i gjuhëve, kulturave dhe qytetrimeve ballkanike” e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllave Ballkanike në bashkëpunim me Universitetin Jugperëndimor “Neofit Rilski” Bllagojevgrad, Bullgari,

-Nentor i 2015, Konferenca IV Shkencore Ndërkombëtare “Dialogu Midis Gjuhëve, Kulturave dhe Qytetërimeve Ballkanike” e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllave Ballkanike, Fakulteti i Gjuhwve tw Huaja, Tiranë.

-28 mars 2018, Dega e Gjuhës Greke organizoi Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë: “Përçimi i letërsisë greke në letërsinë botërore nëpërmjet përkthimit”.

 

 

AKTIVITETE TE DEPARTAMENTIT TE GJUHEVE SLLAVE DHE BALLKANIKE

 

-27 prill 2009, “Nikos Kazanxaqis në Shqipëri” veprimtari e Sektorit të Gjuhës Greke në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Miqve të N. Kazanxaqisit. I ftuar kryetari i kësaj shoqate George Stassinakis.

-18 prill 2011, Java e Kulturës Greke, organizuar nga Sektori i Gjuhës Greke në bashkëpunim me Fondacionin Grek të Kulturës–Vatra e Tiranës. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.

-Maj 2011, i ftuar Prof. Dr. Ahmet Gunsen. pedagog si dhe Drejtor i Institutit Ballkanik prane  Universitetit te Trakyas Edirne/Turqi  Jep leksione te hapura ne degen e turqishtes per dialektologjine turke  dhe historine e gjuhes turke.

-6 nëntor 2011, Tiranë Simpoziumi “Odiseas Elitis – Një Nobelist në Shqipëri, organizuar nga Sektori i Gjuhës Greke në bashkëpunim me Fondacionin Grek të Kulturës–Vatra e Tiranës. Salla e Eventeve e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

-Prill 2013, Aktivitet nw bashkepunim me firmat turke BKT, Albtelekom dhe Eagle tw cilat zhvillojnw aktivitetin e tyre ne Shqiperi, me qellim njohjen e studenteve me kriteret e kerkuara nga kwto firma per punesim si dhe mundesite qe ofrojne keto kompani prestigjoze  per punesim si dhe krijimin e kontakteve te drejteperdrejta me to.

-Maj 2013, Aktivitet për shkrimtarin e njohur turk Nazim Hikmet në bashkëpunim me Ambasadën Turke dhe Ministrin e Kulturës, Tiranë.

-Konferenca e tetë shkencore ndërkombëtare për gjuhën turke në bashkëpunim me Universitein e Tiranës me Universitetin e Bilkentit, Turqi 25-28 shtator 2013.

-14 nëntor 2013, Tiranë Tubim shkencor, poetik dhe muzikor me rastin e 150-vjetorit të lindjes së poetit të madh Aleksandrin Kostandin Kavafis, me mbështetjen e fondacionit Aleksandër Onassis dhe nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës të shqipërisë dhe Ambasadës greke.

-2014, Aktivitet letraro-muzikor, i organizuar nga studentet e Dega e Gjuhes Greke, Tiranw.

-2014, Aktivitet tematiko – letrar me rastin e 70-vjetorit të clirimit nga studentët nën kujdesin e pedagogëvë të Degës së gjuhës ruse, Tiranw.

-Tetor 2015, Tryezë e rrumbullakët e degës së gjuhës greke me temë “Të folmet e minoritetit grek” bazuar në projektin kërkimor-shkencor të zhvilluar në bazë të ekspeditave që janë kryer nga pedagogët dhe studentët e gjuhës greke në terren. a) Gjendja e studimeve dialektore; b) Ndarja dialektore e të folmeve greke të minoritetit. Metoda të studimit dialektor. c) Fusha studimi dialektor; d) Perspektiva studimi dialektologjik dhe sociolinguistik. e) Ekologjia gjuhësore e krahinave të minoritetit.

-2015, Aktivitet shkencor mbi përkthimin me temë “Shekulli i argjendtë në letërsinë ruse dhe ardhja e tij në letërsinë shqipe

Ne daten 25.02.2020 Dega e Gjuhes Ruse organizoi nje takim mbreselenes me perkthyesin e njohur te gjuhes ruse z. Jorgji Doksani, i cili percolli nje referim teper interesant ne lidhje me perkthimin nga ana e tij te librit me titull: “Ne jete te jeteve”, te autorit bashkohor rus Aleksander Zviagincev, liber ky i dhuruar per studentet e Deges se Gjuhes Ruse nga Ambasada Ruse e akredituar ne Tirane.

Instituti i Librit dhe i Promocionit dhe Përkthyesi në rezidencë Prof. Dr. Djordje Bozovic (Xhorxh Bozovic)

6 Qershori – Dita e Gjuhёs Ruse

6 Qershori – Dita e Gjuhёs Ruse, e cila festohet nё ditёlindjen e poetit tё madh rus Aleksandër Sergejeviç Pushkin. Dega e Gjuhёs Ruse në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, nё bashkёpunim me Shoqatёn e Miqёsisё Shqipёri-Rusi, organizoi njё takim kulturor “Gjuha Ruse: Gjuhë e Pushkinit dhe e afrimit mes kulturave”.

Kjo veprimtari, e cila mblodhi së bashku pёrfaqёsues tё universitetit, trupit diplomatik tё Federatёs Ruse, studentё tё Degёs sё Gjuhёs ruse, kolegё, njerёz tё shquar nё fushёn e pёrkthimit dhe kulturёs, pёrfaqёsues tё Shoqatёs sё Miqёsisё Shqipёri-Rusi, synon të forcojë urat e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në nivel institucional dhe kulturor.

Fjalën e hapjes e mbajti pedagogia e Gjuhës ruse, dhe njëkohësisht dhe Kryetare e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi, zj. Alma Pinari. Më tej vijuan me fjalë përshëndetëse Dekania e FGJH-së, zj. Esmeralda Kromidha, Rektori i UT, Ambasadori i Federatës ruse z. Mikhail Afanasiev.

Me recitimet dhe përshëndetjet e tyre në gjuhën ruse, studentët sollën një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore.

Përmes promovimit të vlerave të gjuhës dhe kulturës ruse në këtë ditë, si pjesë e mësimdhënies në auditoret tona por edhe si trashëgimi në kuadër të diversitetit kulturor të trashëgimisë botërore, synohet gjithashtu të përcillen vlera të solidaritetit mes popujve me ndikime në sektorë të tjerë të zhvillimit të shoqërive me impakt të drejtpërdrejtë shoqëror, ekonomik, turistik në të dy vendet.

Takimi u mbyll nën tingujt e violinës, me pjesën “Katjusha”.

 

 

6 июня – День русского языка, который отмечается в день рождения великого русского поэта Александра Сергеевича Пушкина.

Отделение русского языка Факультета иностранных языков Тиранского университета, в сотрудничестве с Албано-русской ассоциацией, организовали культурную встречу «Русский язык: язык Пушкина и межкультурный подход».

Это мероприятие, в котором приняли участие представители университета, дипломатического корпуса Российской Федерации, студенты кафедры русского языка, коллеги, известные люди в области перевода и культуры, представители Ассоциации русского сотрудничества между нашими странами, на институциональном и культурном уровне.

Со вступительной речью выступила педагог русского языка и одновременно Председатель Ассоциации дружбы Албания-Россия г-жа Альма Пинари. Следовали приветственной речью Декан Факультета Иностранных Языков г-жа А. Эсмеральда Кромида, ректор Тиранского Университета г. Артан Ходжа, посол Российской Федерации г. Михаил Афанасьев.

Своими чтениями и приветствиями на русском языке студенты создали очень теплую и дружескую атмосферу.

Продвигая в этот день ценности русского языка и культуры как часть преподавания в наших аудиториях, а также как наследие в рамках культурного разнообразия всемирного наследия, он также призван передать ценности солидарности между народами с влиянием в других секторах развития обшества, с прямым социальным, экономическим, туристическим воздействием в обеих странах.

Встреча завершилась звуком скрипки песней «Катюша».

 

Seminar online me tematikë “Kultura ruse dhe shqiptare në sytë e studentëve”

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të Departamentit të Gjuhëve Sllave e Ballkanike, Dega e Gjuhës Ruse më 21 prill, 2021, me iniciativën e Departamentit të Gjuhëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, të Institutit Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, (МГИМО), organizuan një seminar online me tematikë “Kultura ruse dhe shqiptare në sytë e studentëve”. Studentët rusë të Ciklit Master bënë prezantime dhe referime në gjuhën shqipe mbi historinë, arkitekturën dhe traditat kulturore të Moskës, Volgogradit dhe Soçit, ndërsa studentët shqiptarë prezantuan dhe referuan në gjuhën ruse mbi historinë, kulturën, traditat, dhe kuzhinën e qyteteve të Tiranës, Vlorës, Korçës, Sarandës, Pogradecit dhe Durrësit. Ky seminar shpalosi vlerat historike dhe kulturore të dy vendeve. Takimi online ishte një eksperiencë e bukur dhe tepër mbresëlënëse, pasi përcolli te studentët emocione të veçanta. Seminari u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore nga të dy universitetet. Në fund të tij të dy palët shprehën vullnetin dhe dëshirën për një bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen.

Kultura ruse dhe shqiptare në sytë e studentëve

Seminar Online

Kultura ruse dhe shqiptare në sytë e studentëve

Kultura ruse dhe shqiptare në sytë e studentëve

Kultura ruse dhe shqiptare në sytë e studentëve

Kultura ruse dhe shqiptare në sytë e studentëve

Seminar Online

Kultura ruse dhe shqiptare në sytë e studentëve

Seminar Online

Kultura ruse dhe shqiptare në sytë e studentëve

Seminar Online

Kultura ruse dhe shqiptare në sytë e studentëve

 

Stafi akademik

Pedagogët e brendshëm pranë Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike për vitin akademik 2016 – 2017 janë:

Emër Mbiemër                              Grada, Titulli, Detyra

 

1.Prof.As.Dr.Sofia Delijorgji Përgjegjëse e Departamentit
2.Dr. Alban Foçi Lektor i parë
3.Prof.As.Dr. Korab Hoxha Lektor i parë
4.Prof.As.Dr.Spartak Kadiu Lektor i parë
5. Prof.As.Alma Kallari Lektor i parë
6.Dr. Isida Metaj Lektor i parë
7.Eneida Mataj Lektor i parë
8.Prof.As.Dr.Xhemile Abdiu Lektor i parë
9.Edlira Jorgaqi Lektor i parë
10.Dr.Elvis Bramo Lektor i parë
11.Prof.As.Dr.Adriatik Derjaj Lektor i parë
12.Prof.As.Dr.Maklena Nika Lektor i parë
13.Dr. Urtis Harri Lektor i parë
14.Prof.As.Dr.Eda Shehu Lektor i parë
15.Prof.As.Dr.Rraqi Bello Lektor i parë
16.Elvira Balla Lektor i parë
17.Olena Zoto Lektor i parë
18.Prof.As.Dr.Mirela Mitro Xhaferraj Lektor i parë

 

DATAT E MINIVJESHTES PER VITIN E TRETE 2017-2018

DATAT-E-PROVIMEVE-TE-MINIVJESHTES-Gjuhet-Sllavo-Ballkanike-2017-2018

 

Në kuadēr te Nismës së FGJH-së për muajin Tetor të Letërsisë dhe të Librit “Dhuro, Lexo një Libër” studentët e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike patën një bisedë të ngrohtë dhe miqësore me poetin turk Tahsin Koç.

 

DEPARTAMENTI I GJUHËVE SLLAVE E BALLKANIKE,DEGA E GJUHËS RUSE, FTON TË GJITHË MATURANTËT TË STUDIOJNË GJUHËN RUSE NË FAKULTETIN E GJUHËVE TË HUAJA.

DEPARTAMENTI I GJUHËVE SLLAVE E BALLKANIKE,

DEGA E GJUHËS RUSE, FTON TË GJITHË MATURANTËT TË STUDIOJNË GJUHËN RUSE NË FAKULTETIN E GJUHËVE TË HUAJA.

FGJH- JA OFRON PROGRAME BASHKOHORE NË:

BACHELOR, MASTER I SHKENCAVE, SI DHE NJË STAF TË SPECIALIZUAR AKADEMIK.

DEPARTAMENTI I GJUHËVE SLLAVE E BALLKANIKE,DEGA E GJUHËS RUSE

Zgjidhni Gjuhën Ruse dhe bëhuni përkthyes të saj!

Zgjidhni Gjuhën Ruse dhe bëhuni përkthyes të saj!Tregu i punës kërkon folës së kësaj Gjuhe. Ku më mirë se në FGJH të UT-së mund të studioni Gjuhën Ruse !

Zgjidhni Gjuhën Ruse dhe bëhuni përkthyes të saj!

Arsyet pse duhet të studioni gjuhën Ruse pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja !

Arsyet pse duhet të studioni gjuhën Ruse pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja i gjeni bashkëngjitur !

5 Arsyet pse duhet të mësoni gjuhën Ruse

Bëhu një përkthyes i mirë i Gjuhës Ruse, që të investosh në fushën e bukur të Turizmit me perspektivë për të ardhmen tënde!

Industria e turizmit zë një vend të rëndësishëm në ekonominë e vendit tonë dhe është një burim i madh dhe i rëndësishëm për zhvillimin e tij. Turizmi krijon vende pune, gjeneron mundësinë tregtare, krijon kapacitete të rëndësishme të cilat promovojnë përparësitë për ruajten mjedisore dhe larminë kulturore.

Bëhu një përkthyes i mirë, që të investosh në këtë fushë të bukur me perspektivë për të ardhmen tënde!

Zgjidh FGJH!

Zgjidh Gjuhën Ruse!

Bëhu një përkthyes i mirë i Gjuhës Ruse, që të investosh në fushën e bukur të Turizmit me perspektivë për të ardhmen tënde!