Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie, për vitin akademik 2020-2021, në universitetin Kocaeli, Turqi. (Print)

Në kuadër të programit Mevlana Exchange është hapur thirrja për aplikim për bursa shkëmbimi për vitin akademik 2020-2021. Mevlana Exchange Programme është një program i cili mundëson shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Kocaeli.

http://mevlana.kocaeli.edu.tr/

Nivelet e mobilititit për studentët:

  • Bachelor (viti III nuk mund të aplikojë);
  • Master (viti II nuk mund të aplikojë);
  • Doktoraturë;

Llojet e mobilititet për stafin:

  • Staf akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja e bursave për studentët:

  • 4 muaj;

Kohëzgjatja e bursave për stafin akademik:

  • 2 javë;

Për t’u njohur me fushat e studimit ju lutem referohuni linkut:

http://mevlana.kocaeli.edu.tr/Dosyalar/Belgeler/MevlanaAlanKodlari.pdf

Dokumentacioni për aplikim për studentët:

  • Formulari i aplikimit;
  • Vërtetim studenti dhe Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën turke/angleze);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (anglisht/turqisht);

Dokumentat e nevojshme për aplikim mund të shkarkohen në linkun:

http://mevlana.kocaeli.edu.tr/index_en.php?enpages=page&id=documents

Në momentin e aplikimit duhet të dorëzohen vetëm dokumentacioni i sipërcituar. Të gjithë dokumentet shtesë do të kërkohen në një moment të dytë.

 

*Studentët paguajnë pagesën e shkollimit në universitetin e vendit të tyre, pra ku ata janë regjistruar dhe nuk paguajnë asnjë pagesë tjetër shkollimi në universitetin pritës.

Dokumentacioni për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

  • CV dhe Lista e publikimeve (në gjuhën angleze/turke);
  • Academic Staff Mobility Programme;
  • Academic Staff Information Form;

Dokumentat e nevojshme për aplikim mund të shkarkohen në linkun:

http://mevlana.kocaeli.edu.tr/index_en.php?enpages=page&id=documents

Kompensimi financiar për studentët:

  • Bursa për studentët është 1300 TL (Turkish Lira) për çdo muaj;
  • Biletë udhëtimi (3100 – 4600 TL)

 

Në momentin e aplikimit duhet të dorëzohen vetëm dokumentacioni i sipërcituar. Të gjithë dokumentet shtesë do të kërkohen në një moment të dytë.

Kompensimi financiar për stafin:

  • Kompensim ditor për stafin (45 – 55 TL/ditë);
  • Biletë udhëtimi (3100 – 4600 TL)

 

Afati i aplikimit: 19 Mars 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin [email protected].

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *