Qendra e Kurseve pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ofron kurse të gjuhëve të huaja nga niveli fillestar deri në atë të përparuar duke i ndihmuar studentët dhe të interesuarit të mësojnë dhe të përforcojnë njohuritë bazë të gjuhëve të huaja.
Kurset që ne zhvillojmë janë sipas niveleve të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës për gjuhët duke përdorur metodologji të reja në mësimdhënie. Metoda interaktive që ne përdorim, ju jep mundësinë kursantëve për ndërveprim në grup. Ne sigurohemi që kursantët të përgatiten në të gjitha aftësitë: të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit, si dhe të lexuarit në nivelet që ju nevojiten për ta përdorur gjuhën. Ofrohen kurse të dedikuara fushave të ndryshme të specialitetit me programe të posaçme në mësimdhënie gjithashtu edhe me programe të përgjithshme. Ambientet që përdoren për realizimin e kurseve të gjuhëve nga Qendra jonë janë auditorë të pajisur me mjete të teknologjisë së avancuar si: tabela interaktive, video-projektorë, audio, laboratorë të posaçëm për mësimin e gjuhëve.
Si mund të regjistroheni!
Apliko në: https://docs.google.com/forms/d/1shmlXIP4KKcuinP596VUlqlxPRD9YmjkOZ58D1e203g/edit
Email: [email protected]
Facebook: Qendra e Gjuhëve të Huaja – Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Instagram: qendra.gjuhevetehuaja