Në kuadër të programit Mevlana Exchange është hapur thirrja për aplikim për bursa shkëmbimi për vitin akademik 2020-2021. Mevlana Exchange Programme është një program i cili mundëson shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik me kohë të plotë midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Trakya.

Studentët e nivelit bachelor, master dhe Ph.D. dhe stafi akademik me kohë të plotë nga Universiteti i Tiranës kanë mundësinë të aplikojnë në Universitetin e Trakya-s në Turqi për bursa shkëmbimi.
Kushtet e aplikimit për studentët:
 Studentët që aplikojnë për periudhë shkëmbimi në Universitetin e Trakya duhet:
– Të jenë të regjistruar në Universitetin e Tiranës në programin bachelor, viti II, master viti I ose Ph.D.;
– Studentët Bachelor të kenë një mesatare së paku 2,5 në një shkallë me 4 pikë;
– Studentët Master dhe Ph.D. të kenë një mesatare së paku 3 në një shkallë me 4 pikë;
– Të njohin gjuhën e mësimdhënies së departamentit në Universitetin e Trakya. Kini kujdes:
Gjuha e mësimdhënies në Universitetin e Trakya për pjesën më të madhe të lëndëve është Turqishtja. Për departamentin e gjuhës angleze, gjermane, shqipe, greke dhe boshnjake gjuha e mësimdhënies është gjuha specifike;
– Studentët duhet të kenë një certifikatë të gjuhës turke, angleze, germane etj. në varësi të programit të tyre të studimit.

Dokumentacioni për aplikim për studentët:

Dokumentat e nevojshme për aplikim mund të shkarkohen në seksionin “Candidate Student Application Form” në adresën http://mevlana.trakya.edu.tr/.

Konkretisht dokumentet që duhet të dorëzohen janë:
– Candidate Student Application Form:
(https://mevlana.yok.gov.tr/…/Candidate%20Student%20Applicat…);
– Listë Notash dhe Vërtetim studenti në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet mobiliteti;
– Certifikata e Gjuhës;
Për më shumë informacion referohuni linkut:
https://mevlana.trakya.edu.tr/pages/belgeler
Kompensimi financiar për studentët:
– Bursa për studentët është 1300 TL (Turkish Lira) për çdo muaj.
Studentët e paguajnë pagesën e shkollimit në universitetin e vendit të tyre, pra ku ata janë regjistruar dhe nuk paguajnë asnjë pagesë tjetër shkollimi në universitetin pritës.
– Kostot e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga vetë aplikantët.

Kushtet e aplikimit për stafin:
Stafi akademik i Universitetit të Tiranës:

– Stafi akademik kërkohet që të ketë aftësi të mira të gjuhës. (Gjuha e mësimdhënies në Universitetin e Trakya është Turqishtja, përveç disa departamenteve si ai i Gjuhës Gjermane, Shqipe, Angleze, Greke, Boshnjake).
– Dokumentacioni për aplikim përfshin dokumentin Academic Staff Mobility Programme:
https://mevlana.yok.gov.tr/…/Academic%20Staff%20Mobility%20…
-Dokumentacionet e tjera për aplikim, i gjeni në linkun:
https://mevlana.trakya.edu.tr/pages/belgeler
Kompensimi financiar për stafin:
– Kompensim ditor për stafin (45 – 55 TL/ditë);
– Biletë udhëtimi (3100 – 4600 TL)

Afati i aplikimit: 04 Mars 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *