Zyra Erasmus + në UT

 

Koordinator Institucional Erasmus+

Prof. Asoc. Dr. Bernard DOSTI

Zëvendësrektor për anën kërkimore-shkencore

Email: [email protected]

             [email protected]

Nr tel: +35542250166

Koordinatorët  Akademik në Erasmus+ në nivel Fakulteti/Instituti
Fakulteti i Drejtësisë  – Dr. Armela Kromiçi
Fakulteti i Ekonomisë – Prof. Dr. Fatmir Memaj
Fakulteti i Shkencave të Natyrës – Prof. As. Eglantina Kalluçi
Fakulteti i Shkencave Sociale – Dr. Edvin Lame
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë – Dr. Elsa Skënderi (Rakipllari)
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – Dr. Drita Rira
Instituti i Studimeve Europiane – Prof. Dr. Aljuja Jubani

PIC 998022137;  OID: E10198722;  PADOR: AL-2017-FMI-2401037432.

A jeni të interesuar për bursa studimi jashtë vendit? A jeni të interesuar të kryeni një periudhë mobiliteti në universitetet më prestigjoze të Europës? Ky është vendi i duhur. Kjo është mundësia Juaj.

Universiteti i Tiranës është pjesë e programit më të ri ‘‘Erasmus +’’, të lançuar nga Bashkimi Europian, i cili synon ndër të tjera krijimin e mundësive të studimit, mësimdhënies dhe trajnimit jashtë vendit në periudha të shkurtra. Llojet e mobilitetit, të ofruara nga ky program, përfshijnë shkëmbimin e studentëve për studime në ciklin e I, II dhe të III si dhe shkëmbimin e stafit akademik/ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ për mësimdhënie/trajnim.

Universiteti i Tiranës ka nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh ndërinstitucionale me universitetet më në zë të Europës.

Bursat e ofruara do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e njohurive, në rritjen e kualifikimit dhe eksperiencës suaj, në njohjen dhe sigurimin e një literature bashkëkohore, të nevojshme për aktivitetin tuaj pedagogjiko-shkencor si dhe në krijimin e kontakteve personale apo institucionale për mundësi bashkëpunimi me studentë/kolegë apo universitete të tjera.

Dokumentet template të Erasmus+ KA107 

Kliko për Learning Agreement

Kliko për Teaching Mobility Plan

Kliko për Training Mobility Plan 

Kliko për Learning Agreement During Mobility

Dokumentet kryesorë në aplikim për bursa Erasmus+ për studentët janë:

– CV (në gjuhën që do të zhvillohet programi i studimit);

– Kopje e Pasaportës;

– Lista e notave (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);

– Vërtetim studenti (i përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);

– Letër Motivimi (në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);

– Certifikatë e gjuhës së huaj;

*Dokumenti Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’.  Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin specifik lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin përkatës në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin përkatës atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

**Dokumentet ndryshojnë në varësi të kërkesave specifike të universitetit pritës, të cilat specifikohen në thirrjen përkatëse.

Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për studentët

Dokumentet kryesorë në aplikim për aplikim për stafin me kohë të plotë janë:

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën që do të zhvillohet programi);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën që do të zhvillohet programi);

– Vërtetim Punësimi;

– Certifikata e gjuhës së huaj (në gjuhën që do të zhvillohet programi);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit *;

*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

**Dokumentet ndryshojnë në varësi të kërkesave specifike të universitetit pritës, të cilat specifikohen në thirrjen përkatëse.

Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për stafin akademik

Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ/administrativ