Njoftim !

Në kuadër të programit Erasmus + hapet thirrja për aplikime për bursa mobiliteti, për studentët e Universitetit të Tiranës për studime, për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020 në Universitetin e Alemerias në Spanjë.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor (studentë të vitit të dytë);
Kohëzgjatja e bursave:
-Bachelor ( 5 muaj );
Fushat e studimit:
– Ekonomiks;
– Kontabilitet;
– Financë;
– Manaxhim dhe Administrim;
– Marketing;
– Gjuhë angleze;
– Gjuhë spanjolle.
Për më shumë informacion mbi Universitetin e Almerias ju lutem referohuni linkut:
https://www.ual.es/
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Almerias në gjuhën angleze klikoni në adresën:
http://cms.ual.es/UAL/en/estudios/grados/index.htm
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Procedura e aplikimit dhe dokumentat e nevojshme për aplikim:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze/spanjolle);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti i nivelit Bachelor (i përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/spanjolle);
– Listë notash (i përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze spanjolle);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze/spanjolle);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuhës angleze apo spanjolle) e nivelit B1;
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Almerias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 3 Maj 2019
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Leave a Reply