Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie, për vitin akademik 2020-2021, në Universitetin Aydın Adnan Menderes, Turqi. (Print)

https://www.adu.edu.tr/en/

Në kuadër të programit Mevlana Exchange është hapur thirrja për aplikim për bursa shkëmbimi për vitin akademik 2020-2021. Mevlana Exchange Programme është një program i cili mundëson shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik me kohë të plotë midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Aydın Adnan Menderes, Turqi.

Studentët e nivelit bachelor, master dhe stafi akademik me kohë të plotë nga Universiteti i Tiranës kanë mundësinë të aplikojnë në Universitetin Aydın Adnan Menderes në Turqi për bursa shkëmbimi.

Fushat e ofruara:

-Administrim biznesi;

-Ekonomiks;

-Financë;

-Marrëdhënie ndërkombëtare;

-Psikologji;

Kushtet e aplikimit për studentët:

Studentët që aplikojnë për periudhë shkëmbimi në Universitetin Aydın Adnan Menderes duhet:

  • Të jenë të regjistruar në Universitetin e Tiranës në programin bachelor, viti II ose master viti I;
  • Studentët Bachelor të kenë një mesatare së paku 2,5 në një shkallë me 4 pikë;
  • Studentët Master duhet të kenë një mesatare së paku 3 në një shkallë me 4 pikë;
  • Të njohin gjuhën e mësimdhënies së departamentit në Universitetin Aydın Adnan Menderes.
  • Studentët duhet të kenë një certifikatë të gjuhës turke/ angleze, në varësi të programit të tyre të studimit.

Dokumentacioni për aplikim për studentët:

– Candidate Student Application Form:

(http://www.idari.adu.edu.tr/mevlana/default.asp?idx=323836 );

– Listë Notash dhe Vërtetim studenti në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/turke;

-Kopje e pasaportës;

– Certifikata e Gjuhës (minimumi B1);

-Online Application form, sipas linkut:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSebhYYAtQDuUglhfn9dNkjiawqAJLNMhW9I9K7fCH1ngf4Flw/viewform?edit_requested=true

-Student Information form, sipas linkut:

http://www.idari.adu.edu.tr/mevlana/webfolders/files/Ogrenci_Bilgi_Formu%20(3)(2).doc

Kompensimi financiar për studentët:

  • Bursa për studentët është 1300 TL (Turkish Lira) për çdo muaj.

Studentët e paguajnë pagesën e shkollimit në universitetin e vendit të tyre, pra ku ata janë regjistruar dhe nuk paguajnë asnjë pagesë tjetër shkollimi në universitetin pritës.

  • Kostot e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga vetë aplikantët.

Dokumentacioni për aplikim:

-Application Form for Academic Staff, sipas linkut:

http://www.idari.adu.edu.tr/mevlana/webfolders/files/Academic%20Staff%20Mobility%20Programme.doc

Academic Staff Information form, sipas linkut:

http://www.idari.adu.edu.tr/mevlana/webfolders/files/Academic%20Staff%20Information%20Form.doc

-Cv;

-Kopje e pasaportës;

-Aplikim online në linkun:

https://docs.google.com/forms/d/1nu1fAOEFgVYQdewCkwiFUq5SgX1WDlTYXynyuDqtIug/viewform?edit_requested=true

Kompensimi financiar për stafin:

  • Kompensim ditor për stafin (45 – 55 TL/ditë);
  • Biletë udhëtimi (3100 – 4600 TL)

 

Afati i aplikimit: 09 Mars 2020

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online, ku i gjithë dokumentacioni i kërkuar duhet të dërgohet i skanuar në formatin PDF në adresat:

Për studentët: [email protected] ; [email protected] .

Për stafin: [email protected] ; [email protected] .

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *