Lista emërore e Librave në Gjuhën Angleze që ofron Biblioteka FGJH (Kliko këtu )
Biblioteka Digjitale JSTOR
Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka finalizuar marrëveshjen për abonimin në bibliotekën digjitale JSTOR.
Biblioteka digjitale JSTOR ofron më shumë se 12 milion artikuj të revistave akademike, 85.000 libra dhe 2 milion dokumenta në 75 disiplina. Kjo bibliotekë digjitale u krijua për të ndihmuar bibliotekat dhe botuesit akademikë të konvertojnë punimet e shtypura në format digjital, të cilat do të ruhen për brezat e ardhshëm.
Falë marrëveshjes së finalizuar, biblioteka digjitale JSTOR do t’i japë mundësinë stafit akademik dhe studentëve të hulumtojnë në shumë fusha studimore si ajo e biznesit, teknologjisë, ekologjisë, botanikës, shkencave natyrore dhe atyre sociale, drejtësisë, historisë, trashëgimisë kultuorore, gjuhëve të huaja etj.
Për më shumë informacion klikoni në adresën: https://www.jstor.org/
Për të hyrë në JSTOR nga jashtë rrjetit të UT duhet të :
- Instaloni Mozilla Firefox
- Hapni me Mozilla Firefox adresën – https://unitiredu.sharepoint.com/sites/BibliotekaOnline
- Hyni në llogarinë tuaj Office 365 të krijuar nga UT
- Klikoni linkun e JSTOR –https://www.jstor.org/
U-library ofrohet nga Projekti për “Krijimin e Qendrës Ndëruniversitare të Shërbimeve dhe Rrjetit telematik universitar”.
Për t’u njohur me manualin e përdorimit (Klikoni këtu)
Për të aksesuar bibliotekën Online klikoni këtu https://ulibrary.rash.al/
COBISS+ u mundëson bibliotekave dhe përdoruesve qasje online në këto baza të të dhënave:
- bazën e përbashkët bibliografike të të dhënave/katalogun COBIB – katalogu i përbashkët i bibliotekave
- bazat lokale të të dhënave – katalogët e bibliotekave në sistemin COBISS
- bazat e tjera të të dhënave në sistemin COBISS – bazat e specializuara të të dhënave, të cilat janë pjesë e sistemit COBISS
- burimet e tjera të informacionit – bazat e specializuara të huaja dhe vendore
COBISS+ është krijuar për të gjithë përdoruesit: kërkuesit shkencorë, nxënësit, studentët, prindërit, profesorët, pensionistët. Për të gjithë ata, që kërkojnë informacione dhe materiale (edhe ato elektronike), të cilat janë në dispozicion në bibliotekat e Shqipërisë.
Për të aksesuar biblikotekën COOBIS+ (https://plus.al.cobiss.net/opac7/bib/search)
Lista emërore e Librave në Gjuhën Frënge që ofron Biblioteka FGJH
Lista emërore e Librave në Gjuhën Gjermane që ofron Biblioteka FGJH
Lista emërore e Librave në Gjuhën Greke që ofron Biblioteka FGJH
Lista emërore e Librave në Gjuhën Italiane që ofron Biblioteka FGJH
Lista emërore e Librave në Gjuhën Ruse që ofron Biblioteka FGJH
Lista emërore e Librave në Gjuhën Spanjolle që ofron Biblioteka FGJH