Njoftim mbi zgjedhjet për Dekan në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

Njoftim mbi zgjedhjet për Dekan në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

Të dashur studentë,

Ditën e merkurë, datë 12 maj 2021, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja do të zhvillohen zgjedhjet për drejtues të njësisë kryesore (Dekan).

Kandidatët për drejtues të njësisë kryesore (Dekan) janë:

  • Prof. Dr. Esmeralda Kromidha
  • Prof. Dr. Irena Lama
  • Prof. Asoc. Spartak Kadiu

Ju kujtojmë se:

-Qendrat e votimit hapen në orën 8:00 dhe mbyllen zyrtarisht në orën 16:00.

-Votuesit duhet të jenë të pajisur me një nga dokumentet zyrtare të vlefshme të identitetit (Kartë Identiteti, Pasaportë ose Kartë Studenti).

– Administrata e FGJH-së dhe Dekanati krijojnë kushte të favorshme që e drejta e votës të ushtrohet në menyrë të lirë dhe të denjë nga cdo votues I personelit akademik dhe studentët.

– Të gjithë janë të detyruar të respektojnë protokollin e masave kundër virusit SARS-CoV-2 (COVID 19).

Për më shumë informacion në lidhje me rregullat e zhvillimit të procesit zgjedhor, lexoni udhëzimin bashkëlidhur (Nr. Prot. 29, datë 26/04/2021) dhe urdherin e brendshëm të dekanatit (Nr.53, datë.10.05 2021)

Udhezim ”mbi zhvillimin e procesit zgjedhor ”

Urdher i brendshem nr.53