Aktivitet pranë godinës “Liria”
Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, Dega e Gjuhës Greke, ditën e enjte data 01.06.2017 ora 10:00 godina “Liria”, organizon një aktivitet me pjesëmarrjen  e pedagogëve dhe  studentëve të gjuhës greke në bashkëpunim me  Onassis Foundation.
Aktiviteti ka si tematikë një konkurs njohurish në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim grek, përmban interpretime në poezi dhe muzikë greke nga studentët e Degës së Gjuhës Greke.

Leave a Reply