Edicioni i IV i Forumit të Grave Frankofone Shqiptare

Në kuadrin e veprimtarive të Pranverës frankofone 2020, me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Shqipëri, Agjencisë Universitare të Frankofonisë dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, më 6 Mars 2020 u zhvillua edicioni i IV i Forumit të Grave Frankofone Shqiptare.
Ky Forum kishte për qëllim të promovojë dialogun dhe shkëmbimet në lidhje me angazhimin përmes artit për gratë.