HISTORIKU I DEPARTAMENTIT TË GJUHËS GJERMANE

Universiteti i Tiranës dhe me të Fakulteti i Histori – Filologji, u themeluan në vitin 1957.

Në vitin 1992 gjermanishtja u hap si degë më vete në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (deri atëherë pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë). Departamenti përbëhej fillimisht nga dy pedagogë, drejtuesi i departamentit dhe lektori i DAAD-së, i cili hapi rrugën për dërgimin më vonë të lektorëve të tjerë të DAAD-së dhe të një bashkëpunimi më të gjerë midis institucioneve.

Në fillim si program ofroheshin kurse për praktikën e gjuhës, gjë që filloi të ndryshojë nga vitet 1996-1997. Në këtë vit u bë edhe ndarja e studentëve në dy drejtime: „Mësuesi“, drejtimi tradicional, dhe „përkthim e interpretim“.

Në vitin akademik 2004/2005 procesi i Bolonjës filloi të zbatohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pra edhe në departamentin e gjuhës gjermane. Sipas këtij procesi ky departament u ofron studentëve tri drejtime në Bachelor dhe lëshon diplomat e mëposhtme:

– „Diplomë për gjuhë, letërsi dhe qytetërim të vendeve gjermanofolëse“

– „Diplomë për përkthim dhe interpretim“

– „Diplomë për gjuhë dhe komunikim“.

Gjithsej në ciklin e parë Bachelor studjojnë 490 studentë.

Po ashtu ofrohen në ciklin e dytë Master këto drejtime:

– ,,Mësuesi

– ,,Komunikim ndërkulturor dhe turistik

– ,,Përkthim dhe interpretim

Ciklin e dytë Master e ndjekin 66 studentë.

Në departamentin e gjuhës gjermane punojnë 17 pedagogë të gjuhës gjermane, duke përfshirë këtu edhe lektorin e DAAD-së.

Pothuaj të gjithë pedagogët janë kualifikuar në një nga vendet gjermanofolëse. Një ndihmesë japin institucionet gjermonofolëse me përfaqësuesin e tyre në Shqipëri si DAAD (Deutscher Akademischer Austauschdien), Ambasada e Republikës Federale Gjermane, Austriake, Zviceriane, Fondacioni Herder, i cili është bërë veçanërisht aktiv në pesë vitet e fundit, me mbështetje materiale dhe me dërgimin profesorëve të dëgjuar gjermanë.

Pedagogë te brendshëm

1.Marsela Likaj Dr. Përgjegjëse e Departamentit
2.Brikena Kadzadej Prof. Dr.  Personel Akademik
3.Bashkim Toska Dr. Personel Akademik
4.Ergys Prifti Dr. Personel Akademik
5.Erta Spaho (Herri) Dr. Personel Akademik
6.Evi Blushi (Konjari) Msc. Personel Akademik
7.Ilda Themeli Msc. Personel Akademik
8.Irida Vorpsi Msc. Personel Akademik
9.Jonida Bushi (Gjuzi) Dr. Personel Akademik
10.Katharina Franz Msc. Personel Akademik / Lektore e DAAD-it
11.Marisa Janku Dr. Personel Akademik
12.Martin Mato Dr. Personel Akademik
13.Migena Sejdini Dr. Personel Akademik
14.Mihallaq Zilexhiu Dr. Personel Akademik
15.Salian Cullhaj Dr. Personel Akademik
16.Sonila Sadikaj Dr. Personel Akademik

 

Pedagogë te jashtëm

1.Alma Kosova Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

2.Anxhela Belkovi Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

3.Arben John-Hendric Bacaj Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

4.Artur Karami Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

5.Blerta Bajrami Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

6.Daniel Leka Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

7.Edmond Malaj Prof. asoc. dr. Personel akademik me kohë të pjesshme

8.Edret Mile (Alimerko) Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

9.Edvin Cami Dr. Personel akademik me kohë të pjesshme

10.Ema Kristo Prof. asoc. dr. Personel akademik me kohë të pjesshme

11Etrit Bekteshi Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

12.Evis Vasili Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

13.Irena Nasi Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

14.Ladiola Bendaj Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

15.Nedia Asqeri Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

16.Nensi Gjetani Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

17.Neviana Dosti Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

18.Sabina Katroshi Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

19.Xhejni Voda Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

20.Xhesjana Kërçiku Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

21.Zenilda Dibra Msc. Personel akademik me kohë të pjesshme

Prezantimi i Departamentit të Gjuhës Gjermane

Prezantimi i Departamentit të Gjuhës Gjermane

Të gjithë duan gjermanishten/ Pak vende bosh për raundin e tretë në këtë degë

(https://top-channel.tv/2021/10/13/te-gjithe-duan-gjermanishten-pak-vende-bosh-per-raundin-e-trete-ne-kete-dege/)

DATAT E PROVIMEVE PER CIKLIN BACHELOR DHE MASTER, SEMESTRI I PARE 2019-2020

1. SEZONI DIMRIT 2019-2020

2. Sezoni Master mesuesi sem I, Viti II

3. Sezoni Master Perkthim sem I, Viti II

4. Datat e provimeve master Viti I. 2019-2020

DATAT E MINIVJESHTES PER VITIN E TRETE 2017-2018

Minivjesht -e-vitit-te-trete-Gjuhe-Gjermanisht-2017-2108

KONFERENCA E 18 KOMBËTARE E MËSUESVE TË GJUHËS GJERMANE

Në datë 1 nëntor 2018 në FGJH u zhvillua Konferenca e 18 Kombëtare e mësuesve të Gjuhës Gjermane. Tema e kësaj Konference ishte “Sigurimi i cilësisë së mësimdhënies për përçimin e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj . Mundësitë –Kufizimet – Përvojat”. Në të morën pjesë si referues dhe trajnues përfaqësues nga Universiteti i Humboldit në Berlin të Gjermanisë, pedagogë të shkencave të edukimit dhe përfaqësues të shtëpive botuese në Gjermani. Në këtë aktivitet mësimdhënësit e gjuhës gjermane shkëmbyen mendime dhe ide për përmirësimin e cilësisë në përçimin e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj.

Departamenti i gjuhes gjermane - Fakulteti i Gjuheve te huaja Departamenti i gjuhes gjermane - Fakulteti i Gjuheve te huaja Departamenti i gjuhes gjermane - Fakulteti i Gjuheve te huaja Departamenti i gjuhes gjermane - Fakulteti i Gjuheve te huaja