Në kuadër të programit Mevlana Exchange është hapur thirrja për aplikim për bursa shkëmbimi për vitin akademik 2020-2021. Mevlana Exchange Programme është një program i cili mundëson shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik me kohë të plotë midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Çukurovës.

Studentët e nivelit bachelor, master dhe Ph.D. dhe stafi akademik me kohë të plotë nga Universiteti i Tiranës kanë mundësinë të aplikojnë në Universitetin e Çukurovës në Turqi për bursa shkëmbimi.

Fushat e aplikimit:
-Gjuhë Turke;
-Mësimdhënie e gjuhës turke;
-Gjuhë e huaj;
-Shkenca filologjike;

Kushtet e aplikimit për studentët:
 Studentët që aplikojnë për periudhë shkëmbimi në Universitetin e Çukurovës duhet:
– Të jenë të regjistruar në Universitetin e Tiranës në programin bachelor, viti II, master viti I ose Ph.D.;
– Studentët Bachelor të kenë një mesatare së paku 2,5 në një shkallë me 4 pikë;
– Studentët Master dhe Ph.D. të kenë një mesatare së paku 3 në një shkallë me 4 pikë;
– Të njohin gjuhën e mësimdhënies së departamentit në Universitetin e Çukurovës.
– Studentët duhet të kenë një certifikatë të gjuhës turke/ angleze, në varësi të programit të tyre të studimit.
Dokumentacioni për aplikim për studentët:
– Candidate Student Application Form:
(https://unitiredu-my.sharepoint.com/…/EYQsIDG3tpFAjkE3fZqIs…);
– Listë Notash dhe Vërtetim studenti në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet mobiliteti;
– Certifikata e Gjuhës së huaj;

Kohëzgjatja:

– 1-2 semestra akademike;

Kompensimi financiar për studentët:

– Bursa për studentët është 1300 TL (Turkish Lira) për çdo muaj.
Studentët e paguajnë pagesën e shkollimit në universitetin e vendit të tyre, pra ku ata janë regjistruar dhe nuk paguajnë asnjë pagesë tjetër shkollimi në universitetin pritës.
– Kostot e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga vetë aplikantët.

Dokumentacioni për aplikim për stafin:
– CV + Lista e publikimeve në gjuhën angleze/turke;

– Academic staff information form, sipas linkut:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/…/ESGorSWACuFOleE1MZzEx…

Kohëzgjatja:
– 2 javë deri në 3 muaj;

Kompensimi financiar për stafin:
– Kompensim ditor për stafin (45 – 55 TL/ditë);
– Biletë udhëtimi (3100 – 4600 TL)

Afati i aplikimit: 09 Mars 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *