KONFERENCË NDËRKOMBËTARE SHKENCORE KUSHTUAR 220 VJETORIT TË POETIT TË MADH RUS A.S.PUSHKINIT

28 October, 2021 @ 8:00 am - 5:00 pm
Loading Events
  • This event has passed.

Në kuadër të veprimtarive shkencore dhe jubilare kushtuar 220-vjetorit të poetit të madh rus A.S.Pushkinit, viti 2019, shpallur dhe nga UNESC0, si viti i A.S.Pushkinit, më 06-07 qershor, 2019, zhvilloi në Tiranë punimet konferenca ndërkombëtare me temë “Dimensionaliteti i veprës së A.S.Pushkinit“, e organizuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhëve Sllavo e Ballkanike, Dega e Gjuhës Ruse. Kjo konferencë shkencore u mbajt pranë  FGJH, në Sallën “Europa”, Godina B.

Konferenca i zhvilloi punimet në prani të një auditori të gjerë profesorësh, pedagogësh të shkollave të larta, gjuhëtarësh, përkthyesish.

Fjalën e hapjes e mbajti z/dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dr. Alban Foçi, e pasuar kjo nga shefi i Departamentit të Gjuhëve Sllave prof. asoc. dr. Adriatik Derjaj. Të ftuarit e nderit që përshëndetën konferencën theksuan rëndësinë e saj. Konferencën e nderoi me praninë e tij dhe zëvendës ambasadori i Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë z. Andrej Shugorov, më pas nga profesori i letërsisë ruse prof. asoc. dr. Korab Hoxha. Kjo seancë u mbyll me fjalën përshëndetëse të ish profesorit të letërsisë ruse pranë degës së gjuhës ruse në FGJH, z. Jorgji Doksani.

Në konferencë u mbajtën referate dhe  kumtesa nga profesor, pedagog, gjuhëtar dhe përkthyes të cilat do ti gjeni në dokumentin bashkëngjitur.

 

Details

Date:
28 October, 2021
Time:
8:00 am - 5:00 pm
Event Category: